Përveç pjesës teorike e cila është duke u realizuar në ambientet e kazermës ‘Evropianët e Rinj’ në Pomozotin, pjesën teorike, kursantët janë duke e realizuar në terrene të ndryshme malore tepër sfiduese, si te: Guri i Plakës, në Bjeshkët e Rugovës-Pejë, në Bjeshkët e Pashtrikut në Gjakovë dhe në malet e Sharrit në Prizren.

Ky trajnim mjaft sfidues është duke u realizuar nga instruktorët e Qendrës për Trajnime të Kërkim-Shpëtimit të FSK’së, të cilin po e ndjekin 6 pjesëtarë të FSK’së dhe 10-të pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e njohurive të mjaftueshme për përballje me situata të ndryshme, që ndërlidhen me operacione malore dhe po ashtu në aftësimin për menaxhimin e situatave të ndryshme gjatë ballafaqimit me emergjenca të ndryshme natyrore.