Analisti “i pavarur” Nexhmedin Spahiu ka thënë se flamuri i Shqipërisë guxon të përdoret në ambientet e Presidencës së Kosovës vetëm në rastet kur pritet për takim presidenti shqiptar.

Spahiu ka hedhur kritika pse flamuri u gjend edhe gjatë ditës së djeshme kur presidenti Hashim Thaçi dha urimet e tij për Vitin e Ri 2020.

Ja reagimi i plotë i pseudoanalistit:

Ju pëlqen!

Flamuri i Shqipërisë guxon të jetë në Presidencën e Kosovës vetëm kur aty e pret Presidentin e Shqipërisë. Çdo përdorim joprotokollar i flamujve në institucionin më të lartë të shtetit është joseriozitet kulmor, përbuzje dhe abuzim kulmor me shtetin e Kosovës, shkelje e betimit si President dhe tradhëti kombëtare.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.