Takimi mes Turqisë dhe Greqisë, i shumëpërfolur se do të zhvillohej në Tiranë, në të vërtetë do të mbahet në Stamboll. Gazeta konservatore greke “Kathimerini”, e cila është pranë kryeministrit aktual grek në qëndrime, njofton përmes një opinioni të Vassilis Nedos se Athina zyrtare ka refuzuar propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që është parë si një lëvizje për të impresionuar sesa për të zgjidhur punë.

Është e qartë në Athinë se shumëçka nga ajo që është diskutuar në publik udhëhiqet më shumë nga synimi për të rënë në sy, siç është propozimi që kryeministri shqiptar, Edi Rama të shërbejë si ndërmjetës dhe që takimi mes dy ministrave të Jashtëm, Dendias dhe Cavusoglou të mbahet në Tiranë, që është diçka që pala greke nuk e pranon, shkruan Nedos.

Takimi duket se do të mbahet më datën 25 janar dhe sipas Nedos aty do të vendoset një kontakt direkt për të kuptuar pozicionet reciproke të palëve. Për aq sa i intereson Shqipërisë fluska Haxhiu për kulminacione të politikës së jashtme shfryu pa sukses dhe vetëm me zhurmë. Karakteristike e këtyre 8 viteve.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.