Kosova është në një situatë të rëndë krize politike, sociale, shëndetësore e ekonomike. Këto kriza, prodhim i pushteteve të korruptuara, kanë sjellur në mesin tonë, ndër tjerash, shumë media e gazetarë të papërgjegjshëm, të cilët me shpifje dhe me dezinformata, janë duke e torturuar dhe panikosur opinionin publik dhe mbarë hapsirën shqiptare, shkruan MekuliPress.

Në shenjë pakënaqësie e revolte me këto media e me këta gazetarë idiotë, që po prodhojnë gënjeshtra, shpifje e manipulime, si me fotografi, tekst e film, mërgimtarët shqiptar, me banim në Stockholm të Suedisë, kanë themeluar një grup me emrin #ndaldezinformatat.

Ky grup ka si qëllim të vetëdijësoj dhe të mbojë publikun nga shpifjet mediatike. Ky grup do të analizoj artikuj, media, gazetarë e analistë, që prodhojnë lajme të rreme dhe propagandë.

Ju pëlqen!

Më poshtë logoja identifikuese e grupit #ndaldezinformatat, si dhe mediat të cilat janë duke prodhuar, shpesh, lajme të rreme, artikuj shpifës e dezinformativ, kjo sipas grupit #ndaldezinformatat, percjell e pavarura MekuliPress.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!