Komandimi i ekranit të iPhone është ajo çfarë prisni. Në kompjuter shfaqet ekrani i iPhone që mund ta komandoni dhe kontrolloni me tastierë, maus ose ekran me prekje.

Në Janar Dell prezantoi një softuer të quajtur Mobile Connect dhe premtoi që në pranverë do të jetë i disponueshëm edhe në iPhone.

Prodhuesi i kompjuterëve ka përditësuar Mobile Connect për të ofruar transferimin e përmbajtjes mes iPhone dhe kompjuterit tuaj Dell por jo vetëm.

Ndoshta ju pëlqen!

Përdoruesit mund të komandojnë iPhone e tyre direkt nga kompjuteri. Shkëmbimi i përmbajtjeve është i kufizuar në vetëm foto dhe video por besojmë se është e mjaftueshme duke qenë se shumica e përdoruesve duan të ruajnë fotot në telefon.

Komandimi i ekranit të iPhone është ajo çfarë prisni. Në kompjuter shfaqet ekrani i iPhone që mund ta komandoni dhe kontrolloni me tastierë, maus ose ekran me prekje.

Me ndryshimet e fundit Mobile Connect tashmë ofrojnë funksionalitete të njëjta mes përdoruesve Android dhe atyre të iPhone. Aktualisht aplikacioni i Dell është një opsion më i mirë krahasuar me Microsoft Your Phone.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!