Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të ngritet të nesërmen edhe në Parlamentin Evropian, njoftoi këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, e cila gjithashtu kishte qenë edhe Kryetare e Komunës së Preshevës.

“Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e rradhës do të jetë Parlamenti Evropian”, shkroi ajo në Facebook.

“Nga nesër, së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës”, njofti mes tjerash Ardita Sinani.

Lexo po ashtu:  Qyteti shqiptar që zotërohet nga MAFIA
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!