Demir Limaj është rikthyer me pozitë të re në Telekomin e Kosovës.

Pak ditë pasi u shkarkua nga pozita e Drejtorit të Shitjes, Limaj i cili është vëllau i kreut të NISMA-s së Fatmir Limajt, ka marrë pozitën e këshilltarit në Telekom.

Buletini Ekononomik ka siguruar dokumente që dëshmojnë për pozitën e re të Demir Limajt në këtë ndërmarrje.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Këshilltar i Kyeshefit Ekzekutiv”, është përshkrimi për pozitën e re të Limajt, pozitë kjo që e ka marrë me datën 1 nëntor 2019.

Ditë më parë, Limaj ishte shkarkuar nga pozita e Drejtorit në Telekom për shkak se është i punësuar si profesor me një universitet publik në Kosovë.

Rikthimin e tij në Telekom e ka konfirmuar edhe kryeshefi ekzekutiv, Bedri Istrefi.

Ai ka thënë se Demir Limaj nuk është shkarkuar nga Telekomi, por vetëm i është ndërruar pozita.

“Demir Limaj mban edhe pozitën e profesorit në universitet. Ai vetëm është tërhequr nga pozita e drejtorit pasi ka vendosur si punë primare ta ketë atë të profesorit. Ndërsa, pozitën e këshilltarit në Telekom e ka punë dytësore dhe është i punësuar me gjysmë orari”, ka thënë Istrefi.

Së fundi, menaxhmenti i Telekomit ka shkarkuar nga puna zëvendësdrejtorë dhe menaxherë të lartë në këtë kompani për shkak të performancës së dobët dhe konfliktit të interesit. Në mesin e tyre edhe Demir Limajn.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi, kishte thënë për media se Demir Limaj është shkarkuar për shkak se është angazhuar profesor në një prej universiteteve publike, ndërsa të tjerët për shkak të performancës së dobët.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...