“Të jesh nëna e një djali kërkon shkathtësi dhe këtë gjë e kupton që në fillim, kur duhet t’i ndërrosh bebelinat me nxitim, përpara se ai të urinojë në duart e tua. Kjo shkathtësi do të ndihmojë edhe në vitet nëvijim, kur do të detyrohesh ta ndjekësh për ta kthyer në shtëpi, ndërkohë që ai mund të jetë me patina, apo duke ngarë një biçikletë për t’u shmangur nga ty. Të jesh nëna e një fëmije mashkull kërkon trajnim tëvazhdueshëm.

Të jesh nëna e një djali do të thotë edhe të tejkalosh frikërat dhe dobësitë e tua, si frikërat ndaj insekteve apo merimangave. Është e sigurtë se ai do të trembë ndonjëherë me to, aq sa do të acarojë nervat nëmaksimum. Të jesh nëna e një djali kërkon edhe shumë fuqi shpirtërore, për të mos vdekur nga dashuria kur ai të thotë se ti je mbretëresha e tij, se je femra e vetme me të cilën ai do të martohet (mos u tremb, do të ndryshojë mendim!).

Të jesh nëna e një djali të ndihmon edhe të jesh përzgjedhëse. Tutat dhe pantallonat duhet t’ia blesh tëgjitha blu, gri, ose të zeza. Bluzat duhet të jenë të thjeshta, me fotot e ndonjë motorri, varke, ose ndonjësuperheroi. Të jesh nëna e një djali do të thotë edhe të shtiresh. Të shtiresh se dhuratat e tij për ditëlindjen tënde të pëlqejnë, edhe kur ai të dhurojë të njëjtjat bizhuteri që ti nuk i përdor.

Ju pëlqen!

Të jesh nëna e një mashkulli do të thotë edhe ta pranosh ndarjen, sepse një ditë ai do të niset në njëudhëtim jashtë vendit dhe do të telefonojë vetëm një herë në javë. Nëse të telefonon tri herë në ditë, kjo tregon se e ke rritur siç duhet, me normat dhe parimet e duhura.

Të jesh nëna e një djali është një mister, pasi ai është i ndryshëm nga ty. Sindromin premenstrual edhe mund ta kuptojë, kurse rolin e testosteronit e ke të panjohur. Të jesh nëna e një djali është e mrekullueshme, pasi asnjëherë më parë nuk i kishe kuptuar meshkujt kaq mirë. Të jesh nëna e një djali është përgjegjësi dhe nder, se je duke e rritur siç duhet djalin tënd”. – Anonim

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.