Nëse dikush nuk e ka marrë vesh ende, Lëvizja Vetëvendosje! do të marrë pjesë në shumë bisedime, marrëveshje, takime rajonale e ndërkombëtare.

Nuk e votuam sepse nuk duam të marrë pjesë Kosova në takime, por që Kosova të marrë pjesë dinjitetshëm dhe në mënyrë transparente. Xhelal Sveçla nuk shkoi në takimin e rradhës së këtij organizimi me kokë të vet.

Gjuriçin nuk e ftuan organizatorët nga qejfi, por sepse si enklavat, si simbolet e rremë, si Listën serbe e kemi dhuratë prej dobësisë dhe pazareve të regjimit.

Ky sulm ndaj Xhelal Sveçlës kuptohet që bëhet më së shumti prej atyre që nuk kanë votuar kurrë për Lëvizjen. Përkundrazi e kanë mbajtur me votë regjimin që na solli demarkacionin, dhomat speciale, zajednicën dhe shkëmbimet territorialë prej negociatash të cilave ua morëm vesh autorin, lobuesin, agjendë kur na paraqitej dëmi ndaj Kosovës.

Ju pëlqen!

Këtej e tutje do të jemi të sigurtë që ai që na përfaqëson në takime, është ai që përfaqëson interesat e shteti të Kosovës, si figurë e kombit dhe popullit shqiptar. Këtë të fundit ia adresoj çdo votuesi të Lëvizjes.

Përkundrazi, sulmet nga Xhelal Sveçlës i lexoj më shumë si sulm ndaj një prej aktivistëve më të vendosur dhe më të vjetër të Lëvizjes Vetëvendosje! Për këdo që kërkon të ketë pak çiltërsi, le t’i referohet komunikatës së Lëvizjes.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.