Nesër bëhen 23 vjet kur për herë të parë u panë publikisht pjesëtarë të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ditën e Flamurit dhe në përvetorin e pavarësisë së gjysmëShqipërisë, në vitin 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt, tre djem të rinj shqiptarë, të veshur me uniforma dhe me armë automatike dolën dhe treguan para botës kush janë ata.

E tërë kjo ndodhi në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili ishte vrarë dy ditë më parë nga forcat pushtuese serbe. Mujë Krasniqi(tash dëshmor i kombit), Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj dolën para masës së madhe që ishin mbledhur në Llaushë dhe treguan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ekziston përnjëmend dhe se nuk është “organizatë fantome” e as “grup i disa njerëzve të frustuar”.

Ju pëlqen!

Që nga ajo ditë, festës së Flamurit iu ka bashkangjitur edhe dalja publike e UÇK-së.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!