Pronarët e restoranteve kineze po shpresojnë se e kanë gjetur një ushqim me të cilin do të depërtojnë në tregun e Perëndimit – hamburgerin me mish gomari.

I ulur në një qoshe të restorantit “Fat Wang”, banori i Pekinit, Wang Li Min, thotë: “Në Kinë e kemi një thënie. Në parajsë ka mish dragoi, në Tokë ka mish gomari”.

Ky lloj ushqimi e ka prejardhjen nga pjesa veriore e Kinës, por tashmë është bërë i popullarizuar në shumë qytete kineze. Vetëm në Pekin, ky restorant i ka 20 lokale.

Ju pëlqen!

Megjithatë, Sun Yu Jiang, profesor në Universitetin Bujqësor të Qingdao-s, tha se kërkesa e madhe për mish gomari është e izoluar në disa provinca, siç janë Hebei dhe Xinjiang-u.

“Mishi i gomarit nuk është mishi kryesor në tryezën e kinezëve. Shumica e njerëzve në Kinë hanë mish derri, mish shpezësh, gjedhesh dhe delesh”, tha ai.

Në anën tjetër, Zhang Haitao, themelues i një zinxhiri restorantesh që ofrojnë mish gomari, tha se kërkesa është duke u rritur vazhdimisht. Sipas tij, ky treg në Kinë ka qarkullim prej 8 miliardë juanë apo 1.1 miliard dollarë.

Sipas një eksperti kinez, mishi i gomarit kishte filluar të përdorej pak pas shpalljes së pavarësisë më 1949. Ai thotë se ky mish përdorej nga punëtorët që udhëtonin, sepse ishte më i lirë dhe nuk prishej për një kohë më të gjatë.

Wang, pronar i një restoranti që ofron hamburger me mish gomari, thotë se po planifikon ta zgjerojë biznesin e tij edhe jashtë Kinës, më saktësisht në Shtetet e Bashkuara, ku jeton një numër mjaft i madh i kinezëve, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!