Nga parku i Çairit ka filluar marshi protestues me të cilin kërkohet zbardhje e të gjitha rasteve të montuara gjyqësore.

Protestuesit brohorasin “Pa drejtësi nuk ka qetësi” dhe “Duam liri”.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Protestuesit do të marshojnë deri para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

Protesta është paralajmëruar nga vëllai i El Chekës, publikuesit të “bombave” të fundit, kryesisht kundër BDI-së, Blerim Ahmedi.

Protesta ka marrë mbështetjen edhe të partisë politike në opozitë, Lëvizja BESA.

“Për fat të keq në këtë shtet ende po mohohet #drejtësia, po vonohet #barazia dhe na rrezikohet #ardhmëria. Ne nuk mund të heshtim kur të rinjtë tanë po merren për çdo ditë në pyetje nga policia vetëm pse ngrejnë zërin ndaj dukurive negative në këtë shtet, ne nuk mund të heshtim kur burgjet janë plot me shqiptarë të pafajshëm, ne nuk mund të heshtim kur një gjyqësor vazhdon të montojë raste kundër shqiptarëve dhe përfundimisht nuk mund të heshtim kur e shohim se si pushteti po na vret shpresën për një të ardhme me të mirë”, ka thënë sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

Protesta planifikohet të fillojë në ora 13. Nisja do të bëhet nga parku në Çair.

“El Çeka” është nofka e personit Sheqerim Ahmedi i cili publikon materiale të përgjuara, kryesisht të zhvilluara ndërmjet pjesëtarëve të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...