Kandidati për president i SHBA’së, Joe Biden, ka fituar votat elektorale në dy shtete shumë të rëndësishme, Uisconsin dhe Miçigan, shkruan Gazeta Express.

Biden po i afrohet numrit të 270 votave elektorale, të nevojitura për të shpallur fitoren, derisa për momentin ka 253.

Gjithsesi, ai po prin në dy shtete për momentin, nga 6 në të cilat po vazhdon numërimi.

Ju pëlqen!

Biden është para presidentit të tanishëm, Donald Trump, në Nevada dhe Arizona.

Nevada është shtet që ka pak vota elektorale, 6, ndërsa Arizona ka 11. Deri më tani janë numëruar 86% e votave në të dyja shtetet derisa Biden ka epërsi bindëse në Arizona por rezultati është shumë i ngushtë në Nevada. Me fitimin e këtyre dy shtete Biden do të siguronte pikërisht 270 vota elektorale dhe do të ishte presidenti i ri i SHBA’së.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!