Në Kosovë u regjistruan të shtunën 71 të shëruar nga koronavirusi, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kështu aktualisht në vend janë 2.227 persona që e kanë fituar betejën me sëmundjen.

“Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Ju pëlqen!

Po sot rezultuan 203 raste të reja nga 419 mostrat e testuara.

Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 4.715 raste me koronavirus.

Lexo po ashtu:  Gjenerali rus: 1100 parashutistë dhe 120 aeroplanë rusë prisnin urdhrin për luftë në Kosovë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!