Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka njoftuar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për detyrat e dialogut shtetëror për bisedimet me Serbinë.

Në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvend, Haxhiu ka pasur shumë vërejtje për këtë Projektligj, ndërsa ka thënë se PSD duke iu bashkuar dialogut me votat e Vetëvendosjes dhe “e ka nxjerr Thaçin nga vetmia e madhe”.

LDK dhe VV kundër projektligjit për dialogun

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Ata që i kanë marr votat e Vetëvendosjes, nuk kanë të drejtë me hy në pazare dhe nuk kanë të drejtë ta legjitimojnë Thaçin. Nëse duan ta legjitimojnë atë, hajde lë ët shkojmë në zgjedhje. Nuk ka të drejtë që askush të marrë vendime të tjera, për sa kohë është deputet me votat e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky projektligj është skandaloz në aspektin politik, por po ashtu edhe kundërkushtetues. Në emër të grupit parlamentar, ju njoftoj se ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Haxhiu.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...