“Ky është mesazhi im i fundit për të gjithë ju: Në vështirësi, kërkoni për lumturinë”.

Ai është ndër autorët më të njohur rus të të gjitha kohërave, sidomos për kryeveprën e tij “Krim dhe ndëshkim”, të cilën me siguri e keni dëgjuar të përmendet kudo si një ndër librat që duhet lexuar prej çdokush. Më poshtë MekuliPress ju sjellë thëniet më të mira të Fjodor Dostojevksit, të mbledhura nga shumë vepra të arrira të autorit, si “Krim dhe ndëshkim”, “Adoleshenti”, “Idioti” etj.

“Mbi të gjitha, mos e gënje veten tënde. Dikush që gënjen veten dhe dëgjon gënjeshtrat që thotë, arrin në një pikë sa nuk arrin të dallojë dot të vërtetën brenda vetes së tij, apo në personat që e rrethojnë, kështu që fillon të humbasë respektin për veten dhe për të tjerët. Dikush që nuk ka respekt për veten, nuk mund të dojë dot asnjë person tjetër”.

Ju pëlqen!

“Dhimbja dhe vuajtja janë të pashmangshme për personat me një inteligjencë të zhvilluar dhe një zemër të madhe. Personat më të “mëdhenj” në Tokë, mendoj se mbajnë brenda vetes vuajtjet më të mëdha”.

“Nëse do që të tjerët të të respektojnë, së pari duhet të respektosh veten. Vetëm nëpërmjet saj, vetëm nëpërmjet respektit të vetes ti mund t’u imponosh të tjerëve të të respektojnë”.

“Të duash do të thotë të vuash, sepse në të kundërt nuk mund të ketë dashuri”.

“Të duash dikë do të thotë ta pranosh atë, ashtu siç e krijoi Zoti”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.