Ka ndërruar jetë në Gjermani më 4 nëntor, në moshën 79-vjeçare, Sami Mustafa, njëri prej personaliteteve më të rëndësishme të hendbollit mitrovicas dhe të Kosovës në përgjithësi.

Agim Kasapolli, sportisti, gazetari sportiv, hedbollisti legjendar i Kosovës, për MekuliPress shprehet se: “Sami Mustafa ishte një ndër sportistët më të shkathët e më cilësor që ka patur Kosova ndonjëherë. Ne, hendbolli ynë, kemi humbur një pionier, një mësues e një mjeshtër të madh të hendbollit shqiptar. Sami Mustafa i ka dhënë shumë sportit të Kosovës, por Kosova atij asgjë”, përfundon z. Kasapolli.

Duhet theksuar se Sami Mustafa ka udhëhequr “Trepçën” e Mitrovicës drejt inkuadrimit në Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë, në vitet më të vështira të kombit shqiptar, pra në vitet 1980. Ai e kishte udhëhequr skuadrën mitrovicase edhe në edicionin e kaluar në Ligën e Parë federative.

Ju pëlqen!

Mustafa e ka udhëhequr Trepçën për kohë të gjatë. Ishte në krye të skuadrës edhe një dekadë para hyrjet në ligën elitare, pra edhe drejt inkuadrimit në Ligën e Dytë.

Ai ishte edhe pjesë e përzgjedhjes së Kosovës në vitin 60-ta, si lojtar. Ai ka bërë karrierë si hendbollist nga viti 1958 e deri në vitin 1968. Si trajner ka drejtuar edhe Kosovën e Vushtrrisë.

Gjatë jetës sa ishte në Gjermani, Sami Mustafa vazhdoj aktivitetin e tij sportiv si trajner i hendbollit edhe në klubet e shumta të hendollit gjerman, ku edhe këtu tregoj suksese të padiskutueshme.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.