Mëria e presidentit turk, por edhe autoriteti i tij arrijnë larg. Përtej kufijve. Në Liban raportohet se një moderator armeno-libanez do të paraqitet në gjykatë pse në emisionin e tij kritikoi presidentin Erdogan. Nishan Der-Haroutounian,moderator i një emisionin popullor në televizionin Al Jadeed do të përballet me akuzën e “fyerjes ndaj Turqisë” pasi gjatë nnjë episodi ai e ka quajtur Erdoganin një “otoman të neveritshëm”. Më 10 qershor në emision pati një telefonatë që e akuzonte drejtuesin për origjinën e tij armene si shkak të akuzave ndaj presidentit turk.
“Jam në lirinë time ta quaj Erdoganin dhe regjimin e tij të neveritshëm. 1.5 milionë armenë janë vrarë”, replikoi moderatori.
Incidenti nuk kaloi në heshtje. Në Liban jetojnë rreth 150 000 libanezë me origjinë armene, por ka edhe turq. Pas emisionit disa njerëz që pretendonin se ishin turq nga rajoni juglindor i Mardinit u mblodhën jashtë televizionit dhe nisën të thërrisnin sllogane antiarmene. Po kështu ambasada turke dërozoi një notë proteste përmes së cilës pretendonte se moderator kishte tejkaluar kufijtë e lirisë së shprehjes.
Turqia zyrtare ka vepruar teknikisht për të dhënë një shembull në një vend shumë të paqëndrueshëm dhe të përzier që vuan ndër të tjera nga konglomerati i narrativave historike të komuniteteve të veta. Incidenti në fjalë na kujton fare mirë sjelljen e autoriteteve kosovare që lejuan që 6 shtetas turq që jetonin legalisht në Kosovë të rrëmbeheshin nga operativë turq dhe të mbaheshin peng në ambasadën turke në Prishtinë. Po kështu autoritetet shqiptare lejuan deportimin e shtetasve turq të dyshuar si gulenistë, të cilët rrezikojnë dënime edhe kapitale.
Në planin politik ky sukses i Erdoganit në mjedisin e jashtëm ku ai përmbush kërkesat e veta, na thotë shumë për raportin e tij me këto vende që janë mjerim i historisë së shtetformimit.