Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për italianen “La Repubblica” se mundësitë e një konflikti të ri në Europë janë të larta. Sipas tij, nëse do të ketë zhvillime ushtarake në Transnistri, atëherë edhe Kosova do të jetë shumë shpejt pjesë e një episodi ushtarak që lidhet me Serbinë. I pyetur për relacionet mes Serbisë dhe Rusisë, Kurti ka vënë në dukje faktin e një miqësie personale mes presidentit Vuçiç dhe Putin.

“Janë takuar 19 herë në 10 vjet. Nuk është normale për liderët e qeverive. Në takimin e 25 nëntorit, Vuçiç ka thënë: Kemi folur për standardet e dyfishta dhe hipokrizitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putini është i vetëdijshem. I tregova Veriun e Kosovës në hartë,është shprehur Kurti

Sipas tij Serbia dhe Rusia kanë zhvilluar së bashku 104 stërvitje ushtarake mes të cilave dy më të rëndësishmet quhen: Mburoja Sllave dhe Vëllazëria Sllave, ndërkohë që nga viti 2001 Serbia ka instaluar rreth Kosovës 48 baza operative të pararojës, 28 nga të cilat janë të ushtrisë.

Ju pëlqen!

Mesazhi i Kurtit vjen pak para takimit të 18 gushtit me Vuçiç dhe nënvizon një politikë të diskreditimit të pretendimit serb për neutralitet ushtarak meqenëse dispozitivi i saj flet për të kundërtën.

Mbetet për t’u parë sa vlerë do të ketë në Perëndim kjo politikë që do të ndikojë padyshim edhe në qëndrimet e Tiranës zyrtare që po bën çmos të ruajë një aleancë me Serbinë, por nga e cila vetëm sa ka akomoduar imazhin e Beogradit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!