Porti i Qipros që prej fillimit të muajit nëntor ka për simbol një statujë të realizuar nga skulptori shqiptar Besim Caushi.

Në një ceremoni të realizuar nga nga bashkia e qytetit është inauguruar punimi në bronx i skulptorit përmetar “Paqe në Tokë”, (5,5m×4,5m×3,8m).

“Sepse paqja është detyrë e të gjithëve!!! Në se duam paqe në këtë jetë duhet të flasim për paqe, t’i thurrim lavde….thotë Nënë Tereza”, u shpreh autori në ceremoninë e inaugurimit.

Ju pëlqen!

Skulptori Besim Caushi ka kryer studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe më pas Akademië e Arteve të Bukura (sot Universiteti i Arteve). Prej vitesh jeton dhe krijon në Athinë, Greqi.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.