Pro serbët në Mal të Zi fitojnë zgjedhjet me ndihmën e partisë së shqiptarit Abazoviç, që doli kundër Gjukanoviç. Ata janë pjesë e koalicionit me Frontin Demokratik, partia më e madhe opozitare, njëherësh pro-serbe dhe pro-ruse, që ka garuar brenda koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që udhëhiqet nga profesori Zdravko Krivokapiq – një figurë jopartiake.

Koalicionet Shqiptare fitojnë 2 mandate.

Kryesuesi i “Listës Shqiptare” Nik Gjeloshi tha në mesazhin e fitores se: “1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej”.

Ju pëlqen!

Numërohen 81.9% e fletëvotimeve në Mal të Zi: Udhëheq Gjukanoviç, shqiptarët ndajnë nga një mandat për koalicion

Numërohen 81.9% e kutive në Mal te Zi. Udhëheq me diferencë të ngushtë, prej 2% koalicioni i presidentit Milo Gjukanoviç kundrejt koalicionit ProSerb.

Shqiptarët deri më tani ndajnë nga 1 mandat për koalicion, 2 në total.

Nëse vazhdon me këtë trend, qeverinë e re të Malit të Zi mund ta vendosë një shqiptar. Partia “E drejta në të bardhë” e Dritan Abazovic, ka fituar 4 mandate.

Deri më tani ai mund të prishë balancat dhe të vendose për koalicione me Gjukanovic apo Proserbet. Në deklaratat e tij në kohet e fundit Abazovic ka qenë kundër presidentit Gjukanovic.

Ndërkohë Marko Milačić i koalicionit ProSerb, Fronti Demokratik për mediat sapo shpalli fitoren pavarësisht se numërimi nuk ka mbaruar ende. Ai i bën thirrje qytetareve të festojnë nga shtëpia.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!