Komuna e Prishtinës, nesër, më datë 13 dhjetor, do të bëjë ndezjen e dritave dekoruese në sheshin e qytetit në prag të festave të fundvitit.

Ndezja e dritave do të bëhet në ora 19:00 ku edhe pritet të ketë një program artistik.

Ceremonia pritet të zhvillohet në pjesën e re të sheshit, aty ku edhe janë vendosur shtëpizat prej druri dhe në ceremoni sigurisht do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ju pëlqen!

Ndezja e dritave këtë vit po konsiderohet pak e vonshme nga qytetarët, por megjithatë të gjithë po i presin me padurim.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!