Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje ka zbardhur planin sekret për ndryshimin e kufijve të Kosovës, duke thënë se prapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë.

Ai ka deklaruar se Edi Rama, Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq, Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin po e përgatisnin ndarjen e Kosovës, por se kundër idesë së tyre është kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel.

E duke komentuar këtë lajm, veprimtari Xehavt Rexhaj, ka thënë se edhe analistët kishin thënë se marrëveshja për ndarjen e Kosovës, ishte nënshkruarn në nëntor të vitit 2018.

Sipas tij, për këtë kishin raportuar edhe mediat botërore, ndërsa tashmë kryeministri Zaev e ka treguar punën e kryer.

Nisja e gjithë kësaj, siç ka thënë Rexhaj, ishte Colmari i Franës.

Reagimi i Rexhajt:

Disa nga ne analistët e vegjël kemi thënë se ndarja e Kosovës është nënshkruar në nëntor 2018. Shkruanin mediat botërore për takime sekrete, e veç budalla s’iu besojke, mes Vuçes e Hashës, me aminin e Ramës Erdoganit e Putinit. Punë e kryer mozomakeq, Zaevi po kallxon punën e kryer tashmë!

Nisja e gjithë kësaj ishte Colmari i Francës ku janë luajtur figurat e shahut…. të tjerat krrrrk.

Image

FOTO GALERI

Image

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]