Firma me Alexander Nubel nuk është pritur aspak mirë nga kapiteni i Bayern Munih, Manuel Neuer.

Gjermani e ka shprehur publikisht revoltën e tij me drejtuesit e klubit, që pritet t’i besojnë një fanellë titullari 23-vjeçari të Schalke 04.

Bayern ka arritur akordin për transferimin e tij në “Allianz Arena” në verën e këtij viti dhe Neuer nuk i pëlqen aspak. Kjo ka rritur gjasat që 33-vjeçari të mendoj largimin nga klubi ku ndodhet prej vitit 2011.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe mediat franceze, me “France Football” që zbulon se Neuer po mendon seriozisht kalimin te Juventusi. Gjermanit i ka mbetur vetëm një vit në marrëveshjen e tij me Bayern dhe duket se merkato e verës është koha e duhur për të menduar largimin.

33-vjeçari po të shtonte sigurinë në kuadratin e Juventusit, që aktualisht bazohet te aftësitë e Wojciech Szczęsny. Neuer ka një eksperiencë të gjatë te Bayern, me të cilët ka bërë 362 paraqitje në të gjitha garat.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!