Arbë Zaimi shefi i stabit elektoral i Lëvizjes VETËVENDOSJE në Shqipëri shkruan në facebook:

Qarkullojnë video numëruesish që shënojnë në fletë votimi, duke i bërë ato të pavlefshme. Strategjitë e numërimit të ngadaltë për të stërlodhur vëzhguesit e numëruesit, presioni e edhe moslejimi i vëzhguesve, sigurisht që u përdorën. Netët para zgjedhjeve nëpër rrugë qarkullonin makina luksoze, që shpërndanin para te blerësit e votave ose frikë të kalimtarët apo te ata që dilnin në dritare. Të dyja prodhuan mandate siç pritej, edhe paraja edhe frika. Sistemi i patronazhistëve, si çdo sistem që kthen popullin e varfëruar shpirtërisht e materialisht në spiun e kërcënues të vetvetes, dha rezultat.Çfarë do të na i zgjidhte shpejt problemet historike do të ishte formula: më shumë vërtetësi + më shumë ndershmëri.Mirëpo mungon tradita për zgjidhje shpejt të problemeve, prandaj na duhet formula: më shumë organizatë + më shumë durim + më shumë vetësakrifikim.Puna e gjithë aktivistëve shpërblimin e gjen te rritja e organizatës, dhe organizata ka filluar të rritet e rritja nuk do të ndalet.

Lexo po ashtu:  Ballkani i Hapur, 3 qëndrime në 3 minuta nga presidenti Bajram Begaj
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!