MekuliPress ju sjellë copëzën e fuqishme nga romani i njohur “Shtëpi Kukulle” (Ett dukkehjem) të autorit norvegjez, Henrik Ibsen:

Nora – Po, pikërisht kështu është, Trovald. Kur isha në shtëpinë time, te babai, ai më nguliste në kokë të gjitha idetë e tij e kështu unë mendoja ashtu si mendonte ai; po të kisha, rastësisht, ide të tjera, unë i fshihja, sepse e dija që atij nuk do t’i pëlqente një gjë e tillë. Ai më quante “kukulla ime e vogël” e luante me mua ashtu si unë luaja me kukullat e mia. Pastaj erdha në shtëpinë tënde… me ty…

HelmeriÇ’janë këto shprehje për martesën tonë?

Ju pëlqen!

Nora – (Pa u tronditur) Dua të them se atëherë, nga duart e tim eti, kalova në duart e tua. Ti çdo gjë e rregullove sipas shijes sate, e kësisoj unë nuk pata shije tjetër përveç sates, o, mbase, thosha kështu sa për sy e faqe, nuk e di mirë… Më duket se nganjëherë mendoja si ti, nganjëherë bëja sikur mendoja. Duke sjellë në mend të kaluarën, mua më duket se kam jetuar sinjë njeri varfanjak, që fiton ditë për ditë kafshatën e gojës!… Mua më jepnin për të ngrënë, për të pirë, më vishnin, kurse detyra ime ishte që të zbavitja, të të kënaqja ty, Torvald. Kështu ka kaluar jeta ime. Kështu ke dashur ti. Ti dhe babai im jeni shumë fajtorë para meje. Në qoftë se unë nuk jam e zonja për asgjë, fajin e keni ju!

Shpërndaje dhe bëje LIKE të pavarurën MekuliPress!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.