Të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti, duhet të nxitojnë të aplikojnë pranë sporteleve të posaçme të platformës “SHTËPIA IME”, në njësitë administrative përkatëse, për të përfituar nga programet e rindërtimit. Për të bërë aplikimin, qytetarët duhet të paraqesin dokumentin e pronësisë së banesës dhe kartën e identitetit. Afati i fundit për aplikimet është 28 shkurti.

Kërkesa juaj do të regjistrohet në platformën #SHTËPIAIME nga stafet e dedikuara në sportele, të cilat, me pëlqimin tuaj, do të marrin përgjegjësinë e plotësimit të gjithë dokumentacionit të nevojshëm brenda 30 ditëve nga dita e aplikimit, për të kaluar në fazën tjetër të përfitimit.

Aplikacioni ju jep mundësinë aplikuesve që të ndjekin nga celulari, ecurinë e aplikimit në çdo kohë. Aplikimi në këtë platformë është kriter ligjor që duhet përmbushur për të përfituar nga procesi i rindërtimit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!