Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.

Për zbatimin e këtij vendimi, ministri Bytyqi ka obliguar drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare – minimumi 1 vit.

Këtë vendim ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]