Në këtë datë të vitit 2004, Jose Mourinho ishte prezantuar trajner i Chelseat, duke arritur të bëjë histori te The Blues.

Specal One e kishte marrë drejtimin e skuadrës londineze, pas suksesit me Porton në Ligën e Kampionëve.

Ai ishte bërë njëri ndër trajnerët më të kërkuar në atë kohë, mirëpo ishte bindur nga Roman Abramovichi që kishte filluar epokën e lavdishme të klubit.

Por, cilët janë transferimet më të qëlluara të Mourinhos, që kanë arritur të shndërrohen legjenda të klubit?

10) Nemanja Matic – Mesfushori kishte kaluar nga Benfica te Chelsea

9) Florent Malouda – U transferua nga Mourinho në vitin 2007, gjersa kishte bërë 228 paraqitje te The Blues

8) Diego Costa – U transferua nga Atletico Madridi, duke arritur të fitonte titullin e Ligës Premier me 20 gola të shënuara

7) John Obi Mikel – Nuk njihej si mesfushor që shënonte gola, mirëpo shkatërronte aksionet e kundërshtarit dhe ndihmonte lojtarët me topa në sulm

6) Cesc Fabregas – Pak kush e kishte menduar se pas largimit nga Arsenali me kalim te Barcelona, spanjolli do të kalonte te rivali i tyre lokal, mirëpo që arriti të fitonte dy tituj të Ligës Premier.

5) Paulo Ferreira – E ndjeki Mourinhon nga porto, për t’u bashkuar te Chelsea e që bëri 214 paraqitje në Stamford Bridge.

4) Michael Essien – Portugezi iu kishte referuar mesfushorit si djali i tij, madje iu kishte bashkuar edhe te Real Madridi, gjersa kohën më të mirë e kishte te Chelsea.

3) Ricardo Carvalho – Si në rastin e Ferreiras, edhe Carvalho nga Porto kaloi te Chelsea, e më pas Mourinho e mori edhe këtë te Real Madridi.

2) Ashley Cole – Cilësohet si njëri ndër më të mirë në pozitën e tij në kohën kur luante në Ligën Premier, derisa kishte arritur të fitonte disa trofe.

1) Didier Drogba – Në fillim nuk konsiderohej si një sulmues klasi, mirëpo Mourinho e dinte se është një lojtar special dhe historia më pas flet vetë për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.