Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahet vazhdimi i seancës plenare, duke filluar nga ora 10:30, transmeton Zeri.info

Në rend dite do të jenë pikat e pa përfunduara nga seancat e kaluara plenare.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 11 e 23 qershor dhe 9 korrik 2020:

Ju pëlqen!

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Lexo po ashtu:  Propozimi/ India në krye të "Jugut" dhe të "varfërve" me vendet e paangazhuara

II. Pika e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13 dhe 14 korrik 2020:

1. Votimi i Propozim-rezolutës të parashtruar nga Grupi Parlamentar i LVV-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19,

2. Votimi i rekomandimeve të propozuara nga Grupi Parlamentar i PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!