Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësim e BE-së do të vazhdoj nesër në Bruksel në formën e video-takimit ka njoftuar shërbimi evropian për punë të jashtme, shkruan “Blic” transmeton “Bota sot”.

Ky do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë në kuadër të dialogut që nga vitit 2018 dhe do vazhdoj me takimin fizik me 16 korrik në Bruksel ka njoftuar EEAS.

Në kumtesën e shërbimit evropian për punë të jashtme thanë se nikoqir të takimi-video të dielën do të jenë shefi i diplomacisë evropiane Borel dhe i dërguari i BE për dialogun Lajçak.

Ju pëlqen!

Në njoftim thuhet se në video-takim nga Beogradi do kyçet presidenti Vuçiq ndërsa nga Prishtina kryeministri Hoti.

Video-takimi është planifikuar të filloj në ora 10.00 kur përfaqësuesi i lartë i BE Borel do të jap një deklaratë para fillimit të takimit, ndërsa i dërguari i BE –së Lajçak do bëjë përmbledhje të takimit në ora 15.00.

Lexo po ashtu:  A i besohet Grenellit? Sipas tij: "Kurti fliste nonstop për shkëmbim territoresh, ju tregoj se nuk vihet në tavolinë ajo temë". Grenelli nuk sjell fakte por vetëm fjalë...
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!