Gjatë demonstratave që u zhvilluan mbrëmë në Oakland të Kalifornisë, në drejtim të dy oficerëve të Shërbimit Federal Mbrojtës u qëllua me armë – njëri e pësoi me jetë – pasi protestat e dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara u intensifikuan, pas vrasjes së burrit me ngjyrë, George Floyd.

Të paktën 7,500 demonstrues dolën mbrëmë në rrugë në Oakland, duke u përleshur me policinë dhe duke shkaktuar sulme me zjarrvënie dhe vandalizëm në të gjithë qytetin.

Ju pëlqen!

Si pjesë e këtyre përleshjeve, u qëllua me armë në drejtim të dy oficerëve të Shërbimin Federal Mbrojtës – një pjesë e një ekipi të krijuar për të mbrojtur objektet qeveritare.

“Dy oficerë të Shërbimeve Mbrojtëse Federale të stacionuar në Ndërtesën Federale të qytetit Oakland, pësuan plagë me armë zjarri. Fatkeqësisht, njëri prej tyre, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve”, thuhet në raportin policor, duke shtuar se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

Shërbimi Federal Mbrojtës, i cili është nën Departamentin e Sigurisë së Brendshme, ofron shërbime të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në objektet e qeverisë amerikane.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!