Nga: Elida Buçpapaj

Në Kosovë është duke ndodhur një puç insitucional, sepse procesi i konstituimit të institucioneve po vonohet megjoja preteks të numërimit të 1% të votave!

99% e votave u numuru për 12 orë, 1 % po numërohen një muaj!

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Populli i Kosovës nuk e ha sapunin e Valdetes për djathë!

Ky puç institucional ka emrin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, a  keni nigju Lutën çka tha!

Tha që kryeministri i Kosovës do të kalojë nga Luta!

Se Luta sipas truve të Lutës e identifikon veten me LDK!

Dmth në LDK bahet çka thotë Luta!

E Luta thotë se kryeministri i Kosovës, dmth Albin Kurti duhet me kalu nga Luta!

Mos o Zot!

Asnjë gomar nuk duhet me qenë në dorën e Lutës e jo më pastaj kryeministri i Kosovës!

Se Luta vetë nuk asht në dorën e Lutës por në bisht të gjarpnit, dmth të Hashimit.

Nëse LDK vërtetë do të kalonte nga Luta dhe koha e ka tregu se ka bo vaki edhe kështu prej kur vdiq Rugova 2006 e deri sot, për deri sa nuk është ligjëru definitivisht aleanca, sepse për ndryshe Hashimi nuk do të ishte sot president i Kosovës!

Por le të kthehemi tek fjalia kushtimore!

Nëse sot LDK kalon nga Luta dhe Luta dihet se kalon nga Hashimi, dmth LDK vazhdon me qenë një satelite e Gjarpnit atëhere kurrë mos u bëftë që Kryeministri i Kosovës, dmth Albin Kurti të jetë i varun prej këtyne kriminelëve brënda LDK!

Ma mirë Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, por kujdes për të gjithë ata që janë sot në LDK dhe kanë mandat deputeti, të mos harrojnë kurrë se në vitin 2019 preferunë ma mirë me qenë deputetë të varun prej Lutës, dmth prej Hashimit !

Nuk asht marre, por asht krim, se shpërdorimi i votës të popullit asht krim!

Këta deputetë të mos harrojnë se populli i Kosovës ka me dënu sikur e meritojnë!

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...