Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe njëherë sulmoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pikërisht një ditë para takimit të këtij të fundit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Rama skandalizoi në deklaratën e tij, duke thënë se përpiqet pa sukses të kuptojë taktikat e qeverisë së Kosovës.

Rama duket se e demanton veten brenda dy rreshtave, sepse tutje shkruan si më poshtë:

Ju pëlqen!

“Dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë proçesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë ne arenën e ndërkombëtare”.

Nga përpjekja e tij për t’i kuptuar taktikat e Qeverisë së Kosovës, Rama i quan “taktika vetëdëmtuese të Prishtinës”. Paradoks dhe e papranushme!

Lexo po ashtu:  Borrell: Të shpenzojmë më pak gaz për të qenë të sigurt
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!