Në Prishtine, shpresa e partive të regjimit dhe analistëve të tyre është të marrin aq vota sa të realizojnë PLANin. Cili është PLANi? PDKLDKAAKNSLS. Ky grup gërmash është qartë përpjekja për ta shpënë Kosovën në humnerë.

Këto parti dhe liderët e tyre nuk kanë turp. U bënë vite që mashtrojnë dhe e rrjepin Kosovën. Kosova nuk ka nevojë më për kësi partish. Kosova ka nevojë për subjekte të tjerë që themelohen në një realitet të ri e më pozitiv.

Ne i njohim emrat e prijësve të partive të regjimit. Është mirë t’i çojmë perfundimisht në vatrat e tyre, aty ku dhe kanë bërë planet se si ta rrënojnë Kosovën dhe idenë e bashkimit kombëtar. Këta nuk duhet të kenë më në dorë as bordet dhe financat, as politikën e jashtme, as burimet njerëzore. Këta duhet të mos kenë më asnjë zë në fatin e Kosovës. Veç nëse na tregojnë se përse ia vranë shpresën./Elvis Hoxha/
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!