Derisa nesër pritet të nënshkruhet koalicioni i parë parazgjedhor ndërmjet AAK-së e PSD-së, Vetëvendosje ka reaguar.

Është deputetja Arbërie Nagavci që e ka cilësuar e para marrëveshjen e këtyre dy partive.

Reagimi i plotë:

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Dita e hënë është ditë pazari në Gjakovë.

Duket se këtë ditë e ka zgjedhur AAK për të bërë pazaret, apo thënë më mirë për të vazhduar pazaret me parti tjera politike.

AAK-në edhe mund ta kuptoj, ata tashmë kanë bërë shumë pazare dhe për të vazhduar krimin e korrupsionin, një pazar më shumë s’do të thotë asgjë, për më shumë janë gati për gjithçka vetëm që të mbeten në pushtet.

Por, secila parti opozitare që do të bëjë marrëveshje parazgjedhore me AAK-në ose me cilëndo nga partitë e PANhajnisë vetëm se dëshmojnë se nuk janë kundër korrupsionit e hajnisë, ato thjesht duan të zënë vend në qeveri për të vazhduar keqeverisjen e kapjen e shtetit.

#pazaretpolitike #PANhajnia #pseudoopozita – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...