Rexhep Hoti, njeriu që kishte funksionin e koordinatorit nacional për rini, kulturë dhe sport, u zbulua se kishte realizuar shpenzime marramendëse. Të gjitha ato shpenzime, të gjitha në kurriz të popullit të Kosovës.

Hoti, përveç tjerash, sipas Arbërie Nagavcit, nuk është se ka treguar performancë të mirë gjatë funksionit të koordinatorit.

Nagavci, përveç që e cilësoi Hotin sit ë papërgjegjshëm në shpenzime, ajo tregoi se edhe në pozitën që ka ushtruar, ka patur dobësi të pariparueshme.

Sipas saj, Hoti, çorganizoi shkollat e ndërhyri duke organizuar gara për fëmijët, pa përfilluar as kriteret bazike pedagogjike e psikologjike.

Postimi plotë:

Sot realizuam takimin e rradhës me përfaqësues të LDK-së. Harmonizuam programin dhe prioritetet tona në arsim e shëndetësi.

Një nga qëndrimet për të cilat u dakorduam plotësisht ishte se pozita e shpikur në qeverisjen e kaluar, Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim dhe Sport, nuk do të ekzistoj më.

Kjo pozitë u krijua vetëm që të rehatohet Rexhep Hoti. I njëjti çorganizoi shkollat e ndërhyri duke organizuar gara për fëmijët, pa përfilluar as kriteret bazike pedagogjike e psikologjike. Ishte krejtësisht jotransparent dhe i papërgjegjshëm në Komisionin për Arsim ku e patëm ftuar të raportonte.

Por përveç mungesës së kompetencës dhe papërgjegjësisë paska keqpërdorur maksimalisht buxhetin, vetëm Rexhep Hoti i ka shpenzuar 30 mijë e 318 euro për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat. Dy këshilltaret e ti poashtu kanë shpenzuar mbi 10 mijë euro për akomodime e bileta.

Të pangopur e të pacipë.

Rastet si ky nuk janë të izoluara, por kjo mënyrë e qeverisjes së korruptuar tashmë ka përfunduar e të tillët duhet të japin përgjegjësi për çdo keqpërdorim.