“Besoju, besoju të tjerëve gjithmonë”, është fjalia që mund të dëgjojmë më shpesh nga të tjerët. Por çfarëndodh kur një “sakrificë” e tillë që ne bëjmë, shkon dëm dhe mbetemi të zhgënjyer? “Zhgënjimet na hapin sytë dhe na mbyllin zemrën”, është një thënie që më vjen në mendje, me autor të panjohur.

Zhgënjimi është ndjesia që na largon buzëqeshjet dhe dëshirën për ta nisur një ditë të re me pozitivitet. Kjo ndodh kur një person, të cilit i besonim shumë, bën diçka me qëllim, që na lëndon dhe shkon kundër interesave tona. Sigurisht që një gjë e tillë sjell me vete lëndimin tonë duke qenë shkaktar ai person.

Në një situatë të tillë, është normale të ndihesh keq dhe të reagosh ndonjëherë me nerva. Dikush mund t’i quajë fjalët e tua të nxituara, apo me tendencën për të krijuar drama. Mos u mërzit. Njerëzit gjithmonë do ta gjejnë diçka për të gjykuar sjelljen e tjetrit. Ne ende nuk kemi arritur në atë nivel qytetërimi, sa tëshohim vetëm punët tona dhe të mos kapemi me sjelljet apo veprimet e të tjerëve.

Ju pëlqen!

E rëndësishme është që në situata të tilla ta ruash qetësinë. Mundohu të mos reagosh ashpër, pasi secili tregon veten. Përmes zhgënjimeve kushdo nga ne arrin të njohë të tjerët rreth vetes. Janë ato qëndonjëherë na bëjnë të kuptojmë se kujt duhet t’i besojmë dhe kujt jo. Me pak fjalë, janë ato që “na hapin sytë” dhe na bëjnë më përzgjedhës me personat që mbajmë pranë.

Trego veten se di ta ruash qetësinë dhe me finesë, e cila të karakterizon, largohu nga personi që të ka lënduar. Pranoje faljen, por mos ruaj të njëjtat raporte si më parë. Nëse dikush e ka bërë një gabim, është e sigurtë do ta përsërisë me mendimin se ti do e falësh sërish dhe çdo gjë do t’i kthehet normalitetit. Kështu vetëm sa i jep rëndësi dhe liri për të bërë të njëjtin veprim për herë të dytë. Jepi vetes vendin që meriton dhe mos mbaj pranë njerëz që nuk ia vlejnë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!