Po rridhte minuta e 10 e takimit kur topi u dëbua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.

Eriksen u rrëzua në tokë në fundin e pjesës së parë, duke pësuar sulm në zemër.

Ju pëlqen!

 

Ndeshja vazhdoi pas nderimit për mesfushorin danez, i cili gjendet ende në spital në Kopenhagen.

 

Danimarka po avancon ndaj Belgjikës me golin e Youssuf Poulsen.

 

Erkisen është një nga lojtarët më të dashur në botën e futbollit, ndërsa problemet me zëmer mund të bëjnë që ai ta lë karrierën para kohe.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.