Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu gjatë manifestimit në 15-vjetorin e formimit të Lëvizjes kujtoi përvjetorët e parë të organizuar në zyrat e LVV-së, duke shtuar se tashmë janë shumëfishuar dhe gati gjysma e popullit është me ta.

“Me përvjetorë të tillë plotë kujtesë, jemi shumëfishuar, e tash nuk po na zë sheshi. Tani që jemi të parët e gati gjysma e popullit, tani nuk po na zë sheshi”, tha Aliu.

Ai tha se si popull kryengritës, nuk kanë hequr dorë nga liria dhe se e kanë bërë Lëvizjen Vetëvendosje, si vazhdimësi e asaj që është bërë para tyre, gjatë luftës.

Ju pëlqen!

“Ne jemi popull kryengritës dhe këmbëngulës që nuk heq dorë nga liria e tij. Kjo ditë shënon 15 vjetorin e LVV-së, që nuk është gjë tjetër por një vazhdim i kësaj përpjekjeje për liri. Para 15 vitesh krijuam Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak se ne thamë që nuk u kry, Vetëvendosje derisa vendoi të çlirohet”, tha Aliu.

Duke folur për aktivistët, ai tha se janë të shumë e të palodhshëm, duke shtuar se aktivistët që në fillim të punës e kishin të qartë se duhet të ishin bashkë, kishin dashuri për qytetarët e shokët e shoqet e Lëvizjes.

Lexo po ashtu:  Berisha zbulon datën e protestës së parë të opozitës së tij
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!