Nëse do të më varnin në majë të asaj kodre,
Nënë, o nëna ime!
E di që pas do të më ndiqte veç dashuria jote,
Nënë, o nëna ime!

Nëse do të mbytesha në detin më të thellë,
Nënë, o nëna ime!
Lotët e tu deri n’fund do t’më kishin përcjellë,
Nënë, o nëna ime!

Nëse trup e shpirt një ditë do të m’i mallkonin,
E di se vetëm lutjet e tua do të më shpëtonin,
Nënë, o nëna ime!

Ju pëlqen!

Rudyard Kipling

Përkthyer nga Ag Apolloni

Lexo po ashtu:  U zhduk para 5 vjetësh, vogëlushi shqiptar gjendet në kampin sirian
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!