“Në një kohë të turbullt, luhatjesh ose tranzicioni shfaqen kudo e gjithmonë ca palo njerëz. Unë s’e kam fjalën për ata që vetquhen “përparimtarë “, të cilët shpejtojnë gjithnjë, para të tjerëve (ky është kujdesi kryesor), ndonëse shpesh shpejtojnë për një qëllim të marrë, por të përcaktuar mirë. Jo, unë e kam fjalën për fundërrina.

Në çdo kohë tranzitore dalin në sipërfaqe e ngjiten lart këto fundërrina, që ekzistojnë në çdo shoqëri, të cilëve nuk u mungon vetëm qëllimi, por edhe aftësia për të menduar dhe që shprehin me gjithë forcën e tyre nervozizëm e padurim.

Këto fundërina, pa e ditur. vetë, bien e vihen nën komandën e një klike të vogël “përparimtarësh”, që veprojnë sipas një qëllimi të përcaktuar; kjo klikë i drejton këto fundërrina aty ku i duhet, ndonëse kjo klikë ndodh të jetë e përbërë edhe prej idiotësh të vërtetë… Dhe mendjet më të ndritura habiten e bëjnë pyetjen: Si ia lejuan vetes të mashtrohen prej tyre?”.

Ju pëlqen!

F.M. Dostojevski

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!