Netanyahu ka arritur një marrëveshje me ish-shefin e ushtrisë, Benny Gantz për krijimin e një koalicioni të emergjencës. Kjo marrëveshje i jep fund një muaj paralizë politike dhe parashikon që Netanyahu të jetë për 3 vjet kryeministër, kurse Gantz që drejton partinë Blu e Bardhë, do të jetë zv.kryeministër.

Votimet u mbajtën më 2 mars dhe asnjë rezultat nuk jepte shumicë. Marrëveshja mes të dyve u arrit në kontekstin e krizës së koronavirusit dhe ajo përbën një kompromis shumë të madh nisur nga deklaratat e Gantz dhe njerëzve të tij në parti se nuk do të punonin në asnjë qeveri të drejtuar nga Netanyahu. Mediat raportojnë se kjo lëvizje e ish-ushtarakut ka provokuar humbjen e gjysmës së mbështetësve, pasi beteja kundër Bibit ka qenë parimore përderisa ai e shpëtoi sërish lëkurën nga akuzat për korrupsion. Partneri i Gantz, Yair Lapid udhëhoqi një protestë në Tel Aviv duke akuzuar ish-ortakun politik për braktisje të premtimeve qendrore të fushatës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!