Dedikuar të gjithë nënave që vuajnë nga “sindroma e folesë bosh…” Për t’u lexuar tre herë në ditë.

“Nëna e mirë është ajo që bëhet e padobishme me kalimin e kohës.

Ka ardhur koha për të shtypur impulsin natyror të nënës që dëshiron të vendosë pëllumbin nën krahë, ta mbrojë nga të gjitha gabimet, trishtimi dhe rreziku. Është një betejë e vështirë, e pranoj. Kur filloj të dobësoj veten, në luftën për të kontrolluar super-nënën brenda meje, mbaj mend frazën: “Nënë e mirë është ajo që bëhet e padobishme …”

Nëse e kam bërë detyrën time si nënë me korrektësi, duhet të bëhem e padobishme. Dhe para se një nënë të më akuzojë për mungesë dashurie, po shpjegoj se çfarë do të thotë.

Të jesh “e padobishme” është të mos lejosh që dashuria e pakushtëzuar e nënës, e cila gjithmonë do të ekzistojë, të shkaktojë varfëri dhe varësi tek fëmijët, sikur të ishte një drogë, në një masë të tillë, që ata të mos jenë në gjendje të jenë të pavarur.

Ata duhet të jenë të gatshëm për të ndjekur rrugën e tyre, për të bërë zgjedhjet e tyre, për të kapërcyer zhgënjimet e tyre dhe për të bërë gabimet e tyre në çdo fazë të jetës. Një humbje e re është një qëllim i ri; për të dy palët: nënën dhe fëmijën.

Dashuria është një proces i çlirimit të përhershëm, dhe kjo lidhje vazhdon të transformohet në rrjedhën e jetës. Deri në ditën kur fëmijët bëhen të rritur, krijojnë familjen e tyre dhe fillojnë ciklin përsëri.

Ajo që u nevojitet është të kenë siguri se do të jemi me ta, të forta, në dakordësi ose në divergjenca, në triumf ose në dështim, të gatshme dhe të pranishme, se do u japim një përqafim të fortë dhe rehati në momente të vështira. Prindërit dhe nënat, në thelb, rrisin fëmijët e tyre për të qenë të lirë dhe jo skllevër të frikës. Kjo është sfida më e madhe dhe misioni kryesor.

Atyre që do jepu:

– Krahë për të fluturuar

– Rrënjë për t’u kthyer

– Arsye për të qëndruar.

T’i bëjmë fëmijët të pavarur dhe të sigurtë në vetvete, për të jetuar një jetë të plotë dhe të ndershme. “Kur një nënë i do vërtetë, i edukon fëmijët për të mësuar të fluturojnë”.

Annalisa Pintus/bota.al /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]