A jam e çmendur që dëshiroj një dashuri që do të zgjasë? A jam e çmendur që akoma besoj se do të gjej një dashuri të këtillë?

Lidhjet e përkohëshme, dashuritë e përgjysmuara nuk janë për mua. Shoh si të gjithë rreth meje sillen si kjo të ishte diçka normale, sikur dashuria duhet të jetë si gjithçka tjetër në kohën tonë: e çastit dhe kalimtare. Por, unë nuk pajtohem me këtë. Nuk duhet të jetë kështu. Dashuria nuk duhet të luajë me mendjen tonë dhe ta thyejë zemrën tonë në miliona pjesë. Thjesht nuk duhet.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Nuk e dua një marrëdhënie e cila duket e përkryer në fillim dhe e cila më ngrit deri në qiell vetëm për të më përplasur për tokë aq sa të mos mund të çohem nga shtrati. Nuk dua të jetoj me frikë se personi me të cilin jam mund të zhduket në çdo moment dhe atë pa asnjë fjalë, pa asnjë sqarim.

Dua një njeri që do të jetë me mua. Dikush që do të rrijë pranë meje. Dikush që kur të më thojë se nuk do të më braktisë asnjëherë, vërtetë do ta mbajë premtimin. Dua dikë që nuk do të vrapojë vërdallë në përqafimet e tjerëve vetëm sepse nuk do të ballafaqohet me problemet tona. Nuk e dua dikë që do të sillet sikur dashuria të jetë diçka e momentit, diçka që lehtësisht mund të zëvendësohet. Dua dikë që e di se unë jam një dhe e vetme dhe se lidhja jonë nuk mund të zëvendësohet ashtu lehtë. Dua dikë që e di se vlen të luftosh për dashurinë e vërtetë sepse në kthim do të marrësh akoma më shumë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Më kanë dalë mbi kokë njerëzit që çdoherë janë të gatshëm për t’u larguar. Iu vie mërzi ta kthejnë një mesazh ose të vijnë në takimin e caktuar, e si atëherë të pres se mund të mbështetem në to për diçka më shumë? Nuk më duhet kjo në jetë. Më kanë dalë mbi kokë njerëzit që luajnë me ndjenjat e mia dhe për shkak të të cilëve ndjej sikur më humbet vetbesimi.

Dua një njeri që do ta shohë unin tim të vërtetë. Dikush që do t’i heshtë të gjitha pasiguritë e mia dhe do të sillet sikur të isha vajza e vetme në botë. Dua dikë që do të jetë mjaftueshëm i guximsheëm dhe nuk do të ikë kur gjërat të vështirësohen. Dikush që as nuk do të mendojë të më lërë të vetme. Dikush që më nidhmon, në vend që të m’i vështirësojë gjërat.

Nuk kërkoj shumë, vërtetë. Dua vetëm vazhdimësi dhe përkushtim. Gjithçka që dua është të dua dhe të jem e dashur, sinqerisht, vërtetë, çmendurisht dhe thellë. Dua dikë që do t’i lërë gjërat të zhvillohen ngadalë dhe do ta ndërtojë dashurinë nga themelet drejt kulmit, tullë mbi tullë. Pa shpejtuar, pa sforcuar, sepse në këtë rast nuk do të ketë fund. Dashuria e vërtetë zgjatë përjetësisht!  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur