Ikjet e njerëzve nga shtëpitë e tyre ndodhin kryesisht për dy arsye kryesore: Ose në luftë, ose nga mungesa e perspektivës. Faktikisht viteve të fundit jemi përballur me shifra të frikshme të emigrantëve që kanë mbërritur në dyert e shteteve të ndryshme të Evropës, pjesa më e madhe e tyre janë nga Siria, Libani, Iraku Jordania etj. Të gjitha këto shtete kanë një emërues të përbashkët, luftën qe po zhvillohet në vendet e tyre. Fatkeqësisht një ike të tillë ( përjashtuar kohën e pandemisë)po kalon edhe Kosova, ndonëse për arsye krejt ndryshme nga ato që kanë popujt e Sirisë, Irakut etj. Shqiptarët shesin çfarë kanë, lëne pas çdo gjë dhe ikin në vende të ndryshme të Europës dhe sa më larg madje. Arsyet pse ikin shqiptarët e Kosovës janë: Shqiptarët ikin se pari pasi janë të varfër. Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare një në tre shqiptarë është në varfëri absolute dhe ekstreme. Nga një sondazh i publikuar kohët e fundit, rezulton që 53% e familjeve në Kosovë jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute. Rreth 10% e tyre janë në nivelin e varfërisë ekstreme. E gjithë kjo si pasoje e keqqeverisjes , gllabërimit të pasurisë dhe monopolizimin e tregut në duart e ca njerëzve të lidhur me politikën. Tanimë që erdhi një qeveri me synime të mira, nuk arriti të mbijetoj nga disa faktorë, e që tani edhe nuk është momenti t’i themi.

Arsyeja tjetër ka të bëjë se shqiptarët ikin sepse u zhgënjyen nga premtimet elektorale të partive politike për rritjen e punësimit, shëndetësi dhe arsim cilësor, liberalizim vizave etj, të cilat ishin veç premtime boshe. Ata premtuan 300 mijë vende pune, në këtë mënyrë shqiptarët humbën besimin tek politika. Kosova është shndërruar me shpejtësi në një vend të pashpresë, ku gjithkush rreket të largohet e të kërkojë azil nëpër Europë.

Ju pëlqen!

Në kontaktet e përditshme me njerëz vërehet pesimizmi i tyre për ditë të mira , papunësi dhe varfëri e madhe, pastaj mungesë drejtësie etj., të cilat nxitën nga keqqeverisjet e deritashme dhe mungesa e besimit për të ardhmen. Kjo ikje mund të ketë pasoja të mëdha për vendin, me Kosovën që mund të ballafaqohet me problemet të ekzistencës së saj, nga rënia e numrit të banorëve. Për të ndryshuar këtë kurs duhet reforma të tilla që prekin direkt jetën e qytetarët, dukee u kthyer atyre shpresën.

Aktualisht janë vetëm dy persona tek të cilët të rinjtë kanë besim : Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, që shihen si dy reformator të shteti, shtetit që vetëm emri i ka ngelur duke qenë se politikanët e deri tanishëm e kane zhveshur atë nga të gjitha atirbutet e saja shtetërore. Të kujtojmë se deri tani ishin në pushtet njerëz të dal nga lufta të cilët kishin lidhje të fuqishme me botën e krimit, e të cilët kanë korruptuar sistemin e drejtësisë, duke mbetur të paprekur.

Fatkeqësisht deri tani Kosova ka prodhuar politikanë të cilët për të marrë pushtetin ose për ta mbajtur sa më gjatë atë, një politikani i duhet të gënjejë në mënyrë të vazhdueshme lidhur me qëllimet e tij ose si të thuash duhet të manovrojë t’i ngatërrojë kundërshtarët në qëllimet e veta dhe shpesh duhet të tregojë një kinse fytyrë tjetër, nga ajo që njerëzve u duhet ta pranojnë. Jemi në një moment historik, dhe shumë të rëndësishëm për vendin tonë, me qytetarët që kanë vendosur për t’i braktisur politikanët e konsumuar, duke u besuar reformatorëve. Nuk është fare e lehtë për të eliminuar një kastë të vjetër të lidhur mes tyre me krimin si mishi për thonjtë. Ne nuk kemi popull për të shpërngulur nga vendi ynë, më mirë të largojmë ca horra që na kanë zënë dritën e diellit.

Faton Mehmeti

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.