Në vendin tonë

kudo valojnë

flamujt e një melankolie

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

të trishtueshme…

…dhe askush s’mund te thotë

se këtu rron

një popull që ndërton

diçka të re.

Aty-këtu në hijet

e flamujve

mund të shifet

një mund, një përpjekje

e madhe përmbi vdekje

për të pjellë diçka të madhe,

për të qitë në dritë një xhind!

Por, (o ironi)

nga ajo përpjekje lind

vetëm një mi.

Dhe kështu kjo komedi

na plas diellin e gazit,

na prej marazit

pëlcasim.

Në prakun e çdo banese

ku ka ndonj shenj jetese

valon nga një flamur

melankolie të trishtueshme. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!