Marrë parasysh situatën e përgjithshme ekonomiko-politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe gjendjen jo të mirë të popullit shqiptar atje, Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që Blerim Reka është kandidati i duhur për President.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Të gjithë ata që e kanë përcjellë nga afër veprimtarinë e kandidatit për President Blerim Reka tashmë e kanë krijuar mendimin për të si një person me integritet dhe përgjegjësi të lartë. Sakaq, përgatitja e tij profesionale është e konfirmuar në çdo vend që ka punuar. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku ka kryer edhe studimet e nivelit Master. Më tej, ka përfunduar doktoraturën në fushën e të drejtës ndërkombëtare publike në Universitetin e Grazit në Austri, dhe ka bërë specializimin në Universitetin e Harvardit, duke qenë edhe vijues i programit Fulbright në SHBA, në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Ai ka ligjëruar në universitetet të ndryshme, si ai i Bolonjës, i Kalabrisë, i Gentit, i Louvenit, i Grazit, i Floridës Jugore (USFSP), i Kalifornisë Jugore, i Prishtinës, i Tetovës, etj.

Nëpër proceset ku ka kaluar kombi shqiptar gjatë historisë sonë të re, Blerim Reka vazhdimisht është pozicionuar qartë, mbi parime universale të drejtësisë, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të popullit tonë dhe përpjekjes për liri. Në anën tjetër, edhe përvoja e tij politike nuk ka munguar. Ai ka qenë i angazhuar edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Kosovë. Kontributi i tij ka qenë publik dhe i njohur.

Ju pëlqen!

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe forcat politike shqiptare, mund të përparonin në realizimin e të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut duke mbështetur kandidaturën për President të Blerim Rekës. Vota e shqiptarëve, dhe jo vetëm, për Blerim Rekën për President, do t’i mund t’i hapte rrugë disa prej ndryshimeve të nevojshme e të shumëpritura prej qytetarëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!