Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje 1.68 miliardë dollarë për krijimin e një qendre stërvitore të përbashkët ajrore.
Sipas mediave greke marrëveshja përfshin furnizimin me avionë M-346, mirëmbajtjen e avionëve T-6 si dhe sigurimi i simulatorëve, stërvitjeve dhe mbështetjes logjistike.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz ka theksuar se marrëveshja pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe sipas tij ajo do të ndikojë edhe në punësimin  e qindra vendeve pune në  të dyja vendet.

Dakordësimi ka vlerën e një zhvillimi strategjik në një rajon me tensione si Mesdheu Lindor, e ku ka aktorë që po synojnë ndryshimin e status quoja.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.