MekuliPress sjellë aktygjikmin e vitit 1997 të GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË. Kolegji ishte në përbërje nga gjyqtari Dragolub Zdravkoviq, si kryetar i kolegjit, gjyqtarit Sadik Topalli dhe gjyqtarëve porotë: Radulle Perunoviq, Borisllav Gjuroviq dhe Velimir Jovanoviq.
Në këtë vendim politik u dënuan 18 shqiptarë për shkak të “veprave penale nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 139 al. 2 lidhur me al. l të LPJ, lidhur me nenin 136 al. l dhe 2 të LPJ”, siq thuhej në ligjet e Serbisë/Jugosllavisë së kohës.

Shqiptarët u dënuan sepse kishin “formuar grupin terrorist armiqësor të quajtur “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” e cila ka vepruar në territorin e Kosovë e Metohisë”, kjo sipas vendimit të Gjykës satë Qarkut në Prishtinë në vitin 1997.

Avokatët mbrojtë ishin:

1. Adem Bajri
2. Anton Nuleshi
3. Aziz Rexha
4. Bajram Kelmendi
5. Bajram Krasniqi
6. Bajram Maraj
7. Çedomir Nikolliq
8. Destan Rukiqi
9. Fazli Balaj
10. Hasan Hoti
11. Haxhi Millaku
12. Hazer Susuri
13. Ibrahim Dobruna
14. Mejdi Dehari
15. Metush Sadiku
16. Nike Lumezi
17. Reshat Millaku
18. Vukosav Stankoviq
19. Xhafer Maliqi
20. Zhivojin Jokanoviq
Ju pëlqen!

LEXONI AKTGJYKIMIN

  1. nr. 68/97. –

NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË, në kolegjin e përbërë nga gjyqtari Dragolub Zdravkoviq, si kryetar i kolegjit, gjyqtarit Sadik Topalli dhe gjyqtarëve porote: Radulle Perunoviq, Borisllav Gjuroviq dhe Velimir Jovanoviq, si anëtarë të të akuzuarëve: Nait Hasani, Agron Tolaj, Arif Vokshi, Hasan Zeneli, Qerim Kelmendi, Alban Neziri, Agim Makolli, Hamzë Pangjaj, Asllan Selimi, Eqrem Kastrati, Isak Shabani, Bislim Zogaj, Ilir Gashi, Ali Gjuliqi, Demir Limaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj, Hajdin Rama dhe Nezir Zogaj, të cilët i akuzon PPQ në Prishtinë sipas aktakuzes PP. nr. 25/97. nga Dt. 25.07.1997, për shkak të veprave penale nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 139 al. 2 lidhur me al. l të LPJ, lidhur me nenin 136 al. l dhe 2 të LPJ, pas mbajtjes së seances kryesore publike verbale në prezencën e të akuzuarëve mbrojtësve të tyre av. Fazli Balaj, Metush Sadiku, Xhafer Maliqi, Destan Rukiqi, Nike Lumezi, Çedomir Nikolliq, Bajram Krasniqi, Mejdi Dehari, Ibrahim Dobruna, Bajram Kelmendi, Adem Bajri, Haki Lecaj, Reshat Millaku, Aziz Rexha, Haxhi Millaku, Bajram Maraj, Ramë Gashi, Hasan Hoti, Hazer Susuri, Zhivojin Jokanoviq, Anton Nuleshi dhe Vukosav Stankoviq dhe përfaqesuesit të aktakuzes Miodrag Surla, me Dt. 16.XII.1997, muarr dhe publikisht shpalli këtë:

 

AKTGJYKIM

 

  1. I akuzuari NAIT HASANI, i lindur me 15.01.1965, në fshatin RandObrave KK Prizren, ku edhe banon, i biri i Xhemajlit dhe nënës Fahrije e lindur Hoti, shqiptar, shtetas i RFJ, dinë shkrim e lexim, ka të kryer fakulltetin filologjik, sherbimin ushtarak të pa rregulluar, i pa martuar, më parë i gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 25.02.1997, e tutje.

 

  1. I akuzuari AGRON TOLAJ, i lindur me 28.01.1970, në fshatin Pobrexhë, Komuna e Deqanit, ku edhe jeton, i biri I Aliut dhe nënës Nepe e lindur Gashi, shqiptarë, shtetas i RFJ, ka të kryer shkollen e mesme teknike, i pa martuar, shërbimin ushatark të rregulluar në vitin 1991, në Cupri mbahet në EU-KK-Deqan, më parë i gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 30.01.1997.

 

  1. I akuzuari ARIF VOKSHI, i lindur me 1.03.1965 në fshatin Poberxh, komuna e Deqanit, ku edhe jeton, i biri i Brahimit dhe nënës Hatmane, e lindur Rexhaj, shqiptar, shtetas i RFJ, ka të kryer Gjimnazin, me profesion bujk, i martuar – baba i 2 fëmijve, shërbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1986 në Plevije, mbahet në EU-KK-Deqan, më parë i pa gjykuar, në paraburigm gjendet nga Dt. 1.02.1997.

 

  1. I akuzuari HASAN ZENELI, i lindur me 30.03.1964 në fshatin Ballaban, Komuna e Prishtinës, ku edhe jeton, i biri I Selimit dhe nënës Rahime, e lindur Rremoku, shqiptar, shtetas I RFJ, ka të kryer shkollen fillore, me profesion bujk, i martuar – baba i shtatë fëmijve, shërbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1990 në Knin, mbahet në EU-KK-Prishtinë, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 30.04.1997.

 

  1. I akuzuari QERIM KELMENDI, i lindur më 21.XII.1966, në fshatin Llabjan, Komuna e Pejës, ku edhe jeton, i biri iHaxhiut dhe nënës Nurije, e lindur Lajqi, shqiptar, shtetas i RFJ, i pa martuar, ka të kryer shkollën e mesme, me profesion bujk, gjendet në arrati.

 

  1. I akuzuari AGIM MAKOLLI, i lindur më 8.08.1962 në Prishtinë, ku edhe jeton, rruga “Jug Bogdani”nr. 92, i biri i Hasanit dhe nënësMarije, e lindur Shpehar, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar – baba i 2 fëmijve, ka të kryer shkollën e mesme të hotelijerisë, me profesion kamarier, shërbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1982 në Vershavc, mbahet në EU-KK-Prishtnë, më parë i pa gjykuar, në para-burgim gjendet nga Dt. 1.05.1997.

 

  1. I akuzuari HAMZË PANXHAJ, i lindur më 3.08.1976, në fshtin Pobergjë, Komuna e Deçanit, ku edhe jeton, i biri i Ganiut dhe i nënës Ajmone, e lindur Berisha, shqiptar, shtetas i RFJ, ka të kryer shkollën fillore, i pa martuar, shërbimin ushtarak të pa rregulluar, gjendet në arrati.

 

  1. I akuzuari ASLLAN SELIMI, i lindur më 3.06.1966, në fshatin Aqarevë, Komuna e Klinës, ku edhe jeton, i biri i Destanit dhe nënës Sofije, e lindur Krasniqi, shqiptar, shtetas i RFJ, i pa martuar, ka të kryer shkollën e mesme teknike, shërbimin ushatarak të rregulluar në vitin 1986 në Zagreb, mbahet në EU – KK – Serbicë, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 31.01.1997.

 

  1. I akuzuari EQREM KASTRATI, i lindur më 1.XI.1970, në fshatin Turjakë, Komuna e Rahovecit, ku edhe jeton, i biri i Qazimit dhe nënës Halime, e lindur Krasniqi, Shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar – baba i një fëmiju, ka të kryer shkollën e mesme, me profesion bujk, shërbimin ushtarak të rregulluar, në vitin 1989, në Zarë, mbahet në EU-KK-Rahovec, në paraburgim gjendet nga Dt. 2.02.1997.

 

  1. I akuzuari ISAK SHABANI, i lindurmë 16.03.1964, në Prishtinë, ku edhe jeton rruga “Romania”, nr. 55i biri i Rizes dhe nënës Xhemile, e lindur Sylejmani, shqiptar shtetas i RFJ, i martuar, ka të kryer shkollën e mesme të mjekësisë, me profesion kontabilist, sherbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1984 në Sllun, mbahet në EU-KK-Podujevë, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 8.02.1997.

 

  1. Iakuzuari BISLIM ZOGAJ, i lindur më 27.04.1965 në fshatin Terpezë, Komuna e Gllogovcit, jeton në fshatin Komoran, i biri i Elezit dhe nënës Shahe, e lindur Shala, shqiptar shtetas i RFJ, i martuar- baba i tre fëmijve, ka të kryer shkollen e mesme të mjekësisë, sherbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1987, në Mitrovicen e Sremit mbahet në EU-KK-Gllogovc, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga data 1.02.1997.

 

  1. I akuzuari ALI GJULIQI, i lindur më 18.XI.1973, në fshatin Moravi, Komuna e Rahovecit, ku edhe jeton, i biri i Rexhepit dhe nënës Vahide, e lindur Morina, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar, baba i një fëmiu, ka të kryer shkollen e mesme ekonomike, sherbimin ushtarak të pa rregulluar, mbahet në EU-KK-Rahovec, i pa gjykuar në paraburgim gjendet nga data 1.02.1997.

 

  1. I akuzuari DEMIR LIMAJ, i lindur më 14.X.1973, në fshatin Balaj, Komuna e Suharekës, ku edhe jeton, i biri i Kadriut dhe nënës Mejreme, e lindur Sertoli, shqiptar shtetas i RFJ, i pa martuar, ka të kryer shkollen e mesme ekonomike, sherbimin ushtarak të pa rregulluar, mbahet në EU-KK-Suharekë i pa gjykuar në paraburgim gjendet nga data 1.02.1997.

 

  1. I akuzuari AGIM HULAJ, i lindur më 23.01.1960 në fshatin Hulaj, Komuna e Deçanit, ku edhe jeton i biri i Dautit dhe nënës Havë e lindur Hasaj, shqiptar, shtetas i RFJ i martuar – baba i katërë femijve, ka të kryer Fakulltetin e pylltarisë, sherbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1988 në Zagreb, mbahet në EU-KK-Deçan, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 30.01.1997.

 

  1. I akuzuari SELIM LOKAJ, i lindur më 10.07.1948 në fshatin Poberxhë, Komuna e Deçanit, ku edhe jeton i biri i Deliut dhe nënës Ajshe e lindur Loshaj, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar – baba i pesë fëmijve, ka të kryer Fakulltetin fillozofik, sherbimin ushtarak të rregulluar nëvitin 1976 në Shkofijaloka, mbahet në EU-KK-Deçan, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 1.02.1997.
  2. I akuzuari HAJDIN RAMA, i lindur më 5.04.1938 në fshatin Sankovc, Komuna e Gllogovcit, ku edhe jeton i biri i Ibrahimit dhe nënës Naile e lindur Gjotaj, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar, baba i një fëmiju, ka të kryer katër klasë të shkollës fillore, me profesion bujk, sherbimin ushtarak të pa rregulluar, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet nga Dt. 7.02.1997.

 

  1. I akuzuari NEZIR ZOGAJ, i lindur më 25.03.1933, në fshatin Divjakë, Komuna e Lipjanit, ku edhe jeton i biri i Selimit dhe nënës Habibe, e lindur Berisha, shqiptar shtetas i RFJ, i martuar – baba i shtatë fëmijve, ka të kryer shkollën fillore, me profesion punëtor, sherbimin ushtarak të rregulluar në vitin 1955, në Cupri, i pa gjykuar, në paraburgim gjendet ngaDt. 12.02.1997.

 

JANË FAJTORË

 

Të akuzuarit: Nait Hasani, Agron Tolaj, Hasan Zeneli, Agim Makolli, Asllan Selimi, Eqrem Kastrati, Isak Shabani, Ali Gjuliqi, Demir Limaj dhe Hajdin Rama.

Sepse nga gjysma e vitit 1992 e deri në fillim të vitit 1997 kanë formuar grupin terrorist armiqësor të quajtur “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”e cila ka vepruar në territorin e Kosovë dhe Metohisë, janë anëtarësuar në të njejtin dhe në kuadrin e këtij grupi kanë planifikuar dhe kanë ndermarrë akte të organizuara dhe koordinuara të dhunes të impresionuara me motive politike dhe të drejtuara në drejtim të rrezikimit të rregullimit kushtetues dhe sigurimit të RFJ, me çëllim të fundit që territori i Kosovës dhe Metohisë si dhe territoret tjera të banuara me pakicen e nocionalitetit Shqiptar t’i shkëputin nga RFJ dhe të formojn shtetin e veqantë, kanë filluar armatimin dhe për këtë qëllim kanë siguruar sasi të madhe armesh: pushkë automatike, pushkë me snajpere, revolvera, municion, bomba dore, paisje të ndryshme eksplozive, mina të trombllonit si dhe mjete tjera eksplozive, pastaj kanë bërë shumë sulme në pjesëtarë dhe objekte të Ministrisë të punëve të mbrenshme, në objektet ku kanë qenë të vendosur refugjatët dhe në objektet në ndërtim për këta persona, në objektet ku tubohen pjesëtarët e popullit serb dhe malazez dhe kanë bërë shumë sulme në qytetarë serb, malazezë dhe shqiptarë me ç’rast me dashje kanë privuar dhe kanë tentuar që të privojnë nga jeta shumë persona dhe në menyra të ndryshme kanë shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve, kanë shkaktuar dëm të madh material me çka është krijuar ndjenja e pasigurisë, ndërsa të akuzuarit Arif Vokshi, Qerim Kelmendi, Hamzë Pangjaj, Bislim Zogaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj dhe Nezir Zogaj janë bërë pjesëtarë të këtij grupi, ashtu që:

 

I akuzuari NAIT HASANI,

 

Sepse në periudhën nga viti 1992 e deri në fillim të vitit 1997 së bashku me Xheladin Gashin, Rexhep Selimin dhe tani të ndjerin Zahir Pajazitin, pas shumë mbledhejve dhe marveshjeve përmes sigurimit të mjetëve materijale, armeve, sjelljes dhe fshehjes së tyre ka krijuar kushtet e pastaj ka formuar organizatën terroriste armiqsore të quajtur “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”të përbërë së pari prej dy më parë grupeve terroriste të formuara (“Llapit”të ngarkuar për territorin e Prishtinës, Podujeves, Pejes dhe Deçanit, në krye të të cilit ka qenë Zahir Pajaziti dhe “Drenicës”për territorin e Mitrovicës Serbicës, Gllogovcit, Klinës dhe Malisheves, në krye të të cilit ka qenë Rexhep Selimi, ka punuar në kryerjen e çëllimeve të tyre më shumë pseudonime “Kujtimi”, “Abazi”, “Iliri”, “Burimi”, “Syla”, ashtu që ka mbajtur mbledhje me personat e permendur dhe me persona tjerë në të cilat mbledhje kanë planifikuar kryerjen e akcioneve terroriste veq e veq dhe në mynrë kontinuitive në shumë vende në Krahinënë të njejten kohë ashtu si është vepruar në shumë raste, me ç’rast janë privuar nga jeta shumë persona në mesin e të cilëve Ejup Bajgora i cili është vra me Dt. 28.08.1996, Bejtush Beka i cili është vra me Dt. 26.05.1996, pylltari në Serbicë – Fazli Hasani i cili është vra me Dt. 13.01.1997, etj. poashtu me qëllim të sigurimit të mjetëve për organizatë dhe konsultimit lidhur me formimin e të njejtës dhe punës së mëtejme, në pranverë të vitit 1993 ka e marr pjesë në mbledhje në Tiranë së bashku me Xheladin Gashin, Kadri Veselin, Syle Azemin dhe Xhevat Halitin, të cilët i ka njohur për çëllimin e krijimit të organizates dhe me grupet ekzistuese, aktivitetet e deriatehereshme të grupeve dhe me planet për punën e më tejme, në këtë mbledhje janë marr vesh edhe lidhur me çështjen e finansimit të organizates, prandaj, në pajtim me këtë marrëveshje por edhe në mbledhjet e me vonëshme me të njejtit persona në Tiranë dhe në Kosovë e Metohi gjatë viteve 1994, 1995 dhe 1996 ka marrë shumë dhjetra mijë marka Gjermane, të cilat në menyrë sukcesive, sipas nevojes, ia ka dhënë Rexhep Selimit dhe Zahir Pajazitit për sigurimin e armeve, kryerjen e akcioneve terroriste, ashtu që gjatë muajit dhjetor të vitit 1996 prej parave të marrura Zahir Pajazitit ia ka dhënë dhjetë mijë DM për të kryer sulmin terrorist në rektorin e Univerzitetin e Prishtines, Radivoje Papoviq, i cili sulm është kryer me Dt. 16.01.1997, përveq kësaj ka marrë pjesë edhe në bartjen dhe fshehjen e armatimit të siguruar për organizatë dhe baza në shtëpijat e të akuzuareve Hajdin Rama në fshatin Sankovc dhe Nezir Zogaj, në fshatin Divjakë, ndërsa në banesen e vetë në Prishtinë ka mbajtur 20 bomba dore të cilat i ka dorzuar tani të ndjerit Zahir Pajazitit, ndërsa në muajin shtator të vitit 1996 pas marrëveshjes me të njejtin që të kryhet akti terrorist në DPB në Gllogovc ka ardhur për ta kryer, i armatosur me pushkë automatike të cilen në vendin e caktuar e ka sjellur i akuzari Hajdin Rama, mirpo deri të kryerja e sulmit dhe hapja e zjarit në objektin e përmendur nuk është ardhur për shkak të mos marrveshjes rreth vendit të takimit me tëakuzuarin Bislim Zogaj,

 

– me këtë ka kryer vepër penale terrorizmi nga neni 125 të LPJ të ndeshkuar sipas nenit 139 al. 2 lidhur me al. l të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ dhe vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ lidhur me veprën penale terrorizmi nga neni 125 të LPJ.

Sepse në naten e datës 31.08.1996, së bashku me Rexhep Selimin dhe Musa Jasharin, pasiqë më parë kishin opservuar terrenin dhe kishin përpiluar planin, ka marrë pjesë në sulmin terrorist në Degen e policisë në fshatin e Kliçinë, ashtu që së pari Musa Jashari, ka shkrepur minen e trombllonit, sipas shenjes “TGSC 70-05 VK”e cila ka eksploduar në afërsi të objektit, e pastaj në afërsi direkte pas objektit kanë hedhur bomben e dorës e cila ka eksploduar dhe me atë rast kanë shkaktuar rrezik për jetën e policëve kujdestar Jagosh Shimun, Millorad Armush, Vojisllav Koziq dhe Mileta Gjuriq,

– me këtë në bashkë veprim me personat më lartë të përmendur ka kryer vepren penale terrorizem nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ.

 

I akuzuari AGRON TOLAJ,

 

Me ndërmjetësimin e Sali Çekajt është përfshi në aktivitetin e organizatës me Dt. 22.04.1996 së bashku me Arif Vokshin, Salih Çekaj dhe dy oficer të armatës shqiptare sipas pseudonimeve “Zoki”dhe “Zeni”, ndërsa sipas marrëveshjes paraprake me Sali Çekajn ka kryer sulm në objektin e hotelerisë “Çakor”në Deçan në të cilin grumbullohen pjesëtarët e nacionaliteti serb dhe malazes, ashtu që rreth orës 20,30 minuta derisa Arif Vokshi, “Zoki”dhe “Zeni”kanë hapur zjarr nga pushkët amtomatike në dritaret e objektit ndërsa Sali Çekaj ka hapur derën e kafiterisë dhe Zjarr nga pushka automatike në personat prezent, e ka hedhur bomben e dorës me çrast me dashje kanë privuar nga jeta: Blagoje Okuken, Gjorgje Dragoviqin dhe Stana Radusinoviq, ndërsa Branko Babiqit i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore, ndërsame rastin e tërheqjes nga vendi i ngjarjes oficeri “Zeni”ka shtënë në lokalin e Avdyl Gjikokaj, për të krijuar përshtypje se kryes të sulmit janë pjesëtarët e nacionalitetit serb, ky sulm është kryer në të njejtën kohë me sulmet e grupeve tjera terroriste të të njejtës organizatë në Shtimje, Mitrovicë dhe Pejë me ç’rast edhe dy persona tjerë kanë humbur jetën ndërsa 3 janë plagosur.

 

Me dashje i ka ndihmuar Sali Çekajt, Saim Tahirit, Ismet Çekajt, Zeni Idrizit dhe Mal Lokajt për të kryer akcionin terrorist natën në mes të datës 6/7.05.1995 në lagjen e refugjatëve “Junik”ashtu që sipas marrëveshjes paraprake me Sali Çekajn, i ka pritë personat e përmendur në afërsi të kufirt të lagjës “Shkoza e Junikut”dhe ju ka dhënë ushqimin më parë të përgaditur dhe ju ka ndihmuar rreth bartjes së sendëve, i ka njoftuar mbi njohurit e tija se në këto shtëpija ashkush nuk banon dhe nuk ka roje, ju ka treguar rrugën për në lagje, e pastaj të përmendurit kanë vendos eksploziv nga veprimi i të cilit dy shtëpi janë dëmtuar, ndërsa në shtëpijen e tretë nuk është ardhur deri të aktivizmi i eksplozivit,

 

– në mesin e vitit 1996 sipas detyrës së marrur nga Sali Çekaj shumë herë ka bërë opservimin e kolonisë së refugjatëve në ndërtim në fshatin Baballoq dhe ka caktuar rrugën për tërheqje pas kryerjes se akcioneve, ashtu që me Dt. 8.08.1996, së bashku me Arif Vokshin, ka përcjellur Sali Çekajn, Saim Tahirajn dhe Zenun Idrizaj, Ismet Çekajn dhe dy oficerë të armatës shqiptare sipas pseudonimeve “Zoki”dhe “Zeni”deri të kolonija e përmendur ashtu që ditën e përmendur rreth orës 23, 15 minuta kanë vendosë eksploziv në tri shtëpi dhe në makinën e ndërtimtarisë dhe të njëjtat i kanë rrënuar-dëmtuar, duke shkaktuar dëme në shumën e përgjithshme prej 782. 000 dinarë, ndërsa i akuzuari Agroni i armatosur me pushkë automatike të cilën e ka marr nga Sali Çekaj së bashku me Arif Vokshin kanë bërë roje dhe pas kryerjes së akcionit i ka përcjellur deri të kufiri me Shqipërin.

 

Sipas urdhëresës së Sali Çekaj për të formuar grupin për kryerjen e akcioneve terroriste në kuadrin e organizatës për territorin e Deçanti, në fillim të vitit 1996 ka përfituar Agim Hulajn, Arif Vokshin dhe Selim Lokajn të cilët me rastin e pranimit e kanë dhënëbetimin, pastaj nga ana e Sali Çekajt është caktuar për udhëheqës të këtij grupi e pastaj nga Sali Çekaj kanë marrë një automatik, një pushkë automatike, një “Pumparicë”, tri bomba dore dhe tri kilogram eksploziv, këto armë i kanë fshehur në një shtëpi të pa përfunduar dhe të pa banuar në fshatin Pobergjë në mënyrë që menjeherë ditën e nesërme, pas pranimit të armëve, Agroni ka filluar stërvitjen dhe përdorimin me eksploziv për këtë e ka stervit Saim Tahiraj, pastaj së bashku me të akuzuarit Arif Vokshin dhe Hamzë Pangjaj, të cilët kanë bërë roje me Dt. 11.09.1996 në vendin e quajtur “Malet e Erenikut”ka venosur eksplozivin e të cilin e ka shkatrruar traktorin e Ismet Malokaj, kooperues në NP “Serbija Shuma”për ta friksuar të përmendurin dhe kooperuesit tjerë të kësaj ndërmarre.

 

Me Dt. 25.XI.1996, në fshatin Rrezniq me të akuzuarin, Arif Vokshin dhe oficerët e armatës shqiptare sipas pseudonimeve “Zoki”dhe “Zeni”ka kryer akcionin, ashtu që rreth orës 20,30 minuta, të njejtën kohë me oficerin “Zeni”nga pushka automatike ka hapur zjarr në objektin e Degës se policisë në fshatin e përmendur duke e qëlluar me shumë plumba pjesën e jashtme dhe të mbrendshme të ndërtesës dhe me këtë kanë shkaktuar rrezik për jetën e policëve kujdestar në ndertesë: Millorad Otoviç, Jovica Periq, Mirko Arsienjeviq dhe Mileta Dashiq,

– me këtë në bashkveprim me personat më larte të përmendur ka kryer një vepër penale terrorizmi nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 139 al. 2 lidhur me al. l të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ, një vepër penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ-nëndihmë lidhur me nenin 24 të LPJ dy vepra penale terrorizem nga neni 125 të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ, një vepër penale terrorizem nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 129 al. l të LPJ lidhur me al. 2 të LPJ dhe vepër penale bashkimi për veprimtari armiqsore nga neni 136 al. l të LPJ lidhur me vepër penale terrorizem nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari ARIF VOKSHI,

 

Sepse me ndërmjetësimin e Agron Tolajt, është bërë anëtar i organizatës, diçka më vonë e ka dhënë betimin ndërsa me Dt. 22.04.1996 së bashku me të akuzuarit Agron Tolaj, Sali Çekaj dhe dy oficer të armatës shqiptare sipas pseudonimeve “Zoki”dhe “Zeni”ka kryer sulmin në objektin e hotelierisë “Çakor”në Deçan ku tubohen pjesëtarët e nacionalitetit Serbë dhe Malazezë, ashtuqë rreth ores 20,30 minuta derisa Sali Çekaj ka hapur derën e objektit dhe zjarr nga pushka automatike në personat prezent, ndërsa Agron Tolaj, ka aktivizuar dhe ka hedhur bombën e dores në brendinë e objektit, së bashku me oficierët “Zoki”dhe “Zeni”ka hapur zjarr nga pushka automatike në dritaren e objektit me ç’rast me dashje kanë privuar nga jeta Bllagoje Okuken, Gjorgje Dragiq dhe Stana Radusinoviq ndërsa Branko Babiqit i kanë shkaktuar lendime të lehta trupore, ndërsa me rastin e tërheqjes nga vendi i ngjarjes oficieri “Zeni”ka shtënë në lokalin e Abdyl Gjikokaj për të krijuar përshtypje se kryesit e veprës janë pjesëtarë të nacionaliteti serb, ky sulm është kryer në të njejtën kohë me sulmet tjera të grupeve terroriste të të njejtës organizatë në Shtime, Mitrovicë dhe Pejë ku janë privuar nga jeta edhe dy persona tjerë ndërsa janë plagos edhe tre persona tjerë.

 

Me datën 8.08.1996, së bashku me Agron Tolaj, i ka përcjellur Salih Çekajn, Zaim Tahiraj, Zenun Idrizaj, Ismet Çekaj dhe dy oficerët e armates shqiptare sipas pseudonimeve “Zoki”dhe “Zeni”deri të kolonia e refugjatëve në fshatin Baballoq, ku personat e përmendur rreth orës 23,15 minuta kanë vendosur eksploziv në shtëpija dhe makinën e ndërtimtarisëashtu që të njëjtat i kanë rrënuar-dëmtuar duke shkaktuar dëm të përgjithëshëm prej 782. 000 dinarë ndërsa ky i armatosur me pushkë automatike bashkë me Agron Tolaj ka bërë roje.

 

Së bashku me të akuzuarin Agron Tolaj, pas marrjes së armëve nga Salih Çekaj, një automatik, një pushkë automatike, një “pumparicë”tri bomba dore dhe tri kilogram ekzploziv këto armë i ka fshehur në një shtëpi të pa përfunduar dhe të pa banuar në fshatin Pobergjë, të cilat armë edhe janë gjetur, ndërsa sipas urdhëresës së Salih Çekajt bashkë Hamzë Pangjaj me Dt. 11.09.1996 ka bërë rroje kur i akuzuari Agron Tolaj në vendin e quajtur “Malet e Erenikut”e ka vendosur eksplozivin dhe shkatëruar traktorin e Ismet Malokut, kooperues në NP “Serbija Shuma”për të frikësuar të përmendurin dhe kooperuesit tjerë të kësaj ndermarje.

 

Me Dt. 15.XI.1996, ka marrë pjesë në kryerjen e akcionit terrorist në fshatin Rrezniq së bashku me Agron Tolaj dhe oficerët e armatës shqiptare sipasë pseudonimeve “Zoki”dhe “Zeni”ashtu që ka bërë roje derisa Agron Tolaj dhe oficeri “Zeni”rreth orës 20,30 minuta nga pushkët automatike kanë hapur zjarrë në objektin e Deges se policisë në këtë fshat duke e çelluar me shumë plumba pjesen e jashtme dhe të mbrenshme të ndërtesës dhe kshtu kanë shkaktuar rrezik për jetën e policëve kujdestarë në ndërtesë, Miodrag Otoviq, Jovica Periq, Mirko Arsenjeviq dhe Mileta Dashiq.

 

Me këtë bashkëveprim me personat e përmendur ka kryer një vepër pënale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. 2 të LPJ, lidhur me al. l të LPJ, lidhur me nenin 22, dy vepra penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, në bashkë veprim- lidhur me nenin 22 të LPJ, një vepër penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dhe vepër penale bashkimi për veprimtari armiqsore nga neni 136 al. 2 të LPJ, lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari HASAN ZENELI.

 

Me iniciativen e Zahir Pajazitit gjatë vitit 1993, ka hy në organizatë dhe ka marr pseudonimin “Behluli”menjëhrë është kyq në punën aktive ashtu që nga viti 1993 e deri në muajin prill të vitit 1997 ka përfituar për punë në antarësim të akuzuarin Agim Makollin, tani të ndjerin Januz Zenelin, Smajl Sejdiun dhe Sabit Monin, me të cilët si dhe Zahir Pajazitin ka mbajtur mbledhje në të cilat mbledhje kanë planifikuar kryerjen e akcioneve terroriste dhe likuidimin e shumë personave, ashtu që me Dt. 27.04.1997, në shtëpinë e vete në fshatin Ballaban së bashku të akuzuarin Agim Makollin, tani të ndjerin Januz Zenelin, Fahri N dhe me një person të panjohur kanë planifikuar ditën e ardhshme likudimin e shumë personave nga Prishtina dhe fshatërat Dyz, Koliq dhe Brain dhe atë njëfar Ganiun, pylltarin Nazmi Rustemin dhe Azem N. Disa pjesëtarë të SPB në Prishtinë si dhe disa persona – shqiptarë prej këtyre vendeve, pastaj me qellim të kryerjes së planeve të më parshme për likudim, në fund të vitit 1993 së bashku me Zahir Pajazitin dhe të akuzuarin Isak Shabanin, të armatosur me revolver, Zahiri me sjanper ndërsa i akuzuari Isak Shabani me pushkë automatike kanë vendos pritë në afërsi të pendës së liqenit të Batllavës me qëllim që ta likuidojnë Sredoje Radoviq, Polic në PBD në Podujevë, të cilin akcion nuk e kanë kryerë sepse automjeti me personin e përmendur nuk ka ardhur, ashtu që në dhjetor të vitit 1996 pas marrjes së detyrës nga Zahir Pajaziti që ta likujdojnë Fadil Syljeviqin, inspektor në SPB Prishtinë, disa herë së bashku me Agim Makollin, të armatosur me dy pushka automatike, revolver të markes “Shkorpion”dy revolvera të markes “CZ”dy bomba dore kanë bërë percjelljen e të përmendurit dhe i kanë vënë pusi, ndërsa me qëllim të sigurimit të armve dhe mjeteve për organizatë në muajin nëntor të vitit 1995 së bashku me Zahir Pajazitin disa ditë ka qendruar në Republikën e Shqipërisë ku janë takuar me njëfarë Ismetin dhe Nazmiun prej të cilëve kanë marrë 19 bomba dore dhe katër paketime me eksploziv me 7-9 ndezësa me kapisla donatore dhe 3. 000 DM. Pastaj me një skutë në afërsi të shtëpijesë së vet ka mbajtur dhe ruajtur armatimin e organizates, dhe atë: 50-60 bomba dore, dy pushka automatike, dy revolvera, pushkomitroleza, pushkën me snajper, revolverin automatik, sasi të madhe eksplozivi dhe sanakun me municijon, përveq asaj që u tha më lartë:

 

Me Dt. 5.05.1996 rreth ores 2,20 minuta në afërsi të barakave të penda e liqenit të Batllavës ku janë vendosur refugjatet, së pari ka tentuar që ta aktivizon eksplozivin që nuk i ka shkuar për dore e pastaj ka shkrep rrafall nga pushka automatike, ndërsa më parë i akuzuari Agim Makolli e ka hedhur bomben e dorës e cila ka eksploduar, krejtë me qëllim që të shkaktojnë frikë dhe panik të personat të cilët kanë banuar në baraka.

 

Me Dt. 5.09.1995 rreth orës 20, 40 minuta së bashku me Zahir Pajazitin, e ka hedhur bomben e dorës në objektin e Qendren e arsimimit të mesëm shkollor në Podujevë, ku ishin vendosur refugjatet me çka ka shkaktuar rrezik për jetën e tyre.

 

Me Dt. 22.09.1995, rreth orës 22,00 së bashku me Zahir Pajazitin, ka kryer akcionin terrorist ashtu që kanë hedhur bomben e dorës në objektin e Shkollës normale, në Prishtinë ku ishin të vendosur refugjatët, me këtë ka shkaktuar rrezik për jetën e tyre e pastaj janë fshehur në shtëpijen e Isak Shabanit.

 

Me Dt. Zahiri dhe Hasani, Podujevë, 5.05.1996, rreth orës 02,00 së bashku me të akuzuarin Agim Makollin, ka kryer sulm në Degen e policisë në Orllan ashtu që i akuzuari Agim Makolli, e ka hedhur bomben e dorës në objekt, mirpo nuk ka eksploduar ndërsa ky nga pushka automatike ka shtënë në drejtimin e objektit të degës së policisë, ky akcijon është kryer të njetën kohë me akcijonet tjera të grupeve të të njejtës organizatë, në të njejtën ditë në objekte dhe pjesëtarë të MPB në Prishtinë, Podujevë, Lluzhan dhe Kerpime,

– me këtë në bashkëveprim me personat e përmendur i ka kryer dy vepra penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ, dy vepra penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dhe vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ.

 

I akuzuari QERIM KELMEDI,

 

Sepse me Dt. 22.08.1996 rreth orës 2, 40 minuta së bashku me personat e panjohur ka kryer sulmin terrorist në Degën e policisë në fshatin Qolloplek, ashtu që ju kanë ofru objektit, kanë hapur zjarr në drejtimin e të njejtit nga armët e kalibrit 9mm. i kanë shkrepur 3 plumba e pastaj kanë aktivizuar dhe në objekt i kanë hedhur dy bomba dore dhe kështu kanë shkaktuar rrezik për jetën e policëve kujdestarë: Radovica Nikqeviq, Radojko Arsinjeviq, Sasha Radojqiq dhe Dejan Derleviq.

– me këtë ka kryer vepër penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ të ndeshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dhe vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 2 të LPJ lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari AGIM MAKOLLI,

 

Sepse me iniciativën e të akuzuarit Hasan Zenelit, ndërsa pasiqëështë njoftuar me qëllimet e organizatës, në gjysmën e vitit 1996 dhe ka marre pseudonimin “Shyti”, me Hasan Zenelin, Zahir Pajazitin dhe personat tjerë anëtarë të organizatës ka mbajtur mbledhje në të cilat ka planifikuar kryerjen e akcioneve terroriste dhe likuidimin e shume personave, ashtu që me Dt. 27.04.1997, në shtëpijen e të akuzuarit Hasan Zenelit në fshatin Ballaban së bashku me Hasan Zenelin, Fadil N. dhe tani të ndjerin Januz Zenelin si dhe me një person tjetër të panjohur ka planifikuar likuidimin e shumë personave në Prishtinë, fshatin Dyz, Koliq dhe Brainë-Gani N. pylltarët Nazmi Rustemin dhe Azem N. pjesëtarët e SPB në Prishtinë dhe disa persona shqiptarë prej këtyre vendeve, kështu që në muajin dhjetor të vitit 1996 pas marrjes së detyrës nga Zahir Pajaziti për tëlikuiduar Fadil Syljeviqin, inspektor në SPB në Prishtinë shumë herë së bashku me të akuzuarin Hasan Zeneli të armatosur me dy revolvera atomatik të markës “Shkorpijon”, dy revolvera të markës “QZ”dhe dy bomba dore kanë bërë përcjelljen e levizjeve të të permendurit dhe i kanë bërë pusi, ndërsa në shtëpijen e vet ka mbajtur dy bomba dore dhe 19 plumba të kalibrit 7, 62mm. që ia ka dhënë i akuzuari Hasan Zeneli, i cili e ka stërvitur në perdorimin e ekspolizivit, perveq kësaj që u tha më lartë:

 

Me Dt. 5.05.1996, rreth orës 2, 20 minuta në afërsi të barakave të liqenit të Batllavës ku janë të vendosur refugjatët ka hedhur bombën e dorës e cila nuk ka eksploduar, mirëpo me parë i akuzuari Hasan Zeneli, ka tentuar që ta aktivizon eksplozivin që nuk i ka shkuar për dore e pastaj nga pushka automatike ka shkrepur rrafall, krejtë me qëllim që të shkakton frikë dhe panikë të personat që kanë banuar në këto baraka,

 

– me datën 3.08.1996, rreth orës 02,00 së bashku me Hasan Zenelin, ka kryer sulm në Degën e policisë në Orllan, ashtu që e ka hedhur bomben e dorës e cila nuk ka eksploduar, ndërsa i akuzuari Hasan Zeneli në drejtim e objektit ka shkrepur rafall, ky akcion është kryer në të njejtën kohë me akcionet e grupeve tjera të të njejtës organizatë, në të njejtën ditë në objektet dhe pjesëtarët e MPB Prishtinë, Podujevë, Lluzhan dhe Kerpimeh.

 

– me këtë në bashkëveprim me personat më lartë të permendur ka kryer dy vepra penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ dhe vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari HAMZË PANXHAJ

 

Sepse me ndermjetësimin e Agron Tolajt dhe Arif Vokshit, është bërë pjesëtar i organizatës ashtu që me Dt. 11.09.1996 në vendin e quajtur “Malet e Erenikut”së bashku me të akuzuarin Arif Vokshin ka bërë roje derisa i akuzuari Agron Tolaj, ka vendosur ekspolziv në të cilin është shkatruar traktori i Ismet Malokajt, kooperues në NP “Serbija Shuma”për të friksuar të permendurin dhe kooperuesit tjerë të kësaj ndermarje.

– me këtë ka kryer vepër penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ në bashkëveprim lidhur me nenin 22 të LPJ dhe vepër penale bashkimi për veprimtari armiqsore nga neni 136 al. 2 të LPJ, lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari ASLLAN SELIMI

 

Sepse me ndërmjetësimin e vëllaut të vet, Rexhep Selimit është kyq në aktivitetin e organizatës gjatë vitit 1994 dhe ka vepruar sipas pseudonimeve “Ganiu”, “Rifati dhe “Qur”dhe ka kryer detyra të besueshme, ashtu që se pari ka bartë pjesën për minen e trombllonit deri në fshatin Prekazi i Ultë të cilën pjesë ia ka dhënë Rexhepi dhe të njejtën ia ka dorzuar anëtarit të organizatës Adem Jasharit, pastaj ka patur shumë kontakte më këta dhe anëtare tjerë të organizatës lidhur me kryerjen e akcioneve terroriste dhe likuidimin e shumë personave, ndërsa në disa edhe vetë ka marrë pjesë, në mes tjerash ka marrë pjesë në bisedat ku janë marrë vesh që të privohet nga jeta Momqillo Peleviq, punëtor në SR DV Prishtinë, pastaj në pranverë të vitit 1996 pas marrëveshjes për likudimin e Ramiz Lekuti ka vozitë anëtarët e organizatës: Rexhep Selimin, Musa Jasharin dhe Sylejman Selimin, nga fshati Prekazi i ultë deri në fshatin Tërdevc, ku është dashur që të kryhet aksioni, i ka pritë e pastaj pas aksionit të pasukseshëm i ka kthye në Prekazin e Ultë, ka ushtruar në qitje në shenjë nga pushka automatike, me armë ka bërë roje para fshatit derisa anëtarët tjerë të organizatës kanë pushuar, po ashtu përveq asaj që u tha më lartë gjatë kësaj kohe, sipas detyrës së marrur nga Rexhep Selimi, ka mbajtur lidhjen në mes të Rexhep Selimit dhe të akuzuarit Nait Hasani, ka përcjellur para dhe porosi lidhur me veprimtarinëë e grupit personalisht dhe përmes telefonit dhe pejgjerit, pastaj ka patur për ngarkim që të punojë në përfitimin e anëtarëve të rinj dhe për këtë qëllim ka kontaktuar me shume persona.

 

– me këtë ka kryer veprën penale bashkimi për veprimtari armiqsore mga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me veprën penale Terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari EQREM KASTRATI,

 

Sepse me ndermjetësimin e Famir Limajt është kyq në aktivitetin e organizatës gjatë vitit 1996 dhe ka marrë pjesë në shumë mbledhje me Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, dhe personin sipas pseudonimit “Gëzimi”në të cilat mbledhje kanë planifikuar kryerjen e aksioneve terroriste dhe likuidimin e shumë personave, ashtu që konkretisht janë marrë vesh dhe e kanë bërë planin për likuidimin e Trajko Roganoviqit, polic në Degën e policisë në Rahovec, që është dashur të realizohet në muajin tetor të vitit 1996, po me ndihmën e të akuzuarit Ali Gjuliqit, i cili i ka vozitë deri të vendi i ngjarjes Eqremin dhe Fatmirin për likuidimin e edhe Shukri Krasniqin, nga fshati Ostrozub, në muajin nëntor të vitit 1996 sipas marrëveshjes paraprake janë takuar në objektin e hotelierisë “Kaja komerc”në Malishevë dhe së pari e kanë pritë Shukri Krasniqin e pastaj e kanë kërkuar në objekte tjera të hotelijerive mirëpo nuk e kanë gjetur dhe për këtë arsye atë mbrëmje nuk e kanë realizuar planin, pastaj si autor i orgasnizatës ka qenë i armatosur me revolver të markës “Bernandeli”pa nr. kaliber 7. 65 mm.

 

– me këtë ka kryer vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me vepren penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari ISAK SHABANI,

 

Me inicjativen e Zahir Pajazitit është kyq në aktivitetin e organizatës në fund të vitit 1993 dhe ka marrë pjesë në planifikimin dhe marrëveshjet për kryerjen e akcijoneve terroriste me qëllim të privimit nga jeta të shume personave të pjesëtarëve të MPB dhe qytetarë, ashtu që në fund të vitit 1993, së bashku me të akuzuarin Zahir Pajazitin, i armatosur me pushkë automatike ndërsa Zahir Pajaziti me pushkë snjaper shumë herë ndërsa një herë edhe me të akuzuarin Hasan Zenelin ka bërë pusi në afërsi të pendës së liqenit të Batllavës me qëllim që të hap zjarr në automjetin zyrtarë të MPB dhe të privojnë nga jeta Sredoje Radoviq, polic në Degën e punëve të mbrendëshme në Podujevë, pastaj pjesëtarve tjerë të organizatës ju ka bërë strehim pas ndërmarjes së akcijonve terroriste dhe ju ka dhënë armë për kryerjen e akcijonve, ashtu që me Dt. 22.09.1995, pas hedhjes së bombës së dorës nga ana e Hasan Zenelit dhe Zahir Pajazitit në objektin e Shkollës normale në Prishtinë, të njejtit i ka fshehur në shtëpijen e vet ku kanë bujtë ndërsa më Dt. 9.04.1996 të akuzuarit Hasan Zenelit ja ka dhanë një bombë dore të cilën e ka marrë nga Zahir Pajaziti në mnyrë që Hasan Zeneli ta hedhi në Internatin e shkollës normale në Prishtinë ku kanë qenë të vëndosur refugjatët,

 

– me këtë ka kryer vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari BISLIM ZOGAJ,

 

Sepse me propozimin e Xheladin Gashit është bërë pjesëtar i grupit dhe në muajin shtator të vitit 1996 ka pranuar që të merr pjesë në sulm në Degën e punëve të mbrendëshme në Gllogovc së bashku me të akuzuarin Nait Hasanin, ku është dashtë që të shtiejnë me pushkë automatike të cilat në kohe e caktuar dhe në vendin e caktuar i ka sjellur i akuzuari Hajdin Rama, mirëpo deri të kryerja e akcionit nuk është ardhur për shkak të mos marrveshjes rreth vendit të takimit me Nait Hasanin.

 

– me këtë ka kryer vepër penale bashkimi për veprimtari armiqsore nga neni 136 al. 2 të LPJ, lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari ALI GJULIQI,

 

Me inicjativen e Rexhep Selimit, pas njoftimit me qëllimet e organizatës, gjatë vitit 1996 është përfëshirë në të njejtën dhe ka marrë pseudonimin “Elegant”dhe menjherëështë kyq në aktivitetin e organizatës duke marrë pjesë në shumë mbledhje me të akuzuarit Demir Limaj, Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimin, në të cilat kanë planifikuar kryerjen e akcijoneve terroriste dhe likujdimin e shumë personave, ashtu që pas marrveshjes që të likujdohet Trajko Roganoviq, polic në Degën e policisë në Rahovecë që është dashur që ta kryejnë Rexhep Selimi, i akuzuari Eqrem Kastrati dhe Fatmir Limaj, ka marrë obligim që dy të fundit ti vozit deri të vendi në afërsi të Rahovecit ku është dashur që të kryhet akcioni dhe pas kryerjes së akcionit t’i marrë nga vendi i ngjarjes, ndërsa para kësaj pas marrëveshjes së likujdimit të Shukri Krasniqit nga fshati Oshtrozub në muajin nëntor të vitit 1996 së bashku me të akuzuarin Demir Limaj, sipas urdhëresës së Rexhep Selimit ka shkuar në fshatin baje për ta përcjellur porosin e Rexhep Selimit për Fatmir Limaj dhe tëakuzuarit Eqrem Kastratit se atë mbrëmje do të kryhet likujdimi.

 

– me këtë ka kryer vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari DEMIR LIMAJ,

 

Me inicjativen e Rexhep Selimit, pas njoftimit me qëllimet e organizatës, gjatë vitit 1996 është kyq në të njejtën, e ka marr pseudonimin “Bjondi”dhe menjëherëështë kyq në aktivitetin e organizatës duke marrë pjesë në shumë mbledhje me të akuzuarit Ali Gjuliqin, Fatmir Limaj, Rexhep Selimaj etj, në të cilat janë marrë vesh dhe kanë planifikuar kryerjen e akcioneve terroriste dhe likujdimin e shumë personave, në mes tjerash Trajko Roganoviq, polic në degën e policisë në Rahovecë dhe Shukri Krasniqi nga fshati Oshtrozub dhe pas marveshjes që të likujdohet Shukri Krasniqi në nëntorë të vitit 1996 së bashku me të akuzuarin Ali Gjuliqin, sipas urdhëresës së Rexhep Selimit, ka shkuar në fshatin Bajë për t’iu përcjelli porosin e Rexhep Selimit, Fatmir Limajt dhe Eqrem Kastratit se atë mbrëmje do të kryhet likujdimi.

 

– me këtë ka kryer vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari AGIM HULAJ,

 

Sepse me iniciativen e Agron Tolajt, është bërë pjesëtar dhe në muajin korrik të vitit 1996 e ka dhënë betimin në shtëpijen e të akuzuarit Arif Vokshi dhe është kyq në punën aktive të organizatës, ashtu që në fillim të vitit 1996 me të akuzuarit Agron Tolaj, Arif Vokshin dhe Selim Lokaj të armatosur edhe me dy pushka automatike, pumparicë, bomba dore, me eksploziv dhe benzinë, ndërsa sipas marrëveshjes paraprake me këta persona ka shkuar në “Malet Erenikut”me qëllim që ta asgjasoj traktorin e Ismet Malokajt, kooperues në NP “Serbija shuma”, për ta frikësuar të permendurin dhe koperuesit tjer, mirëpo akcioni nuk është realizuar sepse në vendin e ngjarjes nuk e kanë gjetur asnjë automjet të kooperuese e as traktorin e Ismet Malokut,

 

– me këtë ka kryer veprën penale bashkimi për veprimtari armiqsore nga neni 136 al. 2 të LPJ, lidhur më veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari SELIM LOKAJ,

 

Me iniciativen e të akuzuarit Agron Tolaj, është bërë pjesëtar i organizatës dhe në muajin korrik të vitit 1996 e ka dhënë betimin në shtëpijen e Arif Vokshit dhe menjëherëështë kyq në punën aktive të organizatës, ashtu që sipas urdhëresës së Agron Tolajt ka bërë përcjelljet e lëvizjeve të patrullave të policisë në rrugën Deçanë-Rezniq dhe për këtë e ka njoftuar Agron Tolaj ndërsa në fillim të muajit shtator të vitit 1996, sipas marrëveshjes paraprake me Agron Tolaj, Arif Vokshin dhe Agim Hulaj, të armatosurë me dy pushka akutomatike pumparicë, tri bomba dore, me eksploziv dhe benzinë kanë shkuar në “Malet e Erenikut “me qëllim që ta asgjasojnë traktorin e Ismet Malokut, kooperues në NP “Serbija Shuma”për ta frikësuar të përmendurin dhe kooperuesit tjerë, mirpo akcioni nuk është realizuar sepse në vendin e ngjarjes nuk e kanë gjetur asnjë automjet të kooperuesve e as traktorin e Ismet Malokut.

 

– me këtë ka kryer vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 2 të LPJ, lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari HAJDIN RAMA

 

Sepse me iniciativen e Xheladin Gashit, në gjysmën e vitit 1996, është përfshi në organizatë dhe menjëherë është kyq në punën aktive, ashtu që në fshatin Sankovc ka fshehur armët të cilat anetarët eorganizatës i kanë siguruar dhe sjellur të ky në mënyrë që me këto armë të njejtit të kryejnë akcione terroriste, dhe atë: 14 pushkë automatike, 2 automatika, 1 pushkë me snajper, një revolver, një pushkë me kaliber të vogël, sasi të madhe municioni për këto arme dhe 4 bomba dore, të cilat armë ia kanë sjellur të akuzuarit Nait Hasani dhe Xheladin Gashi, i cili sipas urdhëresës disa herë iu ka dërguar armë edhe anëtareve të organizatës Xheladin Gashi, si dhe personit me pseudonimin “Syla”, Nait Hasanit deri të vendi ku ishte planifikuar kryerja e sulmit, i ka pritë e pastaj personat e përmendur i ka kthye në shtëpijen e vet, ndërsa me rastin e kryerjes së bastisjes të ky janë gjetur: një pushkë automatike “calica M. -10”nr. 004909, një pushkë me snajper CH 117-00111, një nishan optik, 500 plumba të kalibrit të vogël kaliber 22 milimetra dhe 90 plumba për pushkë snajper kaliber 7, 62 mm. x 51 mm.

 

– me këtë ka kryer veprën penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ lidhur me vepren penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

I akuzuari NEZIR ZOGAJ.

 

Me iniciativen e Xheladin Gashit dhe Azem Syles është bërë pjesëtarë i organizatës gjatë vitit 1996, ndërsa nga personat e përmendur dhe i akuzuari Nait Hasani shumë herë ka marrë armë të cilat këta persona i kanë sjellur në shtëpijën e tij, të cilat armë kanë qenë të destinuara për organizatë për kryerjen e akcijonëve terroriste, të njëjtat i ka fshehur ndërsa direkt para kryerjes së akcioneve ndërsa me kërkesen e këtyre personave, armët ju ka dhënë, ashtu që nga vitit 1993 e deri në gjysmën e muajit shkurt të vitit 1997, në shtëpinë e vetë i ka fshehur 3 pushka automatike dhe një pushkë me snajper, mbi 300 plumba për të njëjtat, ndërsa krahas këtyre armëve në shtëpinë e vet ka mbajtur armet e organizatës të cilat të ky janë gjetur me rastin e bastisjes, dhe atë: një automatë të prodhimit të huaj me nr. të fabrikës 745438, automatiku i markës “QZ”me numër të fabrikës B-19509 kaliber 7, 62 mm dhe 108 plumba të këtij kalibri.

 

– me këtë ka kryer veprën penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 2 të LPJ lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ,

 

Prandaj, gjykata me aplikimin e nenit 48 të LPJ,

 

VËRTETON

 

Të akuzuarit NAIT HASANI, për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të ndëshkuar sipas nenit 139 al. 2 të LPJ, lidhur me al. l lidhur me nenin 26 të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vjet.

 

Për veprën penale bashkimi për veprimtari amiqësorë nga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjet.

 

Për veprën penale terrorizëm nga neni125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbdhjetë) vjet.

 

Të akuzuarit AGRON TOLAJ, për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. 2 lidhur me al. l lidhur me nenin 22 të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vjet.

 

Për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ në ndihmë lidhur me nenin 24 të LPJ, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjet.

 

Për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vjet.

 

Për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjet.

 

Për vepër penale nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej (pesëmbëdhjetë) 15 vjet.

 

Për veprën penale bashkimi për veprimtari armiqësorë nga neni 136 al. l lidhur me nenin 125 të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhetë) vjet.

 

Të akuzuarit ARIF VOKSHI, për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipa nenit 139 al. 2 të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vjet.

 

Për veprën penale nga neni 125 të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vjet.

 

Për veprën penale nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjet.

 

Për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë 15 vjet.

 

Për vepren penale nga neni 136 al. 2 të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjetë.

 

Të akuzuarit HASAN ZENELI, për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjet.

 

Për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjet.

 

Për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjet.

 

Për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vete.

 

Për veprën penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjetë.

 

Të akuzuarit AGIM MAKOLLI, për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjet.

 

Për veprën penale terrorizëm nga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjet.

 

Të akuzuarit QERIM KELMENDI, për veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 136 al. l të LPJ dënimin me burgim në kohëzgjatje prej (dymbëdhjetë) vjet.

 

Për veprën penale nga neni 136 al. 2 të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet.

 

Të akuzuarit HAMZE PANGJAJ, për veprën penale terrorizem nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjet.

 

Për veprën penale nga neni 136 al. 2 të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katërë) vjet.

 

Prandaj, gjykata të akuzuarit e në bazë të neneve 5, 33, 38, 41, 48, 50 dhe 69 të LPJ dhe nenit 351 të LPP i.

 

GJYKON

 

  1. Të akuzuarin Nait Hasanin, me dënim unikë burgimi në kohëzgjatje prej 20 ( njëzet) vjet në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt. 25.02.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin Agron Tolaj, me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vjet në të cilin dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga data 30.01.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin ARIF VOKSHIN, me dënim unik burigimi në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vjet në të cilin dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 1.02.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin HASAN ZENELI, me dënim unik burigimi në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet në të cilin dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 30.04.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin AGIM MAKOLLIN, me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 1.05.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin QERIM KELMENDIN, me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet, gjendët në arrati.

 

  1. Të akuzuarin Hamzë Pangjaj, me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 13 (trembëdhjetë) vjet, gjendët në arrati.

 

  1. Të akuzuarin ASLLAN SELIMI, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjet në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 31.01.1997 e tutje.
  2. Të akuzuarin EQREM KASTRATI, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjetë, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 2.02.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin ISAK SHABANI, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjetë, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 8.02.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin BISLIM ZOGAJ, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjetë, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 1.02.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin ALI GJULIQI, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 9 (nëntë) vjetë, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 1.02.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin DEMIR LIMAJ, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vjetë, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 1.02.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin AGIM HULAJ, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjetë, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 30.01.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin SELIM LOKAJ, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjetë, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 1.02.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin HAJDIN RAMEN, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vjetë, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 7.02.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarin NEZIR ZOGAJ, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 4 (katërë) vjetë, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar nga Dt. 12.02.1997 e tutje.

 

  1. Të akuzuarit obligohen që solidarisht t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale sipas listës së shpenzimeve si dhe në emër të paushallit secili veq e veq shumën nga 1.000 dinarë.

 

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesave të tyre juridiko-pasurore udhëzohen në kontestin e rregullt civil.

 

Prej të akuzuarit ARIF VOKSHI, merren: pushka automatike nr. AL-099662, pushka automatike nr. 3 A-3912, pushka e ashtëquajtur “Pumparicë”e markës “Moseberg”M-500 A 126 AK 550 384, 3 bomba të prodhimit Kineze dy ofenzivë një defanzivë, 7 dinamita shtapin, 149 plumba kalibar 7, 62mm dhe 74 plumba për pushkë të gjuetisë kalibar 12mm.

 

Prej të akuzuarit Eqrem Kastrati, merret revolveri i markës “Bernandeli”kalibar 7, 65 mm me 30 plumba.

 

Prej të akuzuarit Hasan Zeneli merret pushka e prodhimit Rus nr. KX 08 25 një kuti me paisje elektronike dhe një nishan optik për pushkë.

 

Prej të akuzuarit Agim Makolli meren dy bomba dore nr. SRB-8804 dhe SRB – 9098, boksi i hekurt dhe 19 plumba kaliber 7, 62mm.

 

Prej të akuzuarit Nezir Zogaj, merret automatiku i prodhimit të jashtëm nr. 745438 me dy shanzhera dhe 60 plumba, automatiku CZ-Kragujevc nr. B-19509 me dy shanzhera dhe 48 plumba kalibar 7, 62mm.

 

Prej të akuzuarit Hajdin Rama meret pushka automatike “Carica”“M-lo”nr. 0004909, pushka me sjanper nr. C x 117- 0011, nishani optik, 500 plumba të kalibrit të vogel kalibër 22 mm dhe 90 plumba për snajper kalibër 7, 62 x 51mm.

 

II.

 

I akuzuari ILIR GASHI, i lindur me 22.07.1971, në Komoran ku edhe banon, i biri i Xheladinit dhe nënës Shefkije, e lindur Elshani, shqiptar, shtetas i RFJ, i pa martuar, din shkrim e lexim ka të kryer shkollën ekonomike, hoterlier sherbimin ushtarak të pa rregulluar, mbahet në EU-KK Gllogovc, më parë i pa gjykuar, i gjendjes së mesme ekonomike, në paraburgim ka qenë nga Dt. 2.02.1997 e deri me Dt. 16.XII.1997.

 

I akuzuari ALBAN NEZIRI, i lindur me 14.04.1974 në Prishtinë ku edhe banon në lagjën “Dardania”SU-9/9 lamelal/18, i biri i Imerit dhe nënës Mone, e lindur Kaqoraj, shqiptar, shtetas i RFJ, din shkrim e lexim, student i mjeksisë, i pamartuar, shërbimin ushtarak të pa rregulluar, më parë i pa gjykuar, në paraburgim ka qenë nga Dt. 30.01.1997, e deri me Dt. 16.XII.1997.

 

Në bazë të nenit 350 al. 3 të LPP.

 

LIROHEN NGA AKUZA

 

I akuzuari ILIR GASHI,

 

Se me propozimin e babait të tij Xheladin Gashit dhe të akuzuarit Nait Hasani, është bërë pjesëtar i grupit dhe në shtator të vitit 1996 ka pranuar që të marri pjesë në akcion Sulm në Degën e punëve të mbrendshme në Gllogovc të cilin sulm është dashur ta kryejnë Nait Hasani dhe Bislim Zogaj, ashtu që në mbrëmje Naitin e ka vozit deri të shkolla fillore në fshatin Koretica e Epërme ku me armë e ka pritë Hajdin Rama, mirëpo pas heqjes dorë nga kryerja e akcionit për shkak të momarrëveshjes në mes të Nait Hasanit dhe Bislim Zogaj, ditën e nesërme ka shkuar të Naiti, i cili atë natë ka fjetur të Hajdin Rama.

 

Me këtë kishte për të kryer vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 2 të LPJ lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ.

 

Për shkak të mungesës së provave së këtë vepër e ka kryer.

 

I akuzauri ALBAN NEZIRI.

 

Se me Dt. 28.08.1996 reth orës 2, 40 minuta së bashku me të akuzuarin Qerim Kelmedit dhe tani të ndjerin Adrijan Krasniqi, ka kryer sulm terrorist në Degën e policisë në fshatin Çellopek, ashtu që ju kanë afruar e pastaj kanë hapur zjarrnë drejtim të degës sëpolicisëdhe nga armet e kaliber 9mm kanë shkrepur 3 plumba e pastja kanë aktivizuar dhe në objekt i kanë hedhur dy bomba dore duke shkaktuar rrezik për jetën e policëve kujdestar Radoica Nikqeviq, Radojko Arsinjeviq Sasha Radojeviq dhe Dejan Derleviq,

– me këtë në bashkëveprim në të akuzuarin Qerim Keljmendin dhe tani të ndjerin Adrijan Krasniqi kishte për të kryer veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 139al. l të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ, veprën penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ.

 

Në mungesë të provave së këtë vepër e ka kryer.

 

Arsyetim

 

Prokuroria e qarkut në Prishtinë, me aktakuzen PP. nr. 25/97. Nga Dt. 25.07.1997, ka akuzuar Nait Hasanin, për shkak të veprës penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. 2 lidhur me al. l të LPJ, lidhur me nenin 26 të LPJ, veprës penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ dhe veprës penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l tëLPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ, Agron Tolaj, për shkak të veprës penale nga neni 47 al. 2 pika6 të LPS, dy veprave penale nga neni 125 lidhur me nenin 24 të LPJ dhe veprës penale nga neni 125 të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dhe veprës penale nga neni 136 al. l lidhur me nenin 125 të LPJ. Arif Vokshin, për shkak të veprave penale nga neni 47 al. 2 pika 6 të LPS, dy veprave penale nga neni 125 lidhur me nenin 22 të LPJ, veprës penale nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ, dhe veprës penale nga neni 136 al. l lidhur me nenin 125 të LPJ. Hasan Zenelin, për shkak të veprave penale nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dhe veprës penale nga neni 136 al. l lidhur me nenin 125 të LPJ dhe dy veprave penale nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ dhe veprës penale nga neni 125 të LPJ. Të akuzuarin Qerim Kelmendin, për shkak të veprave penale nga neni 125 të LPJ, të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ dhe veprës penale nga neni 136 al. l lidhur me nenin 125 të LPJ. Të akuzuarin Alban Nezirin, për shkak të veprës penale nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, lidhur më nenin 22 të LPJ dhe veprës penale nga neni 136 al. l lidhur me nenin 125 të LPJ. Të akuzuarin Agim Makollin, për shkak të veprës penale nga neni 125 të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ, vepre penale nga neni 136 al. l lidhur me veprën penale nga neni 125 të LPJ dhe veprës penale nga neni 125 lidhur me nenin22 të LPJ. Të akuzuarin Hamzë Pangjaj, për shkak veprës penale nga neni 125 të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ dhe veprës penale nga neni 136 të LPJ lidhur me nenin 125 të LPJ. Të akuzuarin Asllan Selimin, për shkak të veprës penale nga neni 136 al. l lidhur me nenin 125 të LPJ, si dhe Eqrem Kastrtin, Isak Shabanin, Bislim Zogaj, Ilir Gashin, Ali Gjuliqin, Demir Limaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj, Hajdin Rama dhe Nezir Zogaj për shkak të veprave penale nga neni 136 al. l lidhur me nenin 125 të LPJ.

 

Të njetën kohë ka propozuar që të akuzuarit Qerim Kelmendi, tani i ndjeri Adrijan Krasniqi dhe Hamze Pangjaj, të cilët nuk janë të arritshëm për organet shtetërore të gjykohen në mungesë.

 

Me aktvendimin e kolegjit të kësaj gjykate P. nr. 68/97. nga Dt. 2.X.1997, është vendos që të akuzuarit – personat më të lartë të ppërmendur të cilët nuk janë të arritshëm për organet shtetërore të gjykohen në mungesë, në kuptim të nenit 300 al 3 të LPJ, ndërsa të përmendurëve gjykata iu ka caktuar mbrojtes sipas dëtyrës zyrtare.

 

Mëqense i akuzuari Januz Zeneli me Dt. 17.X.1997, ka vdekur në SHNP-Spitali në Beograd, atëhetë gjykata me aktvendimin e saj P. nr. 68/97. nga Dt. 23.X.1997, pezulloj proceduren penale kundëër Januz Zenelit, në kuptim të nenit 143 të LPP.

 

Poashtu, gjykata me aktvendimin P. nr. 68/97. nga DT. 14.XI.1997, ka pezulluar procedurën penale kundër të të akuzuarit Adrijan Krasniqi i cili me DT. 16.X.1997, ka humbur jetën në sulmin terrorist në Degën e policisë në në Kliqine, në kuptim të nenit 143 të LPP.

 

Në seancën kryesore publike, ndërsa gjatë leximit të aktakuzës përfaqësuesi i aktakuzës Miodrag Surla, Zëvendës i PPQ në Prishtinë bëri ndryshimin e kualifikimt juridik të veprave penale për të për të akuzuar Arif Vokshin dhe Agron Tolaj ku në vend të veprave penale nga neni 47 al. 2 pika 6 të LPS ju ka vënë në barrë kryerjen e veprave penale nganeni 125 të LPJ, të ndëshkuara sipas nenit 139 al. 2 lidhur me al. l lidhur me nenin 22 të LPJ.

 

Në fjalen përfundimtare përfaqësuesi i aktakuzës, Miodrag Surla, bëri ndryshimin e pjesërishëm të dispozitivit të aktakuzes për të akuzuarit Nait Hasani, Eqrem Kastratin, Bislim Zogaj, Ilir Gashin si dhe bëri ndryshimin e kualifikimit juridik për të akuzuarit Bislim Zogaj, Ilir Gashi dhe atë nga vepra penale nga neni 136 al. l në të njejtën vepër penale mirëpo në al. 2 lidhurme nenin 125 të LPJ, ndërsa në pjesën tjetër mbeti pranë aktakuzes së paraqitur me shkrim dhe gjykyatës i propozoi që të akuzuarit për veprat e përmendura penale t’i shpalli fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

 

I akuzuari Nait Hasani, në mbrojtjen e tij para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate, në mes tjerash ka deklaruar:

 

Se në vitin 1990 në muajin prill ka dalur nga burgipër shkak të veprës penale nga neni 133 të LPJ, në vitin 1992 në fakulltet në Prishtinë gjatë muajit shtator- tetor është njoftuar me Rexhep Selimin, po ashtu në fund të vitit 1992, është njoftuar me Xheladin Gashin.

 

Me Rexhep Selimin, ka kontaktuar kur ka ardhur në Prishtinë me ç’rast, ndërsa në këto kontakte prej Rexhep Selimit ka kuptuar se ekziston i ashtuquajturi “Grupi i Drenicës”dhe Rexhepi i ka propozuar që edhe ky- Naiti të angazhohet dhe punoi në këtë grup, se këtë propozim nuk e ka pranuar dhe për këtë e ka njoftuar Xheladin Gashin. Pastaj ka deklaruar se në muajin dhjetor të vitit 1992 në Prishtinë të Xhamia e Llapit, derisa ka qenë në shoqëri me Rexhepin, Rexhepi e ka njoftuar me njëfarë personi të quajtur Ismet, ndërsa më vonë ka kuptuar se ky person- Ismet në të vërtetë ka qenë Zahir Pajaziti. Se pas kësaj, në takim me Rexhepin, ka kuptuar se egzistojnë dy grupe “Llapit”dhe “Drenicës”dhe këto grupe janë të armatosura dhe deshirojnë të luftojnë kundër policisë dhe personave të cilët punojnë për polici pas kësaj, ashtu si deklaron i akuzuari Nait, është takuar me Xheladinin në shtëpinë e Xheladinit në fshatin Komoran kanë biseduar për egzistimin e këtyre dy grupeve dhe kanë propozuar se këto dy grupe mund të bashkohen dhe të bëhet një grup dhe mund të egzistojë me emër “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – UÇK”, pas kësaj Rexhepit i ka propozuar që këto dy grupe të bashkohen. Pastaj, në mbrojtjen e tij ka deklaruar se nënjë takim Rexhepi ka pyetur se sa keni mundësi për ta gjetur ndokënd për të siguruar para për ndihmën e grupeve, ndërsa ky -Naiti i ka premtuar Rexhepit se do të shiqon mundësinë për ta gjetur ndonjë person për të siguruar para, ndërsa ky lidhur me këtë ka biseduar me Xheladin Gashin. Pas kësaj bisede me Xheladinin kur Xheladini i ka thënë se duhet pët të shkuar në Tiranë sepse atje ka miq të cilët munden me siguruar para ashtuqë ky dhe Xheladini në pranverë të vitit1993, janë shkuar në Tiranë ku i kanë pritë Kadri Veseli dhe Sylë Azemi, me ç’rast kanë siguruar 6. 000 DM. të cilat deviza ky ia ka dhënë Rexhep Selimit. Pas këtij rasti dhe dy herë tjera kanë qenë në Tiranë, se përseri kanë biseduar me personat më lartë të permendur, se i kanë njohtuar se ëshët ardhur deri të bashkimi i grupeve dhe kanë kërkuar ndihmë. Mirëpo, nuk kanë marrë. Po ashtu, ka deklaruar se ndihma ka ardhur jashta vendit permes agjensive turistike ashtuqë dy herë përmes agjensive turistike Xheladini, ka marrë nga 20. 000DM. dhe atë gjatë viteve 1994 dhe 1995, ndërsa ky- Naiti gjatë vitit 1996 përmes të fejuarës së tij – Fatmire Zogaj i ka marr 20. 000DM. dhe i ka dhënë Rexhepit rrespektivisht prej ketyre devizave 5. 000DM. ia ka dhënë Ismetit “Zahir Pajazitit”. Se paratë i kanë kërkuar për të blerë arm, për çka ka qenë i angazhuar Xheladin Gashi ashtuqë i ka blerë 4-5 automatika, 2 snajpera, dhe 20 bomba dore, këto armë Xheladini i ka lënë në fshatin Sankovc të Gllogovicit, të daja i vet Dini-Hajdin Rama, se së bashku me Xheladinin dy herë ka shkuar të Hajdin Rama për t’i marrë armët e përmendura. Po ashtu ka deklaruar se një pjesë të armëve kanë qenë të fshehura në fshatin Divjakë të Nezir Zogaj të i cili ky sëbashku me Xheladin Gashin, ka shkuar për ti marrë armët dhe të ky në Prishtinë, Xheladini i ka sjellur 20 bomba dore të cilat bomba prej tij i ka marrë Rexhep Selimi, ndërsa 10 prej tyre ia ka dhënë Ismetit. Pastaj ka deklaruar se prej Rexhep Selimit ka kuptuar se Grupi i Drenicës vepron në territorin e Mitrovicës, Gllogovcit, Sërbicës, Klinës, dhe Malishevës dhe ky- Rexhepi i takon këtij grupi, se grupi atëherëështë në përbërje prej 30 – 40 personave ndërsa mund të siguroj edhe 100 persona dhe janë të armatosur me automatik, revolvera dhe bomba, ndërsa grupi i Drenicës rrespektivisht grupi i Llapit vepron në territorin e Prishtinës, Podujevës dhe Pejës dhe në këtë grup është Ismeti, grupi i numron 10-20 persona ndërsa kur janë bashkuar kanë vepruar si unik dhe kanë kryer aksione në shumë vende në krahinë. Pastaj, në mbrotjen e tij ka deklaruar se në muajin Gusht apo Shtator të viti 1996 ka marrë pjesë në sulm në degën e policisë në fshatin Kliqinë dhe perveq tij në këtë aksion ka marrë pjesë edhe Rexhepi si dhe Musa Jashari ashtuqë ky ka shkuar të Rexhepi në Klinë, pastaj ka ardhur Musa dhe me një automjet kanë shkuar deri nëafersi të stacionit të policisë në Kliqinë, që të tre kanë qenë tëarmatosur me pushka automatike mirëpo, akcionin nuk e kanë kryer sepse nuk kanë mund për të shtënë ndërsa me vonë me Rexhepin janë marrë vesh që këtë akcion ta kryejnë një javë më vonë, se akcionin e kanë kryer ashtu që ky me Rexhepin kanë bërë roje, ndërsa Musa Jashari e ka hedhur një minë me ndihmën e pushkës e cila ka eksploduar por jashta objektit. Pastaj ka deklaruar se meqënse Rexhepi pas këtij aksioni, ka kuptuar se po e kërkon policia, atëherë e ka lëshuar Prishtinë dhe ka shkuar në Drenicë ndërsa ia ka lënë lidhjen për të kontaktuar me vellain e tij. Rexhepit – Asllan Selimin i cili ia ka percjellur porositë e Rexhep Selimit. Se në muajin shtator të vitit 1996, prej Rexhepit ka kuptuar se duhet për ta kryer një akcion në Degën e policisë Gllogovc, këtë akcion duhet për ta kryer vet, pastaj ky ka biseduar me Xheladinin ashtu që Xheladini ia ka siguruar Bislim Zogajn. ka ekzistuar që marrveshja që ky- Naiti ta pretë Bisliminte një kanal nëafërsi të Gllogovcit me ç’rast Xheladini është dashur për t’i sjellur armët. Mirëpo, Xheladini nuk ka ardhur veq ka ardhur vetë Hajdin Rama i cili ka sjellur njëpushkë për këtë sidhe një tjetër për Bislimin, ky Bislimin e ka pritë prejorës 20,30 minuta deri në ora 21. 00 sepse ka qenë fjala që pas orës 21. 00 nuk guxohet për të shtënë, e mëqense Bislim Zogaj, nuk kaardhur atëhere ky ia ka këthye revolverin Hajdin Rames dhe ka bujtë të Hajdini. Ka deklaruar se më vonë ka kuptuar se me Bislimin nuk janë marrë vesh mirë rreth vendit të pritjes sepse kanë pritë në vendet e ndryshme dhe ashtu nuk janë takuar.

 

Pastaj, ka deklaruar se Rexhepi ka fjetur të ky në banesë dhe ia ka dhënë 10.000 DM. Sepse këto para Rexhepi, është dashur për t’ia dhënëIsmetit në mënyrë që grupi i Llapit të kryen ndonjë akcion ndërsa me vonë-atë ditë Rexhepi i kathënëse janë takuar me Ismetin dhe kanë planifikuar për ta kryer një akcion në Prishtinë dhe atë kundër rektorit Papoviq, sepse ky ka qënë pengesë për t’u kthye nxënësit në Shkollë ashtu si kaqënë marrveshja në mes të kryetari Millosheviq dhe Rugoves dhe ky ditën e nesërme me automjetin e vet është kthye në fshatin Polanicë. Poashtu në mbrojtjen e tij ka deklaruar se kur është kontaktuar me Rexhepin ka shfrytëzuar pseudonimin “Kujtimi”ndërsa Rexhepi e ka shfrytëzuar pseudonimin “Agroni”, se në kontaktet e bërë me Ismetin ka shfrytëzuar pseudonimin “Abaz”me Xheladinin “Ilir”, ndërsa Xheladini ka shfrytëzuar pseudonimet “Agimi”dhe “Luli”, Xheladini kur ka shkuar të Hajdin Rama më ka prezantuar si “Burim”, Rexhepi përveq pseudonimit të permendur ka shfrytëzuar edhe pseudonimet “Xhema”dhe “Curi”, ndërsa Asllan Selimi ka shfrytëzuar pseudonimet “Ganiu”dhe “Rifat”këto pseudonime i kanë shfrytëzuar kur porositë i kanë përcjellur me ndihmen e pejgjerit, për tëmos ditur kush kënë e thërret.

Mirpo në seancën kryesore publike i akuzuari Nait Hasani, në tërsi ka mohuar këtë mbrojte – deklaratë para gjygjtarit hetues të kësaj gjykate dhe ka theksuar se këtë deklaratë të paraqitur para gjygjqtarit hetues e ka dhënë nën kërcnim sepse nga ana e inspektorëve ka qenë i kushtëzuar që të jep të njejtën deklaratë që e ka dhënë para tyre edhe para gjyqtarit hetues ndërsa në të kundërten tortura ka për të vazhduar, prandaj për këto shkaqe, ashtu si ka deklaruar, ka qenë i detyruar të perserisë krejt atë që e ka thënë para personave të autorizuar zyrtarë, ndërsa këtë deklaratë para personave të autorizuar zyrtar e ka dhënë ashtuqë personat e autorizuar zyrtar i kanë permendur emrat, ashtu si ka deklaruar dhe pastaj këta vet janë ardhur deri të një konkludim dhe e kanë detyruar që kështu të deklaronte edhe para gjyqtarit hetues.

 

I akuzuari Agron Tolaj, në mbrojtjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate ka deklaruar se: gjatë mujit janar të vitit 1995, ka qënë i ftuar nga djali i axhes Zaj Tolaj dhe është porositur që të qendroj në shtëpi sepse ka për ta thirrë me telefon Sali Çekaj të cilin përndryshe e njeh edhe më parë, se i njejti gjendet në Gjermani dhe Sali Çekaj ka dëshirë për të biseduar diçka me të. Sali Çekaj e ka thirrë dhe i ka thënë që të vjen në Deqandhe ta presi të vendbanimi kufitar “Shkoza e Junikut”sepse ka shumë sende me vedi dhe t’i siguroj ushqim derisa të qëndroj në Deçan me vrejtje se Sali Çekaj ka planifikuar kalimin ilegal në vend. Ky ka pranuar për ta prit Salihun dhe ditën kritike nëvendin për ku janë marr vesh të njejtin e ka prit me ç’rast me Sali Çekajn është ardhur edhe Salih Tahiraj bashk me tre persona tjerë – gjithësejtë pesë persona, se në atë bisedë Sali Çekaj, ka pyetur se a është ndërtuar vendbanimi në Junik dhe ky – Agroni a e din se ku gjendët ky vendbanim, a ka roje rreth vendbanimit dhe a i shfrytëzon dikush ato shtëpi. Me atë rast, ashtu si ka deklarar, Sali Çekaj i ka treguar se këta të pestë janë ardhur nga Gjermania sepse kanë planifikuar për ta minuar këtë vend banim, ndërsa ky – Agroni nuk është e thanun që të marrë pjesë në këtë akcion sepse në mesin e këtyre të pestëve gjendet Mal Lokaj i cili nuk dëshiron për t’u pa me Agronin, ndërsa aty përveq Salih Çekaj, Saim Tahiraj kaqënë Ismet Çekaj, Zenel Idrizaj dhe Mal Lokaj, pastaj ky iu ka treguar vendin ku gjendet kolonija e refugjatëve iu ka treguar rrugën dhe këta pesë persona atë mbrëmje rreth orës 20,00 kanë minue tri shtëpi prej të cilave dy janë dëmtuar, ndërsa mina e tretë nuk ka eksploduar. Pas këtij akcioni nuk është pa me të njejtit mirpo sipas marrëveshjes me Sali Çekaj, ka shkuar në Gjakovë në mënyrë që me Sali Çekajn, të kontakton përmes telefonit në mënyrë që ky – Agroni me telefon t’i tregoj se si kaqënë reakcioni në detyrën e kryer.

 

Lidhur me akcionin e dytë i cili ka qënë në muajin gusht të vitit 1996 ka deklaruar se disa ditë para akcionit përmes telefonit në Gajkovë e ka thirrë Saliu dhe i tregon cilët ditë duhet me qenë në shtëpi në fshatin Poberxhë sepse Saliu përsëri ka planifikuar me disa shokë për të ardhur me qëllim që ta minoj kolonin e refugjatëve në Baballoq, mirëpo ky – Agron duhet për ta vëzhguar terrenin, të vërteton se a ka roje dhe a banon dikush në këto shtëpi. Në kohën e caktuar ka ardhur Saliu mirpo më parë të ky ka ardhur Ismet Çekaj i cili i ka treguar se ka ardhur Saliu me disa shokë nga Shqipëria dhe Saliu ka dërguar Ismetin për ta thirrur, pastaj ka shkuar në vendin e caktuar, se atje i ka pa Saliun, Zemaj Idrizin dhe Saim Tahiraj. Ka deklaruar se kur ka kontaktuar përmes telefonit me Salih Çekaj lidhur me akcionin në koloninë e refugjatëve në Baballoq, Sali Çekaj i ka thënë që ky t’i gjenë disa shokë-anëtarë të cilët eventualisht kishin me dhënë ndihmë dhe me atë rast e ka përmendur Agim Hulaj metë cilin më parëështë dashtë me telefon me biseduar Saim Tahiraj. Pastaj ky ka shkuar të Agim Hulaj, se kanë biseduar lidhur me këtë dhe janë marrë vesh se këtij grupi kanë me i dhënë ndihmë nëse ka nevojë. Përveq Agimit këtë ja ka përcjellur edhe Arif Pangjaj – Arif Vokshi nga fshatin Pobergjë i cili poashtu ka pranuar që t’i ndihmon, nëse ka nevojë, grupi të Sali Çekajt, ndërsa Agimit dhe Arifit ju ka thënë se Saliu ka planifikuar minimin e kolonisë së refugjatëve në fshatin Baballoq për çka ky ka pranuar. Se pastaj ka shkuar deri të vendin ku e kanë pritë Saliu me disa përsona, pastaj Saliu i ka thënë se ndihmë nuk na duhet e pastaj ka shkuar në shtëpinë Arifit dhe i ka thënë se Arifi bashkë me Agimin janë të lirë, ndërsa ky Agroni ka pranuar që t’i ndihmoj grupit Saliut në këtë akcion ashtu që ky i ka marr një palë dana ashtu si e ka porositur Saliu dhe është kthye në vendin ku e ka prit grupi i Salihut. Se kanë qenë të armatosur me pushkëautomatike dhe 4 kg. eksploziv pastaj janë shkuar deri në koloninë e refugjatëve në Baballoq, pastaj Saimi nga torba e ka nxjerrë eksplozivin dhe secilit ja ka dhënë nga një kilogram dhe këtë eksploziv e kanë vendosur në 3 shtëpi dhe një makinë të ndërtimtarisë ndërsa ky prej Saliut e ka marrë një automat dhe ka mbetur për të bërë roje në mënyrë që me dritë të baterisë grupit t’i jep shenjë në rastë dikush praqitet, të njejtit eksplozivin e kanë vendos dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, përsëri janë takuar në vendin e caktuar e pastaj janë shpërnda ashtu që ky grup ka shkuar për në Shqipëri ndërsa ky është kthye në shtëpijen e vetë. Në momentin kur janë shpërnda Saliu i ka thanë se ti prej ditës së sotme je anëtar i grupit bashkë me shokët e juaj duke menduar në Agimin dhe Arifin dhe deri më tani ky ka qenë vetëm grup ndersa prej kohës së tashme është “Ushtrija Çlirimtare e Kosovës”. Me rastin e ndarjes Saliu ia ka lënë pushkën automatike dhe i ka thënë se pas disa ditëshnga Shqipëria do të kthehet Saim Tahiraj dhe do të bjenë armë, ndërsa janë marrë vesh për vendin ku Saimi ka për t’i lënë armët, meqënse nuk e ka ditë ditën e sakt kur do të vjen atëher ky në vendin e caktuar ka gjetur pushkën automatike, pushkën “Pumparicë”3 bomba dore dhe 3 kg. eksploziv dhe këto armë i ka que të shtëpia e Arifit. Përveq këtyre amëve ka gjetur edhe një cedule me porosi që ditën e nesërme në ora 7,00 të mengjezit të gjendet në të njejtin vend për të takuar me Saimin dhe me atë rast Saimi i ka thënë se detyra e më tejme e juaj është që ta vështroni terenin dhe të ketë kujdes që dikush mos ta prenë malin pa kontrollë dhe askujt të mos i tregoj se çka punojnë edhe anëtaret e kujt janë, pastaj të punojnë në rritjen e anëtarëve të grupit të tij. Pastaj, ka deklaruar se ky ditën e nesërme në një qajtore në Deçan ka takuar Arifin dhe Agimin, dhe iu ka treguar se e kanë edhe një anëtarë – Selim Lokajn, pastaj kanë shkuar të shtëpia e Arifit dhe e kanë dhënë betimin me sa vijon “Ne jetojmë këtu, duhet të jemi të ndershëm njëri ndaj tjetrit, mos t’i tregojmë askujt çka punojm dhe japim besën se njëri tjetrin skemi për ta tradhëtuar”.

 

Ditën e nesërme, ndërsa pas dhënjës së betimit janë marrë vesh që të shkojnë në teren të vendi i quajtur “Gryka e Jasiqit”me vedi kanë marrë dy pushka automatike, pumparicën”një kg. eksploziv 5kg. benzin dhe në mengjez këta të katër janë shkuar në mal dhe kanë pritë deri në ora 12, 00pas dite e meqenëse askush nuk ka ardhur ateherë janë kthye në shtëpi me vrejtje se ekplozivi iu ka dashtë për ta asgjësuar kamijonin e ngarkuar me dru, ndërsaarmët i kanë patur për sigurim, ditës e nesërme, ashtu si deklaron, ky bashkë me Hamzen e vështrojne terenin e meqënëse e gjejnë një traktor ateherë në të njejtin e vendosin eksplozivin dhe të njejtin e asgjësojnë, ndërsa më vonë ka kuptuar se pronarë i atij traktori ka qenë Ismet Maloku.

 

Poashtu ka deklaruar se kanë planifikuar sulmin në degën e policisë në fshatin Rezniq dhe atë në kohën në mes të 27-30.XI.1996, ndërsa shkak për sulm ka qenë hakmarje ndaj një polici serbë i cili në vitin 1991, e ka vra Mentorin vëllaun e Ismetit. Se grupi i Saliut ka ardhur nga Gjermania në Shqipëri mirëpo deri të sulmi në Degën e policisë nuk është ardhur meqenëse në ndërkohë me thike është therrë vllau i Ismetit ashtu që akcioni është shtye për ditën tjetër meqenëse ka ra edhe borë ateherë ky më vonë ka lajmrue nga Gjermania se nuk do të vjen. Poashtu ka deklaruar se Selim Lokaj, ka propozuar që të sulmohet një kafiteri nëDeçan, ku tubohen serbët dhe malazezët, mirëpo kjo ka mbetur vetëm si ide, me vrejtje ashtu si deklaron se nga Saliu ka kuptuar se grupi i tij ka kryer sulmin diverzant në kafiterin “Çakor”në Deçan, mirëpo ky në këtë sulm nuk ka kurrfarë pjesmarrje.

 

Mirëpo, në seancen kryesore ka deklaruar se veprat të cilat në akuzë i vëhen në barrë nuk i ka kryer ndërsa për të njëjtat ka dëgjuar përmes mjeteve të informimit publik, ndërsa deklarata para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate me Dt. 2.02.1997, është dhënë nën kërcnim në lokalet e SPB, ashtu që diçka e tillë edhe nuk i ka deklaruar gjyqtarit hetues dhe kjo deklaratë të gjyqtari hetues vetëm ka mund të percjellet nga SBP.

 

I akuzuari Arif Vokshi, në mbrotjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues të kesaj gjykate ka deklaruar se Agron Tolaj, të cilin perndryshe shumë herët e njeh i cili është edhe nga i njejti fshat, me Dt. 24.02.1996, ka ardhur të shtëpia e tij dhe i ka thënë se prej Shqipërisë kanë ardhur disa persona të fshehur në mal dhe planifikojnë që të kryejnë një akcion në kafiterinë “Çakor”në Deçan dhe i kapropozuar që të shkon me të, se ky ka pranuar dhe në vendin e caktuar ka ardhur rreth orës 20, ku perveq Agronit i ka pa edhe tre persona të panjohur, ndërsa njeri prej tyre ju ka prezantuar si “Sallko”, se ky person iu ka duk si person i njohur ndërsa dy persona tjerë ju kanë prezantuar si “Zoki”dhe “Zeni”, kanë qenë të uniformuar dhe të armatosur me pushkë automatike dhe kanë pasë 3 bomba dore. Se “Zeni”ju ka prezantuar si kapiten nga Shqipria ndërsa “Zoki”si Major i cili ka pyetur se psiçkisht a je i gatshëm që bashkë me këta ta kryejë akcionin e planifikuar, se ky këtë e ka pranuar dhe iu ka premtuar se për këtë askujt nuk ka për ti tregue ateherë “Sallko”ja ka dhënë pushkën automatike të cilën e kishe planifikuar për Agronin ndërsa Agronit ja ka dhënë një torbë me bomba dhe municion. Me rastin e nisjes “Zoki”ka bërë renditjen e grupit ashtuqe në këmbë kanë shkuar nepër mal pastaj kanë dal në rrugë deri të vendi Bistria e Lloqanit e pastaj kanë ardh deri të tregu i kafshëve në Deçan ku janë ndalë dhe kanë repetuar pushkët pastaj “Sallko”ka caktuar mënyren se si kanë për të shkuar- ecur ashtuqë i pari ëshët nisur “Sallko”, “Zeni”, Agroni, “Zoki”ndërsa ky ka qenë i fundit në rrugë në drejtim të kafiterisë “Cakor”në Deçan. Kur kanë ardhur para kafiterisë “Çakor”, ashtu si deklaron, ky me “Zokin”kanë qëndruar nëanën e djathtë, Agroni dhe “Zeni”në anën e majtë, ndërsa “Sallko”në mes. Se në kafiteri i pari ka hy “Sallko”me këmbë fort i ka ra derës së hyrjes dhe e ka hapur dhe kur ka hy mbrenda në kafiteri ka filluar që të shtënë rrafall, ndërsa kur këta kanë ndëgjuar të shtënat e tij ndërsa sipas urdhërit paraprak, ata kanë filluar që rrafall të shtiejnë në dritaret e kafiterisë, pastaj “Sallko”eshte kthyer mbrapa dy – 3 hapa dhe në një moment i ka mundësuar Agronit që ta hedhi një bombë permes derës në pjesën e mbrendshme të kafiterisë. Pastaj, janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe kanë kaular afër qajtores së Avdyl Gjikokajt, “Zeni”ka shtënë në dritare të qajtores, këtë “Zeni”e ka bërë, ashtu si më vonë i ka treguar për ta humbur gjurmën, të mos dyshohet kush ka shtënë në kafiteri pastaj janë shpërnda ashtuqe ky, “Sallko”dhe “Zoki”jane nisur në drejtimin e shkollës fillore në Carabreg ndërsa Agroni dhe “Zeni”janë nisur në drejtim të lagjen “Osaj”pas një kohe janë takuar në të njejtin vend prej ku edhe janë nisur dhe atëherë “Sallkon”e kanë njohur si Salih Çekaj i cili përndryshe kapunuar në gjykatën e Deçanit dhe nga i njejti e ka kuptuar se ky është komandant i “Ushtrisë Clirimtare të Kosovës”, anëtarë i së cilës veq ka qenë Agroni, ndërsa antarë i kësaj organizate ky është bërë tek në muajin korrik të vitit 1996. Në këtë vënd kanë qëndruar rreth 10 minuta, “Sallko”ia ka marrë pushkën ndërsa Agroni ka marrë për detyrë të hulumton krejt lidhur me këtë akcion dhe prej atëherë “Sallko”i ka premtuar se ka për të biseduar me oficerët dhe përmes Agronit ka për ta njoftuar se a mundet dhe kur të bëhet anëtar i organizatës, se në fund të muajit korrik të ky ka ardhur Agroni dhe i ka thënë se me Saliun përmes telefonit kanë biseduar dhe ka njohutar se ky është bërë anëtar i organizatës, ndërsa pas kësaj Agroni ka biseduar edhe me Selim Lokaj i cili ka pranuar të bëhet anëtar i organizatës ashtu që në këtë mënyrë keta të tretë janë bërë grup në kuadrin e grupit të Saliut, i cili grup ka ardhur nga Shqipëria.

 

Pastaj ka deklaruar se gjatë muajit gusht – 8 apo 9 të ky ka ardhur Agroni dhe ka njoftuar se nga Shqipëria përsëri kanë ardhur të njejtit përsona të cilët atë natë do të flejn në mal në fshatin Pobergjë dhe ditën e nesërme duhet të marrin pjesë në një akcion që ishte planifikuar dhe atë sulmi në kolonin e refugjatëve në Baballoq. Pastaj ky e ka njoftuar Selimin ndërsa gjatë asaj kohe Agroni është dashur me veshtrue terenin e asaj kolonie, ashtu që rreth orës 19,30 minuta të ky ka ardhur Agroni e pastaj së bashku kanë shkuar deri të vendi ku i kanë pritë oficerët, kur kanë mbri atje i kanë takuar dy oficerë të cilët kishi qenë të armatosur me dy pushka automatike “Pumparicë”3 bomba, municion dhe kanë patur torben me eksploziv. Këta oficerë ju kanë dhënë nga një pushkë automatike dhe ju kanë thënë se jeni të ngarkuar me këto pushka, ndërsa “Pumparicën”e kanë fshehur në mal. Këtaoficerë kanëbërë pregaditjen e eksplozivit dhe janë nisur në drejtimin e kolonis në Baballoq, “Zoki”i ka urdhërue që ky të bëjë roje në njëren anë, Agroni ka bërë roje në anën tjetër ndërsa këta – oficerët e kanë vendos eksplozivin në tri shtëpia dhe në një bager dhe me të shpejtë janë larguar nga vendi i ngjarjes, atë natë oficerët kanë mbetur për të fjetë në mal, ndërsa armët të cilat oficerët ju kanë lënë i kanë fshehur në mal, ndërsa ditën e nesërme Agroni i ka percjellur deri në kufi.

 

Pastaj ka deklaruar se me dt. 8.09.1996 rreth orës 21,00 ky, Agron Tolaj, Selim Lokaj dhe Agim Hulaj janë nisur për në mal në vendin e quajtur “Malet Erenikut”për ta kërkuar traktorin e Ismet Malokaj i cili ka qënë koperues i NP”Serbija Shuma”me qëllim që ta asgjësoj traktorin, ndërsa urdhëresën për këtë akcion e ka lëshuar Sali Çekaj, ndërsa këtë ia ka përcjellur Agroni, rrespektivisht se Sali Çekaj, ka dhënë urdhër për tëgjithë kooperuesit mirpo, këta përveq traktorin e Ismet Malokaj tjetër nuk kanë kërkuar. Se atë mbrëmje me vedi kanë marrë dy pushkat automatike, pushkën “Pumparicë”eksplozivin dhe 3 bomba e meqënse traktorin nuk e kanë gjetur në vendin e ngjarjes atëherë në mëngjez janë kthe në shtëpi.

 

Pastaj, si ka deklaruar më vonë, janë marr vesh që pas 3 – 4 ditësh ky dhe Agroni përsëri të shkojnë në mal për ta gjetur traktorin e përmendur dhe të asgjësojnë mirpo, Agimi dhe Selimi nuk kanë mundur që të shkojë me ta sepse kanë qenë në punë, ashtu këta – ky dhe Agroni në mbrëmje janë nisur për në mal ndërsa gjatë rruges kanë takuar Hamzë Pangjaj i cili kur i kanë treguar se ku po shkojnë atëherë edhe ky është nisur me ta, se rreth orës 7,30 minuta e kanë gjetur traktorin e Ismet Malokut, ashtu që Agroni, në traktor e ka vendosr eksplozivin, ndërsa ky bashk me Hamzen, kanë bërë roje, poashtu ka deklaruar se kanë pas urdhëresë që nëse dikush prej koperuesve vjen atëherë duhet me likujdue e pastaj të ikin për në Shqipëri ku do t’i lidhin me Salih Çekaj.

 

Lidhur me sulmin në Degën e policisë në fshatin Rezniq ka deklaruar se këtë sulm e ka planifikuar Saliu i cili i ka dhënë urdhër Agronit ndërsa Agroni lidhur me këtë e ka njoftuar Agimin dhe Selimin, ashtu që Agroni dhe Selimi kanë pranuar që të marrin pjesë në këtë akcion, mirëpo, pas kësaj sipas urdhërit të tij keta nuk janë ardhur. se oficerët nga Shqipëria “Zoki”dhe “Zeni”janë ardhur një ditë më parë dhe kanë fjetë në mal, dhe me Dt. 15.XI.1996, akcioni është krye, ashtu që, si i akuzuari spjegon, se ky bashkë me Agronin të këta në mal janë shkuar rreth ores 20,00 e pastaj janë nis dhe janë ardhur deri të ndërtesa e Degës së policisë në Rezniq e kanë bërë një rreth dhe janë dalur para rrëthojes së telit, pastaj janë marrë vesh rreth kryerjes së sulmit ashtu që “Zoki”ka urdhëruar që këti t’ia jap bombat, “Zeni”dhe Agroni kanë patur pushkët automatike ashtu qëkur të hyjnë në oborr këta së pari do të shtënë, ndërsa ky pastaj do ta hedhi bombën, mirepo, kur “Zoki”me dorë e ka prekë telin e rrethojes e ka pa se ka qenë i eletrizuar ashtu që nga ky i ka kerkue danat për ta pre telin e meqenëse ky nuk i ka pas danat nuk ka mund me hy në oborr e pastaj “Zotki”i ka urdhërue Agronit dhe “Zenit”të shtiejnë nga pushkëtë automatike sepse për ta hedhur bombën ka qenë larg. Se “Zeni”dhe Agroni kanë shtie në ndertesë dhe menjeherë janë tërhequr. Pastaj, në mbrojtjen e tij ka deklaruar se Selimi si anëtar ka pas për detyrë të bëjë përcjellejen e patrullës së policisë, në cilën kohë niset dhe atë të policisë në Decan, dhe për këtë ta njofton grupin sepse keto shënime Selimi është dasht me ja dhënë Agronit ndërsa Agroni, me ja përcjellë Salihut, mirëpo ka qenë planifikuar që, sulmin në stacionin e policisë në Deçan, të kryhet në muajin mars apo në fillim të prillit. Agimi ka qenë vetëm anëtarë i organizatës të grupit të tij dhe përveq asaj që ka marrë pjesë nëakcionin e pa sukseshem në mal në traktor, veprim tjetër nuk ka pas me perjashtim të përfitimit të anëtarëve të rinj, me qellim të zgjerimit të organizatës mirëpo vetëm ata anëtar për të cilët pajtohet Salihu. Lidhur me armët ka deklaruar se të njëjtat i kanë ruajtur në mal krejt diku deri në muajin nëntor e pastaj kyme Agronin të njëjtat i kanë marrë, i kanë pas prue dhe i kanë vendos në një shtëpi të zbrasët të kusheririt të vet i cili perndryshe jeton jasht vendit.

Mirëpo në seancën kryesore ka deklaruar se deklaratën para gjyqtarit hetues e kanë dhënë nën kërcnim, nuk ka guxuar që as mbrojtjes të kërkojë dhe para gjyqtarit hetues ka pranuar kryerjen e 4 veprave dhe atë pikërishtë në mënyrë ashtu si i kanë urdhëruar inspektorët.

 

I akuzuari Hasan Zeneli në mbrojtjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate ka deklaruar se me iniciativën e tani të ndjerit Zahir Pajaziti, ka hy në organizatën ilegale “Ushtria Clirimtare e Kosovës – UÇK”në fillim të vitit 1993 kur edhe e ka marrë pseudonimin “Behluli”e pastaj është kyq në punën aktive. Në fillim të vitit 1993, puna e tij shiqohet në atë që ka përfituar anëtarë të rinj organizatë dhe atë: Smajl Sejdiun, Jakup Brajshori, Muharrem Krasniqi, Januz Zeneli dhe Adem Makolli. Ashtu si ka deklaruar ky me të njejtit ka biseduar ndërsa këta edhe kanë pranuar që të bëhen anëtarë dhe të marrin pjesë në akcione. Lidhur me Agim Makollin ka deklaruar se i njejti në fund të vitit 1996, me të ka marrë pjesë në disa akcione të planifikuara, pastaj, ka deklaruar se në fund të vitit 1993 me Zahir Pajazitin dhe Isak Shabanin ka marrë pjesë në aksion në fshatin Braninë, kur në rrugë afër liqenit kanë pritë që të kalon polici Sredoje Radoviq e meqenëse ky at ditë nuk ka kaluar akcioni nuk është kryer ndërsa më vonë Zahiri ka bërë pritë-pusi dhe ka shtënë në këtë polic me pushkë snajperike, ndërsa vendimin për këtë aksion e ka marrë Zahiri. Se ky nuk ka ditur çfarë roli ka Zahiri në organizatë, se për këtë nuk ka folë, mirepo këta kanë pranuar dhe i kanë zbatuar vendimet e tij. Me rastin e pusisë ndaj policit Sredoje Radoviq, Zahiri ka qenë i armatosur me snajper të prodhimit Gjerman, ky me revolver ndërsa Isak Shabani me pushkë automatike, se këto armë ju ka dhënë Zahiri dhe pas akcionit të pa sukseshëm armët ja kanë kthye, ndërsa në këtë polic kanë dasht për të shtënë, ashtu si Zahiri ju ka thënë, për shkak se e ka malltretuar popullin- popullin shqiptarë.

 

Në muajin shtator, ashtu si ka deklaruar më vonë të vitit 1995, ky me Zahirin kanë kryer akcionin – sulmin në ndërtesën e shkollës së mesme në Podujevë, në të cilën kanë qenë të vendosur refugjatët ashtu ky e ka hedhur bombën ndërsa Zahiri ka qenë me të, ndërsa një muaj ditë pas këtij akcioni ky me Zahirin ka marr pjesë në akcion në ndertesën e Shkollës normale në Prishtinë, ku po ashtu kanë qenë të vendosur refugjatët, ashtu që Zahiri e ka hedhur bomën në këtë ndertesë.

 

Poashtu, në mbrojtjen e tij ka deklaruar së gjatë verës të vitit 1996, se së bashku me Agim Makolli, ka marrë pjesë në akcion-sulm në Stacionin e milicisë në fshatin Orllan, se vendimin për këtë e ka marrë Zahiri ndërsa akcionin e kanë kryer këta. Se ky i ka treguar Agimit çka duhet të punojë ashtu që ky – Agimi edhe se nuk ka qenë anëtarë i UÇK-së ka pranuar që me të të kryejnë këtë akcion, ashtuqë nga fshati me barkë nëpër liqenin e Batllavës janë ardhur deri në fshatin Orllan, me këta ka qenë edhe tani i ndjeri Januz Zeneli. Se ky e ka pasë automatin, Agim Makolli automatikun dhe bombën e dorës ndërsa Januzi pushkën M-48, ndërsa këto armë për akcion ia ka dhanë Zahiri. Kur janë ardhur në afërsi të stacionit të policisë ky i ka thënë Agimit që ta hedhi bombën, këtë Agimi e ka bërë mirëpo bomba nuk ka eksploduar e pastaj ky ka shtie në ajr, sepse ashtu i ka urdhëruar Zahiri me qëllim që të krijohet panikë.

 

Pastaj, deklaron se ky me Agimin e kanë kryer edhe një akcion dhe atë sipas urdhërit të Zahirit, ky sulm ka të bëjë me sulmin në barakë në afërsi të pendës së liqenit të Batllavës, në të cilat baraka poashtu kanë qenë të vendosur refugjatët me qëllim që të krijojnë panikë. Se me vedi kanë marrë ekploziv, një bombë të dorës, snajperin, ndërsa Agimi revolverin dhe kur janë ardhur deri të afërsia direkte e pendës, atëherë Agimi e ka hedhur bombën në mal e cila ka eksploduar ndërsa ky ka shtënë në ajr, poashtu kanë bërë stërvitje rreth përdorimit dhe vendosjes së eksplozivit. Pas këtij akcioni nga Zahiri i ka marrë 100 DM. Prejtë cilave 50 DM. ia ka dhënë Agimit. Poashtu, sipas urdhëresës së Zahirit është dashtë që të likujdohet edhe pylltari Azem N. nga fshati Brainë sepse është spiun i popullit shqiptarë, ky akcion është dashtë të kryhet gjatë vitit 1996, mirëpo ky me Agimin nuk kanë dashtë që ta kryejnë këtë akcion. Lidhur me likuidimin e Fadil Suleviqit, inspektor SPB, i akuzuari ka deklaruar se në fund të vitit 1996 në një qajtore është takuar me Zahirin dhe Agim Makollin, kur Zahiri ka propozuar që të likuidohet Fadil Syljeviqi, se ky me Agimin kanë pranuar për ta kryer këtë akcion ashtuqë me këtë rast Zahiri këtyre ju ka dhënë një shkorpijon, revolverin me 15 plumba, dy bomba dore dhe 500DM. Pas kësaj ky dhe Agimi dy herë kanë pritë për të ardhur Fadili, mirëpo Fadili nuk ka ardhur ndërsa herën e tretë e kanë pa në një kafiteri ku zakonisht është kthyer, mirëpo ky dhe Agimi nuk kanë dashtë për të shtënë në të ashtu që akcioni ka mbetë pa u krye.

 

Pastaj, ka deklaruar se në një rast në kafiterinë “Xhixhi”ky dhe Agimi janë takuar me Zahirin dhe me ç’rast Zahiri i ka përmend personat që duhet të likudiohen dhe atë milicioneri Sllavko, Murat Ajvazin, në femër shqiptare e cila është spiune e popullit shqiptarë, pastaj e ka përmend atentatin në rektorin Papoviq, Jakup Hotin dhe Bastri Pllanen, ndersa këtij i ka thënë se duhet me likujdue kryeshefin e SPB në Prishtinë, mirpo, lidhur me këtë do ta njofton më vonë.

 

Poashtu ka deklaruar se në një rast derisa ishin ulur në njëçajtore me Zahir Pajazitin, Zahiri i ka tregue se ky – Zahiri personalisht ka për ta likujduar gjyqtaren e gjykatës së qarkut në Prishtinë Danica Mirkoviq (Marinkoviq) të cilat detaje më për së afërmi gojarisht i shpjegoj në seancën kryesore publike. Pastaj ashtu si ky i akuzuar thekson nga Zahiri ka kuptuar se Zahiri bashkë me një person tjetër – Avnijun ka shtënë në policin Sredoje, se e ka vra Bejtush Bekën, se ka shtënë në policin MilloshNikolliq sidhe në Ejup Bajgoren.

 

Se me Dt. 27.04.1997, të shtëpija e tij ka ardhur Agim Makolli ku prezent ka qenë edhe tani i ndjeri Januz Zeneli, ku kanë biseduar se a do të vazhdojnë me kryrjen e detyrave apo jo, mirpo e kanë pritë, Smajl Sejdiun për të dëgjuar edhe mendimin e tij sepse ato ditëështë dashur të kryhet plagosja e disa personave dhe atë sipas urdhëresës së Zahirit, në mesin e të cilëve është dashur të plagosen Ganin, i quajtur Gadaf, pylltarin Nazmi Rustemin sidhe një pylltar tjetër nga Prishtina.

 

Se në muajin nëntor të vitit 1995 së bashku me Zahirin ka shkuar në Shqipëri ku kanë qëndruar 4 – 5 ditë me ç’rast Zahiri i ka siguruar 19 bomba të dorës katër paketime eksplozive, 7 – 9 ndezësa për kapislla denatori prej të cilave Zahiri ia ka dhënë 7 bomba dore dhe 2 paketime me eksploziv.

 

Se prej Zahirit ka marrë për detyrë që me dt 9.04.1996, të kryen sulmin në Internatin e shkollës normale në Prishtinë ku kanë qenë të vendosur refugjatët, se Zahiri bomben e ka lënë të Isak Shabani, ndërsa ky prej Isakut e ka marrë bombë mirpo “Nuk ka pas shpirtë që këtë ta bënte, sepse e ka ditë se aty janë vendosur fëmijtë e pleqët”ashtu që bombës ja ka siguresen dhe në vend të siguresës e ka vendos një gozhdë, ndërsa Zahirit ia ka que siguresën dhe i ka thënë se bomba nuk ka eksploduar. Se me rastin e privimit nga liria ky e ka pas shkorpijonin dhe dy bomba të dorës ndërsa pjesën tjetër të armëve e ka fshehur të dhëndri i tij Latif Braishori, të cilat armë më vonë janë gjetë dhe janë marrë pikërisht nga Latif Braishori.

Mirëpo, në seancën kryesore në tërësi ka mohuar këtë mbrotje të paraqitur para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate me përjashtim të asaj lidhur me planin për likujdim të gjyqtares hetuese të kesajgjykate Danica Marinkoviq duke deklaruar se krejt këtë e ka pranuar për t’i shpëtuar torturave.

 

I akuzuari Agim Makolli, në mbrojtjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues ka deklaruar se Hasan Zenelin e njeh në 15 vjetët e fundit dhe deri me kthimin nga bota e jashtme në vitin 1994, nuk e ka ditë se Hasani merret me punë ilegale në likudimin e disa personave. Se në fillim të vitit 1996 është takuar me Hasanin, në çajtoren “Xhixhi”, kur ka ardhur edhe Zahir Pajaziti dhe diçka i kanë shushurit njeri tjetrit në vesh dhe kur Zahiri është larguar nga kafiteria atëherë Hasani i ka thënë se ekzistonë e ashtuquajtura “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”dhe e njejta vepron në territorin e Kosovës. Se pas kësaj Hasani ka ardhur të ky në shtëpi dhe i ka thënë se ky – Hasani është anëtar i “Ushtria Çlirimtare të Kosovës”në 5 vitet e fundit dhe i ka spjeguar për akcionet në të cilat ka marrë pjesë Hasani, pas kësaj e ka bindë që të bëhet anëtar i kësaj organizate dhe e ka provokuar se ky – Agimi nuk është shqiptar nëse nuk bashkohet. Pastaj ka deklaruar se Hasani i ka spjeguar se është kryer sulmi ndaj inspektorit të SPB – Bejtush Bejtes, në të cilin akcion ka marrë pjesë Zahir Pajaziti bashkë me një person tjetër, po ashtu i ka spjeguar se ky bashk me Zahir Pajazitin dhe me atë person të panjohur ka marrë pjesë në akcion në të cilin është vra inspektori i SPB, Ejup Bajgora, ashtu që me Ejupin ka shtije Zahiri dhe aj personi tjetër ndërsa Hasani ka bërë roje dhe me këtë rast ja ka lënë revolverin e markës “CZ”pjesë në një akcion i cili kishtë qenë planifikuar në vitin 1996/97, kur është dashtë për ta likuiduar inspektorin Fadil Sulejviq.

 

Pastaj në mbrojtjen e tij para gjyqtarit hetues ka deklaruar se Hasani i ka spjeguar se së bashku me Zahirin kanë marrë pjesë në sulm ndaj policit Sredoje Radoviq, i quajtur “Cipiripi”dhe që të dy kanë shtie nga automatikët në këtë polic. Ka deklaruar se gjatë vjeshtës të vitit 1996 ka qenë të Hasani ë fshatin Ballaban kur Hasani ja ka dhënë eksplozivin për të ushtruar me të njejtin, ashtuqë kanë ushtruar në përdorimin e eksplozivit e pastaj me vonë kanë shkuar deri të tenda në fshatin Batllavë dhe në afersi të barakave ku kanë qenë të vendosur refugjatët dhe në largësi të këtyre barakave e kanë vendos eksplozivin me qëllim që të krijojnë panik të refugjatet mirëpo në këtë rast eksplozivi nuk ka eksploduar, meqenëse nuk është ardhur deri të eksplodimi i eksplozivit ateherë Hasani e ka hedhur një bombe në murin e pendës e cila ka eksploduar, pastaj ka shkrep dy rafall nga pushko mitrolezi në drejtimin e barakave dhe kur janë kthyer nështëpijen e Hasanit në afërsi të shtëpijesë e ka pa një bunker ku Hasani i ka fshehur armet ndërsa në këtë bunker përveq pushko mitrolezit dhe eksplozivit kanë qenë edhe dy kanta të mbushura me 50-60 bomba dore, dy pushka automatike dy revolvera pushka me snajper dhe një sanak plot me plumba, se disa ditë para vitit të ri 1997 Zahiri i ka thënë Hasanit se duhet për ta likujdur inspektorin e SPB Fadil J. Sylejviqin, këtëështë dashur për ta bërë ky me Hasanin ashtuqë për këtë akcion Zahiri ja ka dhënë Hasanit 500 DM. Prej të cilave Hasani këti ja ka dhënë 250DM. Nga një shkorpion dhe nga një revolver të markës “CZ”. Se ky ka pranuar që të marrë pjesë në këtë akcion dhe me këtë rast ka dhënë pëlqimin që të bëhet anëtar i “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, mirëpo edhe se ka pranuar të marr pjesë në akcion kundër Fadil Sylejviqit, ka patur për çëllim që ta shpëton. Se ky e Hasani, 15 ditë e kanë percjellur Fadilin për në shtëpinë fshatin Matiqan ku Fadili rregullisht ka kaluar asaj rruge mirëpo në të njejtin nuk kan shtije sepse këtë ky e ka penguar ashtuqë më së paku 3 herë në rrugë Hasanit ja ka larguar tyten në momentin e arritjes të Fadilit ashtuqe Hasani nuk ka mund për të shtije dhe i ka thënë Hasanit që këtë ta lenë edhe një ditë. Meqenëse akcionin nuk e kanë kryer atëherë Zahiri është hidhrue dhe ka thënë se ky me grupin e vetë ka për ta likujduar Fadilin mirëpo, nuk ka patur sukses sepse Zahiri shumë shpejt pas kësaj ka vdekur bashk me dy persona tjerë. Se Zahiri të Hasani i ka sjellur armet të cilat kanë ardhur nga bota e jashtme, këto armë i ka dërguar Shtabi Ushtrisë Çlirimtare, pas kësaj ka ardhur me traktor dhe sipas nevojës i ka marrë keto armë. Pastaj ka deklaruar se gjatë verës të vitit 1996, kur ka shkuar të Hasani në fshatin Ballaban, Hasani i ka thënë se këta të dy bashk me mixhen e Hasanit, tani të ndjerin Januzin, me barkë të shkojnë deri në fshatin Orllan, mirëpo arsyen pse kanë për të shkuar, ky nuk e ka ditë ashtuqë me barkë nepër liqen janë nisur rreth ores 20,30 minuta epastaj në këmbë kanëardhur në fshatin Orllan, mirëpo i ndjeri Jonuzi është kthyer ndërsa në atë rast Hasani me vedi e ka marrë automatikun, të ndjerit Janzuit ja ka dhënë pushkën M-48 ndërsa këtij ja ka dhënë një automatik dhe dy bomba prej të cilave ky njerën bombë ja ka kthye Januzit në barkë. Se pastaj kanë shkuar deri të Stacioni i policisë në fshatin Orllan, ky ka mbetur në kodër ndërsa Hasani ka zbrit poshtë për të vështruar terenin me vrejtje se ky derisa janë vozit me barakë, prej njerës bombë e ka hequr ndezësin dhe pa u vrejtur e ka lagë me ujë ashtu që më vonë të njejtën bombë e ka hedhur në drejtimin e ndertesës sëStacionit të policisë, meqënse e ka ditë se kjo bombë nuk ka për tëeksploduar, ndërsa Hasani, në drejtimin e ndërtesës ka shtënë me automatik, më vone ka kuptuar se atë ditë ka patur sulm edhe në SP në Prishtinë, Podujevë dhe Kerpimë, se më Dt. 27.04.1997. ka shkuar në fshatinBallaban të Hasani për t’i shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes të gjyshes së tij dhe në prezencën e shumë personave kanë biseduar që të bëhet likujdimi i disa personave nga fshati Dyz dhe Koliq dhe atë të një pylltari nga Keqekolla – Nazmi Rustemin, milicioneri Sllavko Radosavljeviq dhe vëllau i tij Zorani, milicioneri Jovica, një polic serbë nga fshati Makoviç, polici Mishko nga Prishtina dhe një shqiptare e cila ka qenë mikesha e Sllavkut. Pastaj ka deklaruar se më Dt. 29.04.1997, në një qajtore të Xhamia e Llapit i ka pa Hasan Zenelin, Smajl Sejdiun dhe Bexhet Braishorin dhe

Hasani ka kërkuar që ky – Agimi t’i kthen dy bomba të cilat të ky poashtu i kalënëdhe 19 plumba.

 

Po ashtu ka deklaruar se në Shqipri – Tiranë ka qënë dy herë me qëllim që të Ekrem Matiqani, i cili e kishte hapur klubin e karatesë në Tiranë të ishte trener. Pastaj ka deklaruar se këtë, Hasani e ka thirr sipas pseudonimit “Shyti”ndërsa Zahirin, Hasani e ka thirr me pseudonimin “Behluli”.

Mirpo, në seancën kryesore në tërsi ka mohuar këtë deklaratë të paraqitur paraGjyqtarit hetues të kësaj gjyate duke thekësuar se para gjyqtarit hetues “Gjithqka ka pranuar”për shkak të malltretimeve, rrahjeve, presionit psiçik dhe fizik ashtu që këtë deklaratë para gjyqtarit hetues deklaron se nuk e pranon si deklaratë të vetë.

 

I akuzuari Asllan Selimi, në mbrojtjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate ka deklaruar se në një rast gjatë vitit 1994 vllau i tij Rexhep Selimi, i ka dhënë diçka për ta qu deri të Adem Jashari, në Prekazin e Ultë, Rexhepi i ka thënë se është fjala për lapsa të tjeshtë por në të vërtetë fjala ka qenë për minë të trombollonit dhe ky është hapi i parë i tij drejt pjesëmarrjes në “Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”mirëpo për këtë nuk ka qenë i vetëdishëm. Se pas kësaj, ndërsa kur vëllau i tij Rexhepi, ka kuptuar se kundër tij ka filluar proceduara penale, kjo ka qenë gjatë vitit 1996, është tërhequr dhe është fshehur për të jetuar në fshatin Prekazi i Ultë ashtu që ky shumë herë ka shkuar në këtë fshat për t’u pa me të njejtin se detyra e parë e tij ka qenë që ky të jetë lidhje në mes të Rexhepit dhe Nait Hasanit dhe njëri tjetrit t’iu përcjell porositë e duhura, ashtu që me të njejtit personalisht ka kontaktuar permes telefonit dhe pejgjerit, kur porosinë e ka përcjellur me pejgjer ateherë e ka përdorë pseudonimin “Ganiu”. Se kur ka shkuar në fshatin Prekazi i Ultë për t’u pa me vëllaun e vet, ka pa shumë persona të armatosur me pushka automatike, revolvera, thika, bomba, minahedhës dhe mitroloza, se në një rast ka degjuar se vëllau i tij bashkë me disa persona kanë planifikuar likujdimin e Ramiz Lekut, ashtu që ky në një rast në pranverë të vitit 1996, ka shkuar me të njejtit me detyrë që ta percjelli automjetin me të cilin këta persona është dashur të voziten deri të vendi i kryerjes së akcionit. Se në këtë akcion kanë marrë pjesë vllau i tij, Rexhepi, Musa Jashari dhe Selman Selimi, se kur janë ardhur në fshatin Tërdevc këta tre persona janë ndalur nga automjeti dhe këtij i kanë thënë ta kthen automjetin në të njejtin vend mirëpo pas dy orësh, këtë ky e ka bërë mirëpo, ashtu si ka deklaruar nga të njejtin ka kuptuar se atë mbremje akcionin nuk ekanë kryer sepse këtë person nuk e kanë gjetur. Pastaj, në mbrotjen e tij ka deklaruar se gjatë vitit 1996, Rexhepi ka ardhur të ky në shtëpi dhe i ka thënë që të shkon në fshatin Grabanicë për t’i pritë disa persona e pastaj dy prej tyre t’i percjellin deri në Drenicë, se atë mbremje Rexhepi, nuk ka shkuar me ta sepse ka qenë me Nait Hasanin, Musa Jasharin në kryerjen e akcionit – sulmit në Stacionin e policisë nëKliqinë, më ç’rast Musa Jashari në këtë stacion të policisë e ka hedhur një minë të trombllonit. Se në një rast Naiti i ka thënë që Rexhepit t’ia përcjellë porosinë dhe të bëjëgrumbullimin e shënimeve lidhur me kryrjen e një akcioni në pjesëtaret e MPB – Serbicë dhe me atë rast e kanë permendë njëfarë Momen – polic. Poashtu në mbrojtjen e tij ka deklaruar se Rexhepi i ka thënë të shiqon-punoj në zgjerimin e antarëve të organizatës ashtu që ky ka biseduar me Skender Hotin, nga Mitrovica mirpo ka kuptuar se Skenderi nuk është për këtë formë të organizimit. Poashtu ka deklaruar se, aq sa i është e njohur – supozon duke konkluduar nga fjalët e këtyre përsonave se në Prekazin e Ultë janë rreth 90-100 persona të armatosur dhe kur ka shkuar në fshatin Prekazi i Ultë atje ka bërë roje.

 

Mirëpo, në seancenkryesore ka deklaruar se kjo deklaratë e tij e paraqitur para gjyqtarit hetues nuk është e saktë dhe secili që kishte me u gjet në vendin e tij, për shkak të dhunës, është dashtë patjetër me pranuar, me vrejtje ashtu si ka deklaruar në seancën kryesore se deklaratën e dhënë para gjyqtarit hetues, të cilën ia kanë pregaditur personat e autorizuar zyrtarëështë dashtë patjetër me mësuar përmensh dhe ashtu deklaratën e mësuar përmendësh duhet ta jap edhe para gjyqtarit hetues.

 

I akuzuari Eqrem Kastrati në mbrojtjen e tij para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate ka deklaruar se nga viti 1989 e deri në vitin 1994, ka banuar në Prishtinë në banesën e Fatmirit së bashku me Naser Shalen, Demir Limaj, Ali Gjuliqi dhe Lulzim Surla, ndërsa më vonë në këtë banesë ka ardhur të banon edhe Rexhep Selimi, të i cili janë ardhur Nait Hasani, Bedri Halimi dhe Asllan Selimi. Se në muajin tetor të vitit 1996 të ky në fshatin Turjak ka ardhur Fatmiri, se janë takuar në rrugë dhe janë kthyer në Malishevë në kafiterin “Kaja Komerc”me ç’rast Fatmiri i ka thanë se përveq tij janë ardhur edhe 2 personat tjerë nga Prishtina, këta persona gjenden në mal dhe qëllimi i ardhjes së tijështë planifikimi i vrasjes së Shukri Krasniqit sepse kinse është bashkëpunëtor i policisë. Se në këtë kafiteri kanë qendruar deri në ora 22,30 minuta mirpo, Shukriu nuk ka ardhur ashtu që ky Fatmirin me automjetin e vet e ka vozit deri të vendi në mal ku e kanë pritë ata 2 persona tjerë ndërsa më vonë në automjet e kanë njohur zërin e Rexhep Selimit. Se ky pas kësaj i ka vozit deri në fshatinBajë të shtëpija e Fatmirit kur edhe e ka pa Rexhep Selimin dhe atë personin tjetër të cilin e thirnin “Gëzim”, këta persona kanë qenë të armatosur me nga një pushkë automatike, me nga një revolver dhe me nga 2 bomba. Pastaj, këta persona i ka vozitë deri të një shtëpijë e zbrazët në fshatin Bajë dhe ditën e nesërme përsëri ka ardhur të të njejtit dhe i ka përcjellur deri në fshatin Mleçan. Se Fatmiri i ka thënë se Rexhepi nga Prishtina i ka que Demir Limaj dhe Ali Gjuliqin që këta në fshatin Bajë ta përcjellin porosin në mënyrë që Fatmiri atë natë të kuptoj se ka për të ardhur Rexhepi bashkë me një person.

 

Mirëpo në seancën kryesore, ka deklaruar se këtë deklaratë para gjyqtarit hetues e ka dhënë me dhunë dhe për shkaktë torturave ndërsa kjo dhunë ju ka bërë me qëllim që para gjyqtarit hetues të jep deklaratën ashtu si edhe e ka dhënë, e mëqense nuk ka mund me ipërballuar ma kësaj dhune dhe torturave atëherë ky në pyetje të tilla të parashtruara nga gjyqtari hetues ka konfirmuar këto pohime.

 

I akuzuari Isak Shabani, në mbrojtjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues në mes tjetrash ka deklaruar se ky nuk është anëtar i “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, se me Zahir Pajazitin njihet ndërsa të njejtin nuk e ka pa nga viti 1990 kur kanë filluar që të formohen partitë politike ashtu që Zahiri ishte zgjedhur për anëtar të Kryesisë të LDK – nëndega për fshatin Orllan, atëherë ka qenë formuar edhe Parlamenti rinor i cili më vonëështë shëndruar në Partin parlamentare kur Zahiri është zgjedh për kryetar ndërsa ky si anëtar i kryesisë. Se pas ardhjes së tij – Isakut nga Suedia shumë shpejt është ardhur grupi i policeve dhe ka bërë bastisjen duke kërkuar armë, në këtë grup të policeve ka qenë edhe Sredoje Radoviq i cili është sjellur keq me anëtaret e familjes time e veqanarisht është sjellur keq ndaj tij. Pas kësaj është takuar me Zahir Pajazitin i cili i ka thanë se planifikon dhe dëshiron për ta vra policin Sredoje, ashtu që ky ka pranuar që lidhur me këtë t’i ndihmon për arsye se ka qenë i hidhëruar ndaj tij-Sredojes. Kështu që janë marrë vesh që Sredojen ta presin të liqeni i Batllaves sepse e kanë ditë se Sredoja kalon asaj rrugë Podujevë-Orllan. Se Sredojen e kanë pritë dy – tri herë në vendin e caktuar dhe kanë qenë të armatosur, ky me pushkë automatike ndërsa Zahiri me pushkë snajperike, mirpo nuk kanë aritur që ta presin Sredoje. Në pranverë tëvitit 1994, ashtu si më vonë ka deklaruar, në rrugen Podujevë – Orllan, është shtie në automjetin e patrulles së policisë ndërsa këtë akcion e ka kryer Zahir Pajaziti. Poashtu kadeklaruar se Zahiri i ka thënë se ky e ka vra Inspektorin Bejtush Beken – Inspektor në SPB, se Zahiri bashkë me një person tjetër në afërsi të Podujevës ka shtënë në automjetin e patrulles së policisë poashtu ashtu si i ka thanë Zahiri ky vetë ka shtënë në policin Sredoje dhe ka marrë pjesë në sulmetnë Stacionet e police në Podujevë, Lluzhan dhe Kerpime. Poashtu ka deklaruar se Zahiri i ka thënë se Zahiri bashkë me një person tjetër e ka vra inspektorin Ejup Bajgoren. Pastaj, në mbrojtjen e tij ka deklaruar se Zahiri i ka thanë se ekziston organizata “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”e cila qëndron pas këtyre sulmve, se Zahiri bashkë me një person tjetër ka kryer sulmin ndaj inspektorit të SPB Podujevë, Millosh Nikolliq e poashtu se planifikon likujdimin e Jakup Hotit, Zymber Zymberit, Bastri Pllanes dhe Rektorit, Radivojë Papoviq.

 

Mirëpo në seancën kryesore ka mohuar deklaraten e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues dhe ajo çka është thënëështë thënë nën kërcnim, ndërsa në kohën ashtu si aktakuza i ka vënë në barrë, kur është bërë pusia në policin Sredoje Radoviq, ky nuk ka qenë në Jugosllavi veq se në atëkohë ka qenë jashta vendit dhe është kthye me dt. 21.X.1993.

 

I akuzuari Bislim Zogaj, në mbrojtjen e tij para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate ka deklaruar se me Xheladin Gashin, njifen shumë herët sepse Xheladinin e ka pas mësues, mrëpo, nuk e din se Xheladini a është pjesëtar i ndonjë organizate, mirëpo, një muaj dite para se të privohet nga liria Xheladini e ka vozit deri në Prishtinë deri të djali i tij Iliri i cili në atë kohë e mbante picerin “Venera”dhe aty e ka pa Xheladinin se bisedon me një person të cilin e thirrte Abaz e pastaj edhe me një person tjetër të cilin e thirrte Ismet. Se nuk i njeh personat me pseudonime “Cur”“Çorri”“Zgota”e as Nait Hasanin e as Zahir Pajazitin. Pastaj, ka deklaruar se me Dt. 31.01.1997. prej Xheladinit e ka marr numrin e telefonit për ta thirrë Ismetin në Prishtinë dhe për t’ia përcjell porosinë e cila figuron “Mustafa të ka thanë që ditën e Hane në ora 12. 00 me dalur në Malishevë ku do të takohesh me një vajze, nëse të pyet se ku është Abazi i thuaj se ky prej ditës së sotme është në spital”, se ky atëherë e ka thirr Ismetin dhe ia ka përcjellur porosin ashtu si i ka thanë Xheladini, mirëpo, Ismeti iu ka përgjigjë se për të Hanën nuk ka mundësi dhe e ka pyet se ky – Bislimi a munet atë ditë me ardhë në Prishtinë dhe këtë porosi t’ia përcjell personalisht, për këtë arsyeky të njejtën ditë ka shkuar në Prishtinë ku me Ismetin janë takuar të Stacioni i autobusave në ora 16,00 dhe këtë porosi të Xheladinit ia ka përcjellur personalisht, pastaj Ismeti iu ka përgjegj se ky për të Hanen nuk ka mundësi ndërsa Ismeti me atë person të merren vesh me ndihmen e pejgjerit sepse ky nuk ka mundësi t’i përcjelli porosit e tija, mirpo ka theksuar se nuk e ka ditë se ekziston grupi terrorist armiqësorë e as Ushtria Çlirimtare e Kosovës, se lidhur me këtë ka dëgjuar vetëm përmes shtypit dhenuk din se kush ka bërë përgaditjen dhe kryerjen e akcioneve terroriste.

 

Në mbrojtjen e tij në seancën kryesorenë tërsi ka deklaruar ashtu si ka deklaruar para gjyqtarit hetues dhe ka theksuar se nuk është marr me kurrfarë pune ilegale, përndryshe bindja e tij politike ashtu si edhe e gjithë Shqiptarëve është pavarsia e Kosovës Republik dhe shtetit të pavarur.

 

I akuzuari Ali Gjuliqi, në mbrojtjen e tij tëparaqitur paragjyqtarit hetues në mes tjerash ka deklaruar se me ndërmjetësimin e Rexhep Selimit ka hy në ushtrinë Çlirmtare tëKosovës gjatë vitit 1996, kur Rexhepi i ka thënë se çëllimi i kësaj organizate është ndërmarrja e akcioneve me çëllim të likuidimit të pjesëtarëve të policisë si dhe inspektorëve shqiptar dhe bashkëpuntorëve të Serbisë. Se ka qenë prezent kur Rexhep Selimi i ka spjeguar Fatmir Limajt se këtë organizatë e finansojnë nga Zvicra, se marrin para dhe bëjnë ndarjen e tyre për shokët e vet dhe munden me shpenzuar sa dëshirjonë sepse askujt nuk i jep llogari, se sigurimin e armëve për nevojat e organizates e bëjnë nga Shqipëria. Se Asllan Selimi e Fatmir Limaj gjatë muajit dhjetor të vitit 1996, ka qenë të Rexhepi në fshatin Prekasi iUltë dhe Fatmiri këtij dhe Demir Limajt ju ka treguar se e kanë pa Rexhepin dhe kanë fjetur në një shtepi në të cilën kanë qenë edhe 5-6 persona të armatosur dhe në këtë shtëpi ka pa shumë armë, bomba, pushkë, revolvera, automatikë, pancira, toki voki. Përndryshe, ashtu si ka deklaruar Rexhepin e ka njohur gjatë vitit 1994, kur së bashku kanë banuar të Demir e Fatmir Limaj, Naser Shala, Xhevahir Sedoli, Syl Krasniqi dhe Eqrem Kastrati, ndërsa për aktivitetin e Rexhepit ka kuptuar në muajin shtator të vitit 1996, për çka vetëRexhepi i ka treguar këtij, Demirit dhe Fatmirit. Se në fund të muajit shtator të vitit 1996, ky dhe Demiri kanë shkuar në fshatin Bajë të Suhareka qëFatmirit t’ia përcjellin porosinë e Rexhepit e cila figuron “Prit sonte, do të vjen Rexhepi për ta likujduar një inspektor të SPB – Shukri Morinën i cili përndryshe është nga Rahoveci”. Se pas kësaj Fatmiri i ka treguar se këtë akcion nuk e kanë kryer sepse nuk e kanë gjetur atë inspektor, ndërsa në këtë akcion kanë marrë pjesë Rexhepi, Eqrem Kastratu, Gezimi dhe Fatmir Lima. Po ashtu ka deklaruar se ky e ka patur pseudonimin “Elegnt”pastaj Demiri “Bjondin”, Asllan Selimi “Rifat”, Rexhepi “Qur”, Ramiz Bajraktari “Shkelzen”dhe këto pseudonime i kanë shfrytëzuar atëhërë kur kanë biseduar me telefon.

 

Pastaj, ka deklaruar se në mujtin tetor të vitit 1996, ishte planifikuar likujdimi i një polici nga Stacioni i policisë në Rahovec, i quajtur Trajko dhe në këtë akcion është dashtë me marrë pjesë Fatmiri dhe Eqremi – të bëjnë vështrimin e terenit dhe ta lajmrojnë Rexhepin se kur dhe në cilin vend kalon ky polic, ndërsa ky me traktor Fatmirin e Eqremin t’i përcjelli deri të malet e Zatriqve të cilat gjenden në afërsi të Rahovecit dhe aty t’i pritin deri sa ata të kthen pas kryrjes së Akcionit. Mirëpo, ky akcion nuk është realizuar sepse Fatmiri ka kërkuar që të shtyhet afati derisa ky – Fatmiri ta siguron dokumentin e udhëtimit në mënyrë që pas akcionit të mundet për t’i ikur.

 

Në seancen kryesore në tërsi e ka mohur mrojtjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate duke deklaruar se deklarata e tij nga sigurimi shtetëror ka qenëdhënë nën kërcnim dhe kjo deklaratë si e tillë tërsishtëështë përshkruar nga gjyqtari hetues.

 

I akuzuari Demir Limaj, në mbrojtjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate ka deklaruar se në banesen në rrugen “Goleshi”përveq këtij kanë banuar edhe Ali Gjuliqi, Ramiz Bajraktari, Hasim Shterbani ndërsa diçka më vonë ka ardhur edhe Rexhep Selimi i cili në banesë pak ka ndejur dhe gjithni për diku është ngut. Se në fillim të muajit tetor të vitit 1996, Ali Gjuliqi në dhomën ku ka banuar Rexhepi ka pa se Rexhepi në një qese e mban revolverin dhe dy bomba të dorës dhe të njejten ditë i ka pranuar se është antar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe punon për këtë ushtri. Se këtë dhe Ali Gjuliqin, Rexhepi i ka pyetur se a dëshirojnë për të hy në këtë organizatë, se kishte qenë mirë që kta të dy të angazhohen sepse askush prej vendit të tyre nuk është kyq në këtë organizatë, për këtë këta ju kanë përgjigjur se do e shohin sepse ju duhet kohë për të menduar dhe pas kësaj lidhur me këtë ma asnjëherë nuk kanë biseduar.

 

Pastaj ka deklaruar se në një rast i ka thirrë Rexhepi këta me telefon në banesë dhe i ka thënë këtij dhe Aliut që të shkojnë në fshatin Baje në mënyrë që Fatmirit dhe Eçremit t’ia përcjelli porosin që këta të dy në mbrëmje në ora 19,30 minuta të presin se ky ka për të ardhur dhe të gjenden në një kafiteri. Se ky bashkë me Aliun kanë shkuar në fshatin Bajë dhe Eçremit dhe Fatmirit ja kanë përcjellur porosin e pastaj janë kthye për në Prishtinë. E kanë ditë se atë mbrëmje Rexhepi, Eçremi dhe Fatmiri kanë planifikuar që në fshatin Bajë ta gjejnë Shukri Morinen dhe ta likujdojnësepse i njejti punon kundër Shqipëtarëve. Se pas kësaj këtij dhe Aliut, Eçremi bashkë me Fatmirin ju kanë spjeguar se atë mbëmje nuk kanë kryer akcionin e planifikuar sepse nuk e kishin gjetur Shukriun. Se këta kanë vështruar terenin, e kanë kërkuarShukriun në kafiteri, kanë shkuar në Malishevë meqenëse Shukrijun nuk e kanë gjetur ateherë janë kthye për të fjetur në shtëpijen e Fatmirit. Se Rexhepi me Fatmirin deri në fshatin Bajë kanë shkuar me traktor ndërsa pas kësaj nga fshati Bajë për në Malishevë me automjetin e vetë i ka vozit Eçremi, se përveq Rexhepit, Eçremit dhe Fatmirit bashkë me ta ka qenë edhe një person tjetër me pseudonim “Gëzimi”ndërsa Rexhepi me atë “Gëzimin”kanë qenë të armatosurë me pushkë automatika, revolvera dhe bomba.

 

Poashtu ka deklaruar se ky me Aliun kanë dëgjuar kur Rexhepi, Eqremi dhe Fatmiri kanë biseduar lidhur me likujdimin e policit të quajtur Trajko sepse kinse ky polic në demostratat e vitit 1991, i ka vra 5 shqiptarë.

Pastaj, në mbrojtjen e tij ka deklaruar se e njef Asllan Selimin vëllaun e Rexhepit i cili ka kthye të ta në banesë dhe i është njohur se Asllani ka qenë njoftuar, meqenëse Rexhepi i ka spjeguar për akcionin e planifikuar në fshatin Bajë, se Asllani e ka thirrë me telefon në banesë dhe kanë biseduar sipas pseudonimeve dhe atë Asllani sipas pseudonimit “Rifat”“Tihosh”dhe “Qur” ndërsa këtë e kanë thirrë “Bjondin”, ndërsa Aliun “Elegant”.

 

Në mbrojtjen e tij të paraqitur në seancën kryesore terësisht ka mohuar deklaratën e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues duke deklaruar se këtë deklaratë e ka dhënë nën kërcnim dhe para organeve të sigurimit sepse panderprerë 4 ditëka qenë i nënshtruar forcës dhe torturave dhe nuk ka kurrfarë lidhje me asnjë organizatë e më së paku me organizatën, ashtu si i vëhet në barrë në aktakuzë “Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

 

I akuzuari Agim Hulaj, në mbrojtjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues ka deklaruar se në fillim të shtatorit të vitit 1996, të shtëpia e tij ka ardhur Arif Vokshi, i cili edhe e ka pyetur se a dëshiron të bëhet anëtar i grupit “Garda”udhëheqës i të cilit ka qenë Sali Çekaj i cili gjendët në Gjermani. Se Arifit iu ka përgjegjur se lidhur me këtë do të mendoj dhe me atë rast Arifi i ka thënë se detyra e juaj është që kur të vijnë Shqiptarët nga bota e jashtme, për të kryer ndonjëakcion terrorist atëherë ky t’iu bënë sigurimin e fjetjes dhe ushqimit. Pas kësaj pas dy – tri ditësh në fshatin Pobergjë derisa e qonte djalin në shkollë i ka takuar Agron Tolaj dhe Arif Vokshin dhe me të njejtit ka biseduar lidhur me grupin e përmendur dhe atëherë këta të dy i kanë përcjellur atë çka i kishte thanëmë parë edhe Arifi. Se sipas marrveshjes pas disa ditësh janë takuar në shtëpijen e Selim Lokajt në Deçan dhe atë ky, Agroni, Arifi dhe Selimi dhe kanë biseduar se çka krejt duhet të punon ky grup ashtu që në këtë mënyrë atë ditëështë bërë antar i grupit “Garda”se me atë rast e ka njoftuar se duhet për të bërë përcjelljen e situatës lidhur me kryerjen e akcioneve terroriste të cilat do t’i kryejnë ata të cilët kanë për të ardhur nga bota e jashtme dhe me atë rast Agroni ka thënë se këta nga bota e jashtme i kanë lënë 2 pushka automatike, një “pumparicë”, 2 – 3 bomba dhe pak eksploziv.

 

Pas disa ditësh, ashtu si ka deklaruar, janë marr vesh dhe janë takuar në mal dhe atë ky, Agroni, Arifi dhe Selimi për të shkuar deri të vendi i quajtur “Jedova “sepse e kanë ditë se Ismet Maloku, i cili është kooperues i “Serbija shuma”në atë vend e ka lënë traktorin, me qëllim që ta asgjësojnë traktorin sepse Ismeti me këtë traktor bënë tërheqjen e druve, këtë traktor kanë dashtë për ta asgjësuar sepse ka qenë më së afërmi e pastaj vazhdojnë asgjasimin e traktorave tjerë me qëllim që të pengojnë prerjen dhe asgjasimin e malit. Me vedi kanë marrë 2 automatika, 2 – 3 bomba dhe 2 – 3 litra benzin, mirëpo meqenëse traktorin nuk e kanë gjetur atëherë janë kthye në shtëpi, se pas disa ditësh persëri janë takuar në Deçan kur këtij dhe Selimit, Agroni dhe Arifi ju kanë thënë se këta e kanë asgjësuar këtë traktor ndërsa ky me Selimi në këtë aksion nuk kanë marrë pjesë për shkak të mësimit në shkollë.

 

Poashtu, ka deklaruar se nga biseda me Agronin dhe Arifin ka kuptuar se Agroni dhe Arifi në mujin gusht të vitit 1996, me grupin nga Shqipëria kanë minuar 3 shtëpi dhe një makinë të ndërtimtarisë në fshatin Baballoq. Se në mujin nëntor të vitit 1996, ashtu si Agroni ka treguar, këta të pestëështë dashtë me i pritë disa persona nga Shqipëria sepse është dashtë që të kryhet akcioni terrorist në fshatin Rezniq, se ky bashkë me Selimin e kanë pritë Agronin me atë grup në fshatin Pobergjë të shtëpia e vetë mirëpo Agroni nuk ka ardhur ashtu që ky me Selimin janë kthye në shtëpi të tyre. Lidhur me sulmin terrorist në kafiterin “Çakor”në Deçan ka deklaruar se prej Agronit ka dëgjuar se këtë sulm e ka kryer Sali Çekaj me grupin e vetë dhe në këtë sulm kanë marrë pjesë Sali Çekaj, një oficer nga Shqipëria, Agroni dhe një person tjetër i panjohur për Agronin.

Në mbrojtjen e tij të paraqitur në seancën kryesore ka deklaruar se deklaratën të cilën e ka dhënë para gjyqtarit hetues në terësi e mohon sepse kjo deklaratëështë dhënë nën kërcnim dhe rrethanat për të cilat fletë dokumentacioni mjekësor, se këtë deklaratë para gjyqtarit hetues e ka dhënë vetëm për të shpëtuar nga kërcnimet.

 

I akuzuari Selim Lokaj, në mbrojtjn e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate ka deklaruar se në mujin korrik të vitit 1996 në mal në fshatin Pobrgjëështë takuar me Agron Tolaj, me të cilin për ndryshe njihet edhe më parë dhe kur Agroni e ka pyetur se a dëshiron të bëhesh anëtar i grupit të cilin ky do ta formojme qellim të kryrjes së akcioneve në malet e komunes së Deçanit, me qëllim që t’iu shkaktohet dëm automjetëve motorike të kooperuesve NP “Serbija Shuma”atëherë Agroni ka thënë se grupi do t’i numroj 4 anëtarë ashtu që ky ka pranuar të bëhet anëtar i këtij grupi. Se atëherë Agroni i ka thënë se ky duhet për t’i gjetur edhe dy persona tjerë respektivisht ky njerin kurse Agroni një tjetër në menyrë që grupi të formohet në përberje të plotë. Se ky pas kësaj bisede me Agim Hulajn i cili ka pranuar edhe të bëhet anëtar i grupit, mirëpo Agroni ka biseduar me Arif Vokshin, nga Pobërgja i cili poashtu ka pranuar të bëhet anëtar i këtij grupi ashtuqë këta të 5 janë bërë anëtarë të grupit. Në fillim, ashtu si ka deklaruar, detyra e tyre ka qenë vetëm të bëjnë kryerjen e opercaioneve ndaj kooperuesve, ndërsa ashtu si i është e njohur Agroni ka kontaktuar me Sali Çekajn, i cili ka qenë jasht vendit dhe Agroni prej tij ka marrë instrukcione. Poashtu ka deklaruar se Agroni i ka treguar se është dëgjuar me Sali Çekaj i cili ka thanë se do të vjenë brenda 2 – 3 ditësh për të kryer akcionin në Stacionin e Policisë në Rezniq dhe koloninë e refugjatëve në Baballoq.

 

Pastaj, në mbrojtjen e tij ka deklaruar se me Dt. 28.06.1997, janë marrë vesh për të kryer akcionin në malet “Gropa e Erenikut”ashtu që në mbremje rreth ores 22,00 janë nisur në drejtimin e këtij vendi dhe atje kanë arritur rreth orës 04,00 ndërsa me vedi kanë marrë armë dhe atë dy pushka automatike, një pushkë të gjuetisë – “Pumparice”, dy bomba të dorës, dy paketime eksploziv, municion dhe kantën e benzines, ky e ka bartë kantën e benzines ndërsa të tjerët armët me lartë të permendura. Mirëpo, në vendin e caktuar nuk kanë gjetur asnjë mjet motrik e pastaj janë kthye në shtëpi. Rrugës në të kthyer kanë fshehur eksplozivin, bombat e dorës, pushkat e gjuetisë dhe benzinën ndërsa pushkët automatike i kanë kthye në fshatin Pobergjë dhe i kanë fshehur në afërsi të një prroi. Janë marrë vesh që pas 5 -6 ditësh ta përsëritin akcionin, mirëpo, ky edhe Agimi kanë hequr dorë sepse kishte filluar viti shkollor dhe nuk kanë mund me humbë mesimin sepse janë puntorë të arsimit, ndërsa Agroni dhe Arifi pastaj e kanë vendos eksplozivin me të cilin kanë asgjësuar traktorin e Ismet Malokut ndërsa për realizimin e këtij akcioni e kanë njoftuar Agronin. Pas kësaj janë takuar të shtëpia e Agronit dhe kanë shqyrtuar çështjen se çfarë ndikimi ka patur ky akcion të kooperuesit tjerë dhe kanë kuptur se një kooperues nga mali i zi i kishte tërhequr makinat dhe punëtorët e vet e pastaj kanë ardhur në konkludim sema nuk ka nevojë për të shkuar në këtë formë të akcionit. Pastaj ka deklaruar se në muajin shtator të vitit 1996këta të 3 – ky Agroni dhe Arifi janë takuar të Agimi, rrespektivisht se janë takuar në afërsi direkte të shtëpijes së Arifit me vrejtje se Agroni ka patur për detyrë për të mbajtur lidhje me Sali Çekajn, kur Agroni ka thanë se Saliu duhet me ardh dhe me kryer akcionin në stacionin e policisë në Rezniq, janë marrë vesh që të takohen ditën e nesërme. Se ky ateherë e ka pa se për çka është fjala, se ma nuk është në pytje vetëm dëmi të cilin kishin për të shkaktuar lidhur me mal, prandaj ky ma lidhur me këtë nuk ka dashtë me marr pjesë ashtuqë ditën e nesërme edhe nuk është paraqitur me arsyetimin se bashkëshorten e ka të semur. Kur ka pa dhe ka kuptuar rendësinë dhe me çka merret ky grup ateherë ky ndal ngadal ka filluar të terhiqet duke u arsyetuar se është i vjetër dhe i sëmurë, ndërsa në menyrë kategorike nuk ka guxuar t’ ju thot se ma nuk dëshiron të punojë me ta, e meqenëse Agroni e ka pranuar arsyetmin e tij i ka dhënë detyrë të lehtë që ka të bëjë me përcjelljen e levizjeve dhe grumbullimit të shenimeve mbi numrin e patrullave të policive në drejtimin e Deçanit, Reziniq dhe anasjelltas. Se ky dy ditë në interval të kohes prej ores 6 – 7 dhe intervalin e kohes nga ora 17 dhe 18 përcjellë lëvizjet e patrullave të policisë mirpo në kete interval kohor nuk ka vrejtur se ka kaluar patrulla e policisë dhe lidhur me këtë e ka njoftuar Agronin.

 

Poashtu, ka deklaruar se prej Agronit ka kuptuar se është kryer akcioni terrrorist në kolonin e refugjatëve në Baballoq dhe është vendos eksploziv, janë rrenuar 2 shtëpi dhe një bullduzher, ndërsa në këtë akcion përveq Agronit kanë marrë pjesë edhe 2 oficerë nga Shqipëria dhe Sali Çekaj, se Agroni e ka njohtuar, ashtu si Agroni i ka thënë Sali Çekajt, se planifikohet edhe akcioni në Stacionin e policisë në Rezniq dhe grupi i tij në këtë akcion duhet të marri pjesë në përbërje të plotë në detyrë që të gjendët diçka më larg prej ndërtesës të Stacionit të policisë dhe kur të dëgjohen të shtënat atëherë t’i ndihmojnë grupit të Saliut, mirëpo, lidhur me këtë ky nuk është pajtuar. Pas kësaj kur është kryer akcioni në Stacionin e policisë në Rezniq ky është takuar me Arifin prej të cilit ka kuptuar se akcioni është kryer mirëpo pa viktima.

 

Pastaj ka deklaruar se ky nuk do të përfshihej me këtë grup sikur të dinte se është planifikuar edhe vrasja e njerëzve, ndërsa ka pranuar që t’iu shkaktojnë dëme dhe atë vetëm shqipëtarëve.

 

Mirëpo, në seancën kryesore në tërsi ka mohuar këtë deklaratë para gjyqtarit hetues, ndërsa rezulltat i torturimeve të shumëditëshme dhe zbatimi i forces ndaj tij është dhënja e asaj deklarate para gjyqtarit hetues sepse personat e autorizuar zyrtarë krahas malltretimit e kanë mësuar edhe çka duhet për të deklaruar para gjyqtarit hetues.

 

I akuzuari Hajdin Rama, në mrojtjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate ka deklaruar se me Xheladin Gashin, janë kushëri të largët dhe në vitin e fundit të ky në fshatin Sankovc ka ardhur shumë herë 7 – 8 dhe ka sjellur armë të ndryshme dhe i ka lënë duke i thënë se këto armë t’i fshehi për një kohë dhe Xheladini ka për të ardhur dhe me i marr armët, se Xheladin Gashin, e ka mashtruar pasiqë nuk i ka thënë pse ky ka për t’ia ruajtur armët, çka i duhen armët, ashtu që tek më vonë kur janë vra disa persona këtë e ka kuptuar, se kryesisht ka sjellur amë automatike dhe atë 14 copë pushkë automatike 2 automata, një rrevolver, pushkën snajperike me nishan optik dhe 4 bomba dore, se ky këto armë i ka fshehur në afërsi të shtëpisë, në arë, plivicë mirëpo, me parë të njëjtat i ka mbështjellur me një thes të najllonit. Se Xheladini Gashi, shumë herë ka ardhur dhe ka marrë këto armë, mirëpo edhe armët të cilat janë gjetur të ky janë armë të cilat Xheladini i ka lënë të ky, se në një rast të ky në shtëpi ka ardhur Xheladini i kathënë që t’i merrë 2 automatika dhe t’i dërgon deri të shkolla fillore në fshatin Koretica Epërme, të rezervari i sistemit “Ibere Lepenci”, se atje do ta presi një person “Syla”të cilin ky njëherë e kishte pa në një gazmend dhe këtij personi t’ia dërzon këto armë. Se ky meqerre tërheqëse ndërsa në shoqëri me djalin e vet Muhametin ka shkuar në vendin e caktuar, se ky “Syla”ka ardhur me vones dhe të njejtin e ka sjellur djali i Xheladinit – Ilir Gashi, se Syla ka mbetur me ta ndërsa Iliri mënjeherëështë kthye ashtu që ky Sylën me çerre tërheqëse e ka dërguar deri në fshatin Pokleku i Vjetër. Se pas kësaj Syla i ka thënë që bashkë me të të niset edhe Muhameti dhe ta percjelli deri në vendin e caktuar ku Sylen e pretë shoku i tij. Që të dy e kanë marrë nga një automat dhe janë nisur në drejtim të Gllogovcit ndërsa ky ka mbetur që t’i presi. Se pas një kohe Syla dhe Muhameti janë kthye dhe atëherë Syla i ka thanë se nuk kishte ardhur aj shoku i tij me të cilin është dasht që të takohet, ashtu që nuk kanë mund për ta kaluar lumin sepse kishte patur ujë shumë si dhe është dashtë për të shtie në ndonjë person në Gllogovc, atë mbrëmje Syla ka fjetur të ky ndërsa ditën e nesërme në mengjez ka ardhur Ilir Gashi dhe e ka marr.

 

Në rastin e dytë, ka deklaruar se Xheladini ka ardhur të ky dhe i ka thanë se 2 pushka automatike me kundata të drurit duhet t’i dërgon karshi rrugës së Fermës së pulave e cila gjendet në rrugën Gllogovc-Prishtinë, në mal në vendin e quajtur “Krivova”se ky me Xheladinin deri të ky vend janë shkuar me këmbë dhe atje i ka pritur Syla i cili i ka marrë pushket dhe ka shkuar diku, ndërsa ky bashk me Xheladinin janë kthye në shtëpi. Poashtu, ka deklaruar se në një rast Xheladini ka ardhur të ky në shtëpi dhe i ka thanë se një automat duhet për ta dërguar në fshatin Baica e Ultë dhe t’ia dorzoj një personi, ashtu që ky dhe Xheladini me qerre tërheqëse kanë shkuar deri të fshati i përmendur dhe Xheladini këtë automatik ia ka dorëzuar një personi dhe bashkë me tëështë larguar. Poashtu thekson se Xheladini i ka thënë se një automatik duhet për ta que në fshatin Nekovc ashtu që ky me qerre tërheqëse ka ardhur deri të fshati Fushticë ku e ka pritur Xheladini, ndërsa në laxhën – mahallën “Suliqi”i cili zbret nga çerrja tërheqëse, e merrautomatikun dhe ka shkuar në mal. Ashtu si e ka përshkruar këtë person, Syla është person i moshës në mes të 27-30 vjeqar i gjatë, mbanë syza, i ka flokët e zeza dhe nganjeherë e ka pa me mjekërr.

 

Në seancen kryesore në mbrojtjen e tij i akuzuari Hajdin Rama, plotësisht ka mohuar këtë deklaratë të tij para gjyqtarit hetues, se para gjyqtarit hetues ka qenë i detyruar që ashtu diçka të deklaroj dhe atë për shkak të forcës – kërcënimit, se ia kishin dhënë do ujë për ta pijë dhe ky asgjë tjetër edhe nuk din, ndërsa armët të cilat janë gjetur të ky, dikush i panjohur i ka fshehurdhe atë diku rreth një km. larg prej shtëpijes së tij.

 

I akuzuari Nezir Zogaj, në mbrojtjen e tij para gjyqtarit hetues ka deklaruar se Xheladin Gashin dhe Adem Sylen i njefë nga viti 1993 kur janë ardhur të ky dhe e kanë pyetur se a ka mundësi që në shtëpijen e tij ti fshehin armet, se atëherë i kanë thënë se këta janë anëtarë të Lëvizjes Popullore për Republiken e Kosovës-LPRKdhe i kanë spjeguar se kjo është lëvizje ilegale të cilën dëshirojnë për ta legalizuar.

 

Se armët i kanë siguruar jashtë vendit, kryesisht nga Zvicra, mirëpo, në detaje nuk i kanë spjeguar por edhe ky nuk i ka pytur, ashtu që ky ka pranuar që këto armë t’i fshehin të ky dhe kta janë ardhur dhe këto armë i kanë marrë. Në fillim, ashtu si ka deklaruar, të shtëpija e tij ka ardhur vetëm Azem Syla dhe atë ka fundi i vitit 1994, kur për herë të parë e ka sjellur një pushkë automatike me dy shanzhera dhe 60 plumba dhe ky këtë armë e ka fshehur në mal. Pas kësaj Azemi nuk ka ardhur sepse kishte shkuar për Zvicër ashtu që të ky është ardhur Xheladin Gashi bashkë me një person tjetër i cili është quajtur “Burim”se këtu është fjala për një person të moshës rreth 30 vjeqarë, mesatarisht i ritur, zhvillimin normal, ka patur, mustaqe, ka mbajtur syza dhe gjithnjë në kokë ka patur kapuqin e leshit. Se Burimin me Xheladin Gashin në fund të vitit 1995, të ky i kanë sjellur 2 automatika, pushkën snajperike dhe 200 – 300 plumba për këto armë, ndërsa ky me këto armë i ka fshehur në afërsi direkte të shpijesë së vet. Se Xheladini me Burimin 2 herë se bashku kanë qenë të ky ndërsa herën e fundit të ky ka ardhur vetëm Xheladini dhe i kasjellur 2 rrevolve dhe një pushkë automatike dhe i ka thënë se po shkon për në Shqipëri sepse po e kërkon policia për shkak se kinse ka shkruar transporentë për lëvizjen dhe me atë rast të ky e ka lënë pushkën automatike.

 

Në seancën kryesore i akuzuari Nezir Zogaj, është mrojtur në heshtje, ndërsa si arsye ka theksuar se nuk ndëgjon mirë dhe shumë është malltretuar dhe është rrah nga ana e personat e autorizuar zyrtarë.

 

Mbrojtësi i të akuzuarve Nait Hasani dhe Agron Tolaj, av. Fazli Balaj, në fjalën përfundimtare në mes tjerash ka theksuar se tërë procedura e cila i ka paraprirë akuzës, pastaj edhe procedura e vetë pregaditjes së mbrojtjes për senacën kryesore karakterizohet me paligjshmëri mjaftë të ashpra që sipas mendimit të tij paraqesin “procedurë moderne të inkvizicionit”se ndaj të gjithë të akuzuarve është zbatuar tortura fizike, dhuna dhe kërcnimi dhe janë shkelur të gjitha dispozitat e LPP të cilat kanë të bëjnë me privimin e personave nga liria e poashtu edhe mbi caktimin e paraburgimit, prandaj është i mendimit se këto veprime të organeve të punëve të mbrendshme si dhe gjyqtarit hetues dhe prokurorit publik të qarkut si dhe organeve të cilat kanë marrë pjesë në këtë procedurë paraqesin veprimtari kriminale dhe këto veprime paraqesin elementet e shumë veprave penale. Se në këtë procedurë penale nga momenti i fillimit të procedurës është përjashtuar mbrojtja profesionale. Lidhu me aktakuzë ka theksuar se e njëjta nuk është përpiluar në kuptim të vendimit të nenit 262 të LPP, se e njejta përmban një përshkrim të përgjithshëm – përshkrim të përgjithsuar të veprimeve të caktuara të cilat kanë të bëjnë me kohën e formimit të grupit inkriminues, se shumë veprime të disa personave të cilët përmenden në dispozitivin e aktgjykimit edhe sipas volumit të veprimtarisë kriminale dhe sipas kualifikimit të dhënë juridik synohet për ata persona të cilët nuk akuzohen dhe ata persona të cilët gjykohen në mungesë, prandaj shtrohet pyetja për çfarë arsye prokurori publik nuk i akuzon edhe atë persona të cilët përmenden në aktakuzë. Pastaj konstaton se aktakuza nuk është agumentuar dhe e njëjta nga aspekti juridik nuk është e drejtë dhe tregon vetëm faktin se lidhur me formimin e grupit inkriminues nuk ka përshkrim të kryerjes së veprimit veq është kualifikimi juridik, prandaj, gjykates i propozoj që të akuzuarit Nait Hasanin dhe Agron Tolaj në kuptim të nenit 350 al. 3 të LPP, t’i liron nga akuza.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Nait Hasani, av. Metush Sadiku, në fjalën përfundimtare në mes tjerash ka theksuar se preambulla e aktakuzes është e pabazuar, e pa kjartë, apstrakte, jo e logjikshme dhe kontradiktore me pjesën e veqant të dispozitivit dhe me provat në të cilat bazohet. Se nuk shihet kur ku, nën cilat rrethana dhe prej kujt është formuar organizata, se formimi i saj bazohet në supozime, hipoteza dhe kjo bëhet në menyrë të palogjikshme, që gjithnji është rast kur deshirohet për të trilluar diçka, ndërsa për këtë nuk ka prova. Se aktakuza asgjë nuk ofron me përjashtimin e kinse bisedave në Tiranë të cilat janë vetëm supozime të trilluara në menyrë që bar të tentohet dhe dicka konkretisht të thuhet. Se aktakuza nuk mund të qendron as nga aspekti i gjendjes faktike dhe nuk ka kurfar prova materiale e as fare prova tjera me përjashtimin e pranimeve vet akuzuese të dhëna nën kërcnim, se në të gjitha fazat keçperdoren autorizimet dhe në menyrë drastike thehet ligji nga ana e tyre të cilët thirren për ta mbrojtur ligjin. Është përshtypja, ashtu si pastaj deklaron se kjo bëhet në menyrë që gjithsesi të deshmohet ekszistimi i terrorrizmit në këto hapsira dhe ky terrorizëm apriori i përshkruhet shqiptarëve. Se ndaj të akuzuarit Nait Hasani në mënyrë permanente është zbatuar dhuna gjatë tërë periudhes nga kindnapimi e gati krejt deri të forma e prerë e aktakuzës, se kjo dhunë është zbatuar në menëyrë që të “nxjeret pranimi”i të pabërës, ndërsa ky këtë e ka bërë për të mbetur në jetë, ashtuqë Naiti në mes të jetës në burg dhe vdekjes e ka zgjedhur pranimin, atë që e ka degjuar prej inspektorëve të cilët i kanë prezentuar krejt çka ka qenë e nevojshme që ky dhe të tjerët kanë bërë prandaj, ky është dashtë patjetër këtë për ta mësuar përmendësh, ta nënshkruaj kontratën e pastaj për shkak të kërcenimeve serioze të cilat kjartë kanë qenë reale, krejt këtë e përseritë edhe në gjykatë. Se para gjyqtarit hetues nuk është ndëgjuar në kuptim të nenit 218 al. d dhe 5 të LPP veq me ngulm të drejtuar në dhënien e pergjegjjeve pohuese si para personave të autorizuar zyrtar të SSH, duke u sherbye me këtë deklaratë ashtu që ky në këtë mënyrë marrjen në pyetje është dasht që ta pranoj sepse e ka ditë se çka e pret, prandaj kështu atë që e ka dhënë nën kërcënim, edhe se nuk i përgjigjet të vërtetës, thjesht e ka repredukuar dhe ky pranim ka marrë sipas ligjit formen e duhur e pastaj pikërishtë kjo “Deklartë”, ashtu si deklaron ky mbrojtës, do të jetë prova kryesore kundër tij dhe të tjerëve të cilët është dasht patjetër për t’i përmendur ku këtë e ka mësuar prej inspektorëve ashtuqë në shumicën e rasteve fati i “të dyshuarve”vendoset në hetime ndërsa faza e edukimit mbështetet vetëm në kënaqjen e anës formale dhe shërben për të mashtruar masën. Se provat të cilat janë siguruar nuk kanë kualitet për me mund me qenë mbështetje për aktgjykimin i montuar, në fund konkludon se padyshim rrjedh se Nait Hasani, plotësisht është i pafajshëm prandaj edhe gjykatës i propozon që të njejtin në kuptim të nenit 350 të LPP, ta liron nga akuza.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Arif Vokshit, av. Adem Bajri, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim në mes tjerash ka deklaruar se seanca kryesore padyshim ka treguar se procedura e cila i ka paraprirë – procedura paraprake penale është zhvilluar në mënyrë drastike joligjore me shkeljen e – të mëdha dhe të ashpëra të rregullave themelore të profesionit, mosmundësia totale e të drejtës në mbrojtje dhe zbatimit të dhunës brutale fizike ndaj të akuzuarve. Se juridikisht pa themel, moralisht në menyrë të papranueshme dhe plotësisht jo drejt është kërkesa e prokurorit publik që gjykata këtë aktakuzë të mbështeur në dhunë e pranon dhe të akuzuarit ashpër i dënon. Se procedura penale e cila i ka parapri kësaj, ashtu si konstaton ky mbrojtës, kjartë aktakuzës politikisht të intenuar dhe aktakuzës së importuar është zhvilluar dhe është në kundërshtim diametral me rregullat, që të akuzuarit të torturohen dhe prej tyre të kërkohet të mos angazhojnë mbrojtes për dëgjimin e parë të tyre para gjyqtarit hetues është vetëm për të ardhur deri të pranimi dhe në funkcijon janë vetëm aso pranime të vetndalimit të mbrojtësit të angazhuar për shiqim të shkresave të lendës dhe marrjes pjesë në zbatimin e veprimeve hetimore, keshtuqë për aktakuze është formuar provamë relevante e cila është në kubdërshtim me dispoziatat e nenit 218al. 8 dhe 9 të LPP. Se hetimet komplet janë zhvilluar konspirativisht lidhur me të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij dhe me konspiracionin e procedurës, kur dëshirohet diçka që nuk është legale dhe legjitime dhe që të hap mundësinë e keqperdorimit dhe spekulimit dhe krejt kjo së bashku e vret të vërtetën, se ka qenë gati çdo herë konspirative në proceset politike siç është ky. Se pranimi të cilin e ka dhënë iakuzuari para gjyqtarit hetues nuk është dhënë me dëshirë, se është deteminuar me torturë dhe dhunë dhe nuk ka asnje provë e cila me këtë pranim kishte për të vëretuar.

 

Mbrojtësit e të akuzuarit Hasan Zenelit, av. Rexhat Millaku dhe Haki Lecaj, në fjalen e tyre përfundimtare kanë theksuar se pranimi i të akuzarit Hasan Zeneli është dhënë nën kërcnim të tortuarave të pa parapara nga ana e punëtorëve të ShSSH me kërcnim që të njejtën deklaratënuk guxon ta ndryshojë edhe para gjyqtarit hetues sepse prseri kanë për tu kthyer në lokalet e burgut. Ka theksuar se në asnje prove nuk është vërtetuar se i akuzuari Hasan Zeneli ka qenë anëtarë i çfardo çoftë organizate dhenë kuadrin e kësaj organizate nuk ka kryer kurrfarë akti tëtillë terorist, ndërsa pseudonimi i tij “Behluli”është i trilluar ka propozuar që gjykata të njejtin nuk kuptim të nenit 350 pika 3 të LPP, ta liron nga akuza.

 

Mbrojtësi i të akuzuarëve Selim Lokaj dhe Demir Limajt, av. Bajram Maraj, në fjalen e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim në mes tjerash ka deklaruar se të gjithë të akuzuarit janë malltretuar fizikisht dhe psiqikisht me qëllim që të fitohet “Pranimi i dëshiruar “para gjyqtarit hetues se pranimet e tyre para gjyqtarit hetues fshehin shumë palogjikshmëri dhe kundër thënje, se të akuzuarit në seancën kryesore pasiqë janë liruar nga hetimet policore kanë revokuar mbrojtjen e tyre nga procedura hetimore, të dhënë nën kërcnim, të imponuar, pavërtet konkludon se aktakuza mbështëtet në pranimet e dhenuna nën kërcnim të të akuzuarve, të cilat janë dhënë në proceduren hetimore dhe se është fjala për prova plotësisht jokualitative në të cilat edhe nuk mund të mbështetet hetimi i gjykatës. Se provat janë jokualitative jo vetëm ato që rrjedhin nga procedura hetimore por këto prova janë dhenuna nën kërcnim dhe janë të pa vërteta dhe përveç këtyre pranimeve nuk ka prova materiale që kishin me vertëtuar tezën e aktakuzës lidhur me këta të akuzuar. Se mbrojtjet e tyre të paraqitura në seancën kryesore janë të logjikëshme, objektive dhe të vërteta dhe nuk sjellin në dyshim me deklaratatë apo pjesëve të deklaratave të të akuzuarëve të tjerë nga seanca kryesore. Konsideron se në veprimet e të akuzuarëve Selim Lokaj dhe Demir Limaj, nuk ka elemente të veprës penale të cilat ju vëhen në barrë prandaj gjykatës i propozoh që të njejtit në kuptim të nenit 350 të LPP, t’i liron nga akuza.

 

Mbrojtesi i të akuzuarit Agim Makollit, av. Aziz Rexha, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim ka deklaruar se pjesa e përgjithshme e aktakuzës lidhur me të akuzuarin Agim Makollin, është e përgjithsuar, joprecize dhe arbirtërare dhe tërsisht e pa argumentuar ndërsa lidhur me pjesën e vëqanëtë të aktakuzes ka deklaruar se kjo ekskluzivisht është si rezulltat i pranimit të dhënë nën kërcnim në procedurën praprake dhe ka vetëm pranim i cili nuk është vërtetuar me asnjë provë tjetër dhe nuk mundet me qenë bazë për aktgjykim gjykues, gjykatës i propozoj që të akuzuarin Agim Makollin ta liron nga akuza në kuptim të nenit 350 pika 3 të LPP.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Qerim Kelmendi, av. Azizi Rexha, sipas detyrës zyrtare, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim në mes tjerash ka deklaruar se ky i akuzuar në kohëzgjatjen e procedurës praprake nuk ka patur mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe aktakuza lidhur me këtëtë akuzuar është arbitrare dhe e pa argumentuar dhe konsideron se është e pa qëndrueshme që të njejtën kohë dikush të akuzohet edhe për vepër të kryer penale terrorizmi nga neni 125 të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ edhe për vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. l lidhur me nenin 125 të LPJ, për pregaditjen me qëllim të kryerjes së terrorizmit dhe konsideron nëse në rastin konkret, që nuk është rast i veprës së kryer penale terrorizminë vetëvehte konzumon pregaditjen për kryerje të terrorizmit, se prokurori publik në mungesë të çfardo prove tjetër lidhur me të akuzuarin Qerim Kelmendin, thirret në një torbë që mban emrin e një personi tjetër, në të cilin ka patur disa sende – rrobë, të cilat kinse krejtësisht i kanë takuar të akuzuarit Qerim Kelmendit. Gjykatës i ka propozuar që në mungesë të provave të njejtin ta liron nga akuza.

 

Mrojtësi i të akuzuarit Agim Makollit, av. Haxhi Millaku, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim ka deklaruar se aktakuza në kurrëfar kuptimi nuk ju ka përshtatur gjendjes faktike të vërtetuar në seancën kryesore dhe identiteti objektiv i aktakuzes lidhur me gjendjen e vërtetuar faktike në kuptimin juridiko – penal është joligjore, jo i drejtë dhe i papërmbajtur ndërsa pjesa e veqantë e aktakuzës nuk ka kurrëfarë lidhje me të akuzuarin Agim Makollin, prandaj konsideron se nuk është argumentuar se i akuzuari Agim Makolli, e ka kryer veprën penale e cila i vehehet në barrë, prandaj gjykatës i propozoj që në kuptim të nenit 350 pika 3 të LPP, dhe ta liron nga akuza.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Asllan Selimit, av. Xhafer Maliqi, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim ka deklaruar se motivi i kësaj vepre penale është i natyrës policore dhe politikës ditore dhe konkludon se të akuzuarit janë gjykuar më parë, ndërsa seanca kryesore është organizuar formalisht si një farsë vetëm për t’i caktuar lartësitë e dënimeve. Se në proceduren para panale ndaj të akuzuarëve ështëzbatuar tortura fizike dhe psiçike për tu dhënë deklaratat nën kërcnim të gjyqtarit hetues, kjo dëshmohet me faktin ashtu si deklaron se atëherë të pandehurit kanë dhënë deklarata vetakuzuese duke akuzuar vetvehtën dhe të afermit e tyre apo miqtë me të cilët me parë kanë çenë të njohur. Gjykatës i ka propozuar që në mungesë të provave të akuzuarit në kuptim të nenit 350 pika 3 të LPP, t’i liron nga akuza.

 

Mbrojtësi i të akuzuarve Eqrem Kastratit dhe Ilir Gashit, av. Nikë Lumezi në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim në mes tjerash ka deklaruar se këta të akuzuar si dhe të akuzuarit tjerë në këtë proces janë ardhur në bazë të deklaratave juridikisht jo valide, në hetime, të siguruara me anë të torturimit tëtë akuzuarëve drejtë për së drejti para dëgjimittë tyre të gjyqtari hetues dhe shkeljes së të drejtës gjatë procedurës hetimore. Për shkak të deklaratave jo ligjora nga procedura hetimore është i mendimit se këto deklarata jo ligjore nuk munden me qenë bazë për vendim të gjykatës, prandaj ka propozuar që këto procesverbale të veqohen nga shkresat e lëndës, mirëpo këtë propozim gjykata e ka rrefuzuar. Lidhur me aktakuzë ka deklaruar se preambulla e të njejtës paraqet një përmbledhje nga e cila në menyrë precize nuk shihet as koha kinse kush janë themeluesit e këtij grupi, e as veprimet juridiko penale të cilat të akuzuarit bashkarisht i kanë planifikuar, ndërmarr dhe kryer po ashtu këto në menyrë të plotë dhe kjartë nuk shihen çëllimet të cilat i kanë patur të akuzuarit, se provat materiale tregojnë se të akuzuarit nuk e kanë formuar “UÇK”se të asnjë i akuzuar me rastin e bastisjeve nuk është gjetur programi, statusi, proklamata apo ngjashëm në të cilat kishte për tu parë domosdoshmëria e akcioneve teroriste, si mjete për arritjen e çëllimeve politike. Konkludon se këta të akuzuar nuk akuzohen për kryerjen e veprimeve penale juridike rrespektivisht për veprimtarinëë e tyre veq se akuzohen për veprimtari të supozuar dmth. Për veprime të cilat kinse kanë menduar për t’i kryer, mirëpo të menduarit e njerëzve nuk paraqet element të çfardo vepre penale e më së paku elementet e veprës penale për të cilen akuzohen, prandaj gjykatës i propozoj që në mungesë të provave të akuzuarit e përmendur t’i liroj nga akuza.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Isak Shabanit, av. Ramë Gashi, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim ka deklaruar se me asnjë provë të administruar nuk është vërtetuar aktakuza e PPQ në Prishtinë. Se deklaratën para gjyqtarit i akuzuari Isak Shabani, e ka dhënë nën kërcenim të dhunës, prandaj gjykates i propozoj që në mungesë të provave të akuzuarin e permendur ta liron nga akuza.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Eqrem Kastratit, av. Hasan Hoti, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim në mes tjerash ka deklaruar se me provat e administruara në seancen kryesore në asnje pjesë nuk janë vërtetuar pretendimet e akuzes publike se i akuzuari Eqrem Kastrati në çfardo mënyre është bërë pjesëtar – anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Se me ekspertisë nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë shtënë nga armët të cilat kinse janë marrë prej tyre dhe padyshim është vërtetuar se asnjëra prej geshojave të gjetura në vendin e ngjarjes nuk i pergjigjet – nuk është shkrep nga armët të cilat kinse janë marr prej të akuzuarit, që sipas mendimit të mbrojtësit argumenton se të akuzuarit nuk kanë qenë të perzier në asnjerin prej ketyre akcioneve. Se dokumentacioni mjeksor mbi shkaktimin e lëndimeve ndaj të pandehurve mjaft fletë për shkaqet e dhenies të deklaratave të tyre para gjyqtarit hetues, se gjyqtari hetues me rastin e ndëgjimit të të pandehurve ka lejuar prezencën e inspektorëve me qellim të frikësimit të të dyshuarve dhe vërtetimit të asaj çka kanë qenë të detyruar të pranojnë në shërbimin e Sigurimit shtetror, prandaj gjykates i propozoj që të akuzuarin, në mungesë të provave ta liroj nga akuza.

 

Mbojtësi i të akuzuarit Bislim Zogaj, av. Destan Rukiqi, në fjalen e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim në mes tjerash ka theksuar perambulla e aktakuzes nuk ka kurrfarë lidhje me të akuzuarin Bislim Zogaj sepse as juridiksht e as faktikisht nuk ka lidhje me të akuzuarin Bislim Zogaj dhe në veprimet e tij nuk egziston as minimumi i veprimeve inkriminuese objektive ndërsa për egzistimin e elementit subjektiv – dashjes as që mund të bëhet fjalë. Bënë pyetje me përjashtim të provave të paraqitur me kërcnim të Nait Hasanit para gjyqtarit hetues, ndërsa provat tjera nuk ka, a mund të vërtetohet gjendja faktike dhe konsideron se në këtë deklarat të të akuzuarit Nait Hasanit nuk mund të mbështetet vendimi i gjykatës, sepse kjo deklaratë e të akuzuarit Nait Hasanit, para gjyqtarit hetues është e dhënë nën kërcnim të dhunës. Gjykatës i propozon që të akuzuarin Bislim Zogaj, në mungesë të provave ta liron nga akuza.

 

Mbrojtësi itë akuzuarit Hajdin Ramës, av. Bajram Krasniqi, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim në mes tjerash ka deklaruar se nuk është argumentuar se i akuzuari Hajdin Rama, e ka kryer veprën penale e cila i vëhet në barrë ndërsa gjykatës i propozoj që të njejtin ta liron nga akuza dhe atë në kuptim tënenit 350 pika 3 të LPP.

 

Mbrojtësit e të akuzuarit Nezir Zogaj, av. Mehdi Dehari dhe Ibrahim Dobruna, në fjalën e tyre përfundimtare të përbashkëtë të paraqitur me shkrim në mes tjerash kanë deklaruar se dëgjimi – marja në pyetje e të akuzuarit para inspektorëve të sigurimit Shtetëror dhe para gjyqtarit hetues ka qenë – i pandehuri ka qenë i detyruar që të jep këtë deklaratë para gjyqtarit hetues për shkak të perdorimit të forces dhe kërcënimeve të ndryshme ndërsa krejt kjo është bërë në kundështrim me dispozitat e nenit 218 të LPP dhe konstatojnë se në këtë deklarat vendimi i gjykatës nuk mund të mbështëtet, i akuzuari nuk ka marrë pjesë në formimin e grupit me çëllim të kryerjes së veprave penale e as në formimin e grupit me qëllim të kryerjes së veprimtarisë armiqësore kundër RFJ, ndërsa nga provat materiale nuk është vërtetuar se i njejti është pjesëtar i grupit inkriminues dhe ky nuk ka ndërmar asnjë veprim të përgjithëshëm të dhunës apo akte të dhunës që kishte me qenë i përshtatëshëm për të shkaktuar pasojen e kësaj vepre penale. Gjykatës i kanë propozuar që të njejtin në kuptimtë nenit 350 pika 3 të LPP, ta liron nga akuza.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Ali Gjuliqi, av. MR. Hazer Susuri, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim, ka deklaruar se me akuza të reja politike kundër shqiptarëve në Kosovë, organet shtetërore të Serbisë paraqiten me teza të reja, me tezë të formës së re të ndjekjes penale pa marrë parasysh atë se a egzistojnë provat faktike përçëllimesrategjike në skenën e mbrendëshme dhe atë ndërkombëtare dhe për këtë pastaj të akuzuarit të shpallën përgjegjës si kryes tani të veprës së re penale e cila ju vëhet në barrë me aktakuzën e PPQ në Prishtinë, si kryes potencial të veprës penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ. se deklarata e të akuzuarit është dhënë nën kërcnim të dhunës dhe në rastin konkret është vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 218 të LPP, në të cilën deklaratë nuk mund të mbështëtet vendimi i gjykatës, se i akuzuari është marrë në pytje në gjuhen Serbe edhe se nuk e njeh mrë këtë gjuhë, konsideron se kolegji i gjykatës në seancën kryesore ka bërë gabim kur ka rrefuzuar kërkesën që nga shkresat e lëndës në kuptim të nenit 83 të LPP, ta veqon procesverbalin mbi dëgjimin e të akuzuarit Ali Gjuliqi, para gjyqtarit hetues, sepse në këtë deklaratë nuk mund të mbështetet vendimi i gjykatës, mëqense me rastin e dëgjimit të tij para gjyqtarit hetues ka qenë në aso gjendje të rëndë shendetësore si psiçike dhe fizike nga mundimet dhe peripetitë nga ana e punëtorve operativë të SHSSH, prandaj, pikrishtë për shkak të kësaj gjendje ka qenë i detyruar të deklaron ashtu çka është dashtë patjetër të deklaroj çka ka thënë në lokalet e sigurimit shtetërorë, duke theksuar se me asnjë prove të sigurtë nuk është vërtetuar se i përmenduri e ka kryer veprën e përmendur penale, prandaj, teza e mbrojtjes së të akuzuarit për ndryshim nga teza e aktakuzes është argumentuar, prandaj gjykatës i propozoj që të njejtin në kuptim të nenit 350 pika 3 të LPP, ta liron nga akuza.

Mbrojtësi i të akuzuarëve Hasan Zenelit, Isak Shabanit dhe Demir Limajt, av. Zhivoin Jokanoviq, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim ka theksuar se aktakuza është e pa pëmbajtur si faktikisht e poashtu edhe juridikisht, se e njejta nuk ka bazë në provat e administruara ndërsa provat e administruara nuk mund të lejohet që në të njëjtat të mbështëtet aktgjykimi gjykues, se aktakuza është jokonsekuente me vetvehten sepse krejt sikur edhe të egzistonin veprimet me dispozitat ashtu si ka deklaruar ky mbrojtës bashkimi për veprimtari armiqësore, ndërsa ata persona me këtë bashkim – kishin për të kryes veprën penale terrorizëm, veprimet e bashkimit do të konsumohen me veprimin e terorizmit, prandaj, konsideron se në këtë rast bashkimi eventual kishte me qenë i perjashtuar, se provat e lidhur me Hasan Zenelin, Isak Shabanin, dhe Demir Limaj, nuk janë valide e veqanarisht deklaratat e të akuzuarëve të paraqitura në procedurën paraprake, gjykatës i propozoj që këta të akuzuar në kuptim të nenit 350 pika 3 të LPP, t’i liron nga akuza.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Agim Hulaj, av. Antonë Nuleshi, në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim në mes tjerash ka deklaruar se deklaratave të të akuzuarëve nga procedura hetimore në mënyrë të sigurtë nuk mund t’iu besohet sepse konstatimet në procesverbalet nga procedura hetimore kanë kontadikcione të mëdha, prandaj, këto deklarata për me mund me u shfrytëzue në seancën kryesore ka qenë e nevojshme që gjyqtari hetues të bënte ballafaqimin në mes të të pandehurëve sepse deklaratat e tyre janë aq të ndryshme e aq kontadiktore pikërishtë të çështja esencjale mirëpo, prej kësaj është hequr dorë, ashtu si konsideron ky mbrojtësë, për shkak të frikës, që të mos rrënohet lënda e grumbulluar në hetime në formë të deklaratave vetakuzuese, meqënse prova tjera nuk ka patur. Se vepra e cila të akuzuarit Agim Hulajt i vëhet në barrë mund të kryehet vetëm me dashje direkte, atëherë shtohet pyetja se pranimi për asgjasimin e sendëve të huaja të luajtëshme, pra edhe traktorit e paraqet tiparet e veprës terrorizëm, asgjasimi i traktorit – sendëve të huaja të luajtëshme a është i inspiruar me motive politike drejtë rrezikimit të rregullimit kushtetues dhe sigurimit të RFJ dhe mund të paraqet esencën e veprës penale dhe ky asgjasim i traktorit a ka mundësi që gjdo kush të krijoj ndjenjën e frikës apo josigurisë dhe konstaton se të i dëmtuari asesi nuk ka patur mundësi që të krijohet kjo ndjenjë. Gjykatës i propozoj që të akuzuarin Agim Hulaj, ta liron nga akuza në kuptim të nenit 350 pika 3 të LPP.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Hamzë Pangjaj dhe Hasan Zenelit, av. Vukosav Stankoviq, që në fjalën e tij përfundimtare të paraqitur me shkrim në mes tjerash ka theksuar se aktakuza e PPQ është shumë ambicioze dhe provat të cilat janë administruar në seancën kryesore nuk kanë argumentuar bazën e të njejtës. Se ky procesëështë i montuar dhe bën pytje se kujt dhe për çka i duhet sepse në bazë të provave të administruara mund të konkludohet se është fjala për amatera lidhur me terrorizmin i cili ekziston në botë. Se për veprën penale terrorizëm duhet patjetër të dëshmohet çëllimi i rrezikimit të rregullimit kushtetues dhe sigurimit të RFJ, mirëpo në veprimet e të akuzuarëve këso çëllime nuk ka, se krijimi i ndjenjës së pasigurisë të qytetarët mund të paraqet vetëm kundërvajtje sipas ligjit mbi rendin dhe qetësimin publik, prandaj, konstatoj se gjykata në rastin konkret duhet të tërheqi paralelen në mes të këtyre dy ligjeve. Prandaj, konstaton se në veprimet e të akuzuarit Hasan Zeneli, ekzistojnë elementet e heqjes dorë vullnetare nganeni 21 të LPJ, prandaj, gjykatës i propozoj që të akuzuarin, në mungesë të provave ta liron nga akuza.

 

Me qëllim të verifikimit të bazave të mbrojtjeve të të akuzuarëve dhe aktakuzës, përvërtetimin e të vërtetës materiale bëri administrimin e provave dhe pas vlerësimit të vetëdishem dhe të për së afërmi të të njejtave ka vërtetuar gjendjen faktike ashtu si është prezëntuar në dispozitivin e aktgjykimit.

 

Gjykata edhe se bëri vlerësimin e mbrojtjes se të akuzuarit Nait Hasanit, në seancën kryesore dhe tezën e mbrojtësve të tij, këtë nuk e pranoj e hodhi poshtë si të pa bazuar dhe të drejtuar kah ikja e përgjegjësisë penale, për këto shkaqe.

 

Me fjalë të tjera duke u nisur nga mbrojtja e të akuzuarit Nait të paraqitur para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate me ç’rast i njejti deri në detaje ka përshkruar mënyrën e kontaktëve me Xheladin Gashin, Rexhep Selimin, tani të ndjerin Zahir Pajazitin, Asllan Selimin, Hajdin Ramen, Nezir Zogaj, Bislim Zogaj etj, mënyrën dhe çëllimin e këtyre kontaktëve, veprimtarinë e vetë dhe hollësitë lidhur me punët e tija të përbashkëta, aktivitetin sidhe udhëtimet, qëllimin dhe detyrat e këtij udhëtimi në Shqipëri sidhe kontaktet me personat nga Shqipëria, mënyrën në të cilën prej botës së jashtme i kanë sjellur paratë – mjetet devizore dhe distrubimin e mëtejmë të tyre, e cila mbrojtje është cituar si më lartë, vërtetohet veprimtaria e të akuzuarit Nait Hasanit si në dispozitivin e aktgjykimit e pastaj vetë vetiu përgjegjësia e tij penale.

 

Pastaj, ndërsa duke patur parasysh mbrojtjen e të akuzuarit Asllan Selimit, të paraqitur para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate, për të cilën mbrojtje është bërë fjalë edhe më lartë ku i akuzuari Asllan Selimi, deri në detaje ka përshkruarë mënyrën se si ka qenë lidhje në mes të vëllaut të tij Rexhep Selimit i cili ka qenë në fshatin Prekazi i Ultë dhe Nait Hasanit sidhe kontaktet me përsonat tjerë dhe veprimtarinë e vetë dhe personave tjerë.

 

Poashtu nga mbrojtja e të akuzuarit Hajdin Rames, të paraqitur paragjyqtarit hetues vërtetohet kontakti i tij me Xheladin Gashin dhe Nait Hasanin, ndërsa vetëvetiu është vërtetuar edhe fakti se të akuzuarit Nait Hasani dhe Xheladini armët i kanë sjellur të ky, ky pastaj i ka fshehur e pastaj, ashtu si spjegon Hajdin Rama, mënyrën se si Xheladini dhe Naiti të njëjtat i kanë marrë prejt tij apo ky këto armë i ka sjellur deri të vendi ku i kanë urdhërue që t’i sjelli.

 

Përmes mbrojtjes së të akuzuarit Nezir Zogaj, të paraqitur para gjyqtarit hetues padyshim vërtetohet lloji dhe sasia e armëve të cilat Xheladin Gashi dhe Nait Hasani i kanë sjellur të ky e pastaj edhe i kanë marrë.

 

Duke patur parasysh këto deklarata – mbrojtje të të akuzuarve Asllan Selimit, Hajdin Rames dhe Nezir Zogaj, pra gjyqtarit hetues, të cilat mbrojtje apsolutikisht janë në pajtim me mbojtjen e të akuzuarit Nait Hasanit të paraqitur para gjyqtarit hetues, sipas mendimit të gjykatës padyshim vërtetohet se mbrojtja e të akuzuarit Nait në seancën kyesore është e pa bazuar dhe kjartë e drejtuar kah ikja e përgjegjësisë së tij penale.

 

Mbrojtja e të akuzuarit Nait Hasanit, në seancën kryesore se mbrojtjen e vet para gjyqtarit hetues e ka dhënë për shkak të kërcnimit – dhunës psiko fizike dhe kërcënimeve të personave të autorizuar, edhe se e njejta është vlerësuar, është rrefuzuar si e pa bazuar, sepse e njejta është vërtetuar nga mbrojtjet e personave më lartë të përmendur sidhe me provat materiale për të cilat më vonë do të bëhetë fjalë, prandaj, gjykata konstaton se kjo mbrojtje e të akuzuarit Nait në seancën kryesore është ushtruar dhe drejtuar kah ikja e tij e përgjegjsisë penale.

 

Duke kaluar në vërtetimin e veprimeve konkrete dhe veprimtarisë të të akuzuarit Nait Hasani, gjykata konstaton dhe konkludon:

 

Se pikërisht me inicjativen e të akuzuarit Nait është ardhur deri të bashkimi i veq grupeve egzistuese “Drenicës”i cili ka vepruar në territorin e komunës së Mitrovices, atë të Serbicës, Gllogovcit, Klinës dhe Malishevës dhe “Llapit”i cili ka vepruar në territorin e Komunave të Prishtinës, Podujevës, Pejës dhe Deçanit, pastaj këto dy grupe terroriste veprojnë si një grup iquajtur “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”me çëllim të kryerjes së akcioneve terroriste dhe sulmeve në pjesëtarët e MPB – Serbisë, objektet ku tubohen pjesëtarët e nacionalitetit Serbë dhe Malazez dhe sulme – likujdimin e qytetarëve Shqiptarë lojal.

 

Me fjalë të tjera këto fakte padyshim janë vërtetuar si në mes mbrojtjes së të akuzuarit Nait Hasanit para gjyqtarit hetues e poshtu edhe në bazë të provave të administruara.

 

Pastaj, padyshim është vërtetuar fakti i shkuarjes së të akuzuarit Nait Hasanit, bashk me Xheladin Gashin, në Shqipëri, ndërsa çëllimi i këtyre shkuarjeve dhe kontakteve me personat e caktuar në Shqipëri ka qenë të kërkuarit dhe marrja e ndihmës materiale, me qëllim të blerjes – sigurimit të armëve dhe mjeteve tjera eksplozive me të vetmin qëllim në kryerjen e akcioneve terroriste në territorine Kosovë Metohisë. Pikërisht, ndërsa lidhur me keto shkuarje në Shqipëri dhe marrjes së mjeteve të caktuara devizore, deri në detaje, fletë vetë Nait Hasani para gjyqtarit hetues, ndërsa lidhur me armatimin dhe mjetet tjera eksplozive përveq Naitit flasin edhe të akuzuarit Hajdini dhe Neziri të cilat deklarata janë në pajtim të plotë në këtë pjesë me deklaratën e të akuzuarit Nait para gjyqtarit hetues. Pastaj, ashtu si gjykata konstaton dhe konkludon se deklaratat e të akuzuarve Nait, Hajdin dhe Nezir janë të vërteta dhe plotësisht nëpajtim dhe me asgjë të bazuar nuk mund të sjellen në dyshim meqenëse është fakt se Naiti, Hajdinit dhe Nezirit ju ka prezantuar sipas pseudonimeve “Syla”dhe “Burimi”të cilin fakt e vërteton si Naiti e poashtu edhe Hajdin Rama dhe NezirZogaj. Bashkë me këtë fakt jo kontestues është edhe fakti i cili faktikisht me asgjë edhe nuk mund të kontestohet është se të akuzuarit Neziri dhe Hajdini këtë person e kanë përshkruar para gjyqtarit hetues si “Burim”dhe “Sylë”, të cilat përshkrime absolutikisht i përgjigjen personit – Nait Hasanit. Prandaj, përveq kësaj dhe në bazë të fakteve padyshim të vërtetuara mbrojtja e të akuzuarit Nait si dhe e të akuzuarit Hajdin në seancën kryesore se deklaratat e tyre të paraqitura para gjyqtarit hetues janë dhënë nënkërcnim të dhunës, hudhen poshtë si të pabazuara dhe tëdrejtuara kah ikja e pergjegjësisë së tyre penale.

 

Duke vërtetuar faktinse për nevojat e organizatës terroriste a janë siguruar armet, gjykata konstaton poashtu se edhe ky fakt padyshim është vërtetuar dhe atë në bazë të mbrojtjeve të të akuzuarve Nait, Nezir, Hajdin dhe personave tjerë të akuzuar për të cilët do të bëhet fjalë më vonë e poashtu edhe në baze të provave të administruara materiale.

Veprimtaria e me tutjeshme e të akuzuarit Nait Hasani, ndërsa lidhur me të planifikuarit por akcionet të pa realizuara në Degën e punëve të mbrendshme në Gllogovc në muajin shtator të vitit 1996 vërtetohet si në bazë të pranimit të plotë të të akuzuarit Nait e poashtu edhe në bazë të deklaratës së të akuzuarit Hajdin Rames para gjyqtarit hetues i cili deri në detaje ka përshkruar mënyrën e ardhjes me armë deri të vendi i ngjarjes, dorëzimin e armëve Naitit sidhe shkakun pse ky akcion nuk është realizuar, deklarata e të cilit është në harmoni të plotë, deri në detaje e hormonizuar, kështu, ashtu si gjykata konkludon as në këtë pjesë mbrojtjet e të akuzuarëve Nait Hasanit dhe Hajdin Rames nuk janë dhënë nën kërcim të dhunës, ashtu si dëshirojnë për t’i prezentuar në seancën kryesore, mëqense është fjala për aso detaje të cilat detaje munden me i përshkruar vetëm ata persona të cilët edhe i dinë të njëjtat sepse në këto ngjarje edhe kanë marrë pjesë.

 

Në fund, duke vërtetuar faktin se i akuzari Nait Hasani, ka marr pjesë në sulmin terorist në Degën e policisë në fshatin Kliqinë natën e Dt. 31.08.1996, gjykata konstaton dhe konkludon padyshim është vërtetuar faktise me Dt. 31.08.1996, është kryer sulmi terrorist në Degën e policisë në fshatin Kliqinë dhe atë me minë të trombllonit sipas shenjës TGCC 7005 VK dhe me bombë të dorës, me ç’rast është shkaktuar rrezik për jetën e kujdestarëve policë. Ky faktë vërtetohet në bazë të procesverbalit mbi vend shiqim të përpiluar nga ana e gjyqtarit hetues të gjykatës së qarkut në Pejë Kri. nr. 43/96 nga

Dt. 31.08.1996.

 

Duke u nisur prej këtyre fakteve ndërsa duke analizuar mbrojtjen e të akuzuarit Nait të paraqitur para gjyqtarit hetues pikërishtë lidhur me këtë ngjarje, kjartë dhe padyshim konkludohet se mbrojtja e të akuzuarit Nait para gjyqtarit hetues as në këtë pjesë nuk është dhënë nën kërcnim të dhunës veq se i njejta, si në mënyrën ashtu si ka përshkruar para gjyqtarit hetues ka marrë pjesë në këtë sulm. Ashtu si pastaj gjykata konkludon, i akuzuari Nait, para gjyqtarit hetues flet për sulmin faktikisht me të gjitha detajet për të cilat mund të flet vetëm personi i cili ka njohuri të drejtë për drejtë për këtësulm, ndërsa këto njohuri direkte në rastin konkret janë rrezulltat i pjesëmarjes së tij në këtë sulm.

 

Duke vërtetuar rolin e të akuzuarit Nait në sulmin terrorist ndaj rektorit të Univerzitetit të Prishtinës Radivoje Papoviq, i cili sulm është kryer me Dt. 16.01.1997, me automobil bombë të markës “Opell Kadet”që dëshmohet në procesverbalin mbi vend shiqim të përpiluar nga gjyqtari hetues i gjykatës së qarkut në Prishtinë Pnh. nr. 6/97. Dt. 16.01.1997, me fotodokumentacion dhe skicën e vendit të ngjarjes, gjykata konstaton se pikërishtë i akuzuari Nait, ndërsa sipas marrëveshjes paraprake me tani të ndjerin Zahir Pajazitin, të cilit ia kishte dhënë 10.000 DM. – një pjesë të mjeteve devizore të cilat i kishte marrë nga bota e jashtme, është marrë vesh dhe në këtë mënyrë ka finansuar këtë sulm terorrist, ndërsa këtë sulm e ka kryer tani i ndjeri Zahir Pajaziti, pikërisht si në mënyrën ashtu si edhe e ka përshkruar i akuzuari Nait para gjyqtarit hetues.

 

Lidhur me kontinuitetin edhe kryerjen e sulmeve terroriste në të njejtën kohë në shumë vende në Krahinë dhe privimin nga jeta të Ejup Bajgorës, Bejtush Bekës, Fazli Hasanit dhe personave tjerë do të bëhet fjalë në pjesën e arsytimit të aktgjykimit lidhur me përgjegjësinë penale të tij dhe të akuzuarëve tjerë.

 

Duke kaluar në vërtetimin e veprimtarisë të të akuzuarit Agron Tolaj, gjykata konstaton dhe konkludon se:

 

Padyshim është vërtetuar fakti se janë kryer sulme terorriste në objektin e hotelijerisë “Çakor”në Deqanë me dt. 22.04.1996, sulmi terrorist në stacionin e policisë në Rezniq me Dt. 15.XI.1996, sulmi terrorist në koloninë e refugjatëve në Junik me Dt. 6/7 maj 1996, sulmi terrorist në kolonin e rrefugjatëve në fshatin Baballoq me Dt. 8.08.1996 dhe është vendos eksploziv dhe është shkatrruar traktori i Ismet Malokaj me Dt. 11.09.1996. ndërsa këto argumentohen me procesverbalin mbi vend shiqim bashkë me fotodokumentacionet dhe skicat mbi vendin e ngjarjes.

 

Duke vërtetuar faktin se i akuzuari Agron Tolaj, a ka marrë pjesë në këto sulme terroriste, gjykata konstaton:

 

Para se gjithash duke u nisur mga mbrojtja e të akuzuarit Agron Tolaj, para gjyqtarit hetues, e cila mbrojtje është cituar më lartë, kjartë rrjedh se deklarata e tijështë në harmoni apsolute me provat e administruara materjale, më lartë të përmendura.

 

Duke ndërlidhë mbrojtjen e të akuzuarit Agron Tolaj dhe duke e analizuar të njejtën me mbrojtjet e paraqitura të të akuzuarëve Arif Vokshi, Selim Lokaj dhe Agim Hulaj, gjykata konstaton dhe konkludon se i akuzuari Agron Tolaj, i ka kryer veprat penale si në mënyrën ashtu si janë prezantuar në dispozitivin e aktgjykimit për këtë të akuzuar.

 

Gjykata edhe se e vlerësoj mbrojtjen e të akuzuarit Agron nga seanca kryesore dhe tezën e mbrojtësit të tij se deklarata e tij e paraqitur para gjyqtarit hetues është dhënë nën kërcnim të dhunës dhe si shkak i torturësfizike dhe psiçike, të njejtën nuk e pranoj, e hudhi poshtë si të pa bazuar dhe të drejtuar kah ikja e përgjegjësisë penale, për këto shkaqe: Duke analizuar mbrojtjen e të akuzuarit Agron të paraqitur para gjyqtarit hetues dhe të njejtën duke e lidhur në lidhje logjike me procesverbalet mbi vend shiqim, fotodokumentacionit dhe skicat nga vendi i ngjarjes, gjykata konstaton se i akuzuari Agron, para gjyqtarit hetues deri në detaje, të cilat detaje pikërisht janë konstatuar me provat materiale, ka përshkruar veprimet dhe ngjarjet në të cilat ky personalisht edhe ka marrë pjesë. Duke karahasur mbrojtjet e të akuzuarëve: Arif, Agim Hulaj dhe Selim Lokaj me mbrojtjen e të akuzuarit Agron Tolaj, para gjyqtarit hetues është padyshim se deklaratat e tyre – mbrojtjet e tyre janë plotësisht në harmoni reciproke ku faktikisht deri në detaje këta të akuzuar përshkruajnë veprimet e tyre ndërsa edhe veprimet e të akuzuarëve tjerëme të cilët kanë marr pjesë në këto akcione. Prandaj, për këto arsyera mbrojtja e mbrojtësve e të akuzuarëve është e pa pranushme se këto pranime kanë qenë të dhëna nën kërcnim të dhunës nga ana e punëtorve të autorizuar zyrtarë dhe të akuzuarit për shkak të torturës, kërcnimit, forcës dhe dhunëështë dashtë për t’i mësuar deklaratat të cilat ju kanë “Servuar”përsonat e autorizuar zyrtarë në lokalet e MPB dhe këto deklarata kanë qenë të detyruar për t’i përcjellur para gjyqtarit hetues. Është e pa logjikshme por edhe absurde që këto deklaratat të cilat reciprokisht janë në harmoni në shumë detaje dhe disa pjesë të mësohen përmendësh dhe ashtu të përcillen para gjyqtarit prandaj, ashtu që si gjykata konkludon, vetëm përsonat të cilët kanë lidhje direkte dhe janë pjesmarës direkt të këtyre ngjarjeve, munden me folë për këto detaje dhe hollësi.

Kështu, përshembull kur është fjala për asgjasimin e traktorit të Ismet Malokut, të akuzuarit Agroni, Arifi, Selimi dhe Agimi, deri në detaje përshkruajnë akcionin e parë të parealizuar e pastaj edhe akcionin e dytë kur është asgjësuar traktori, deri në detaje përshkruajnë mënyrën e marrjes vesh, lëvizjet dhe vendin e shkuarjes me armë, llojin dhe sasinë e tyre sidhe sasinë e benzinës të cilën e kanë marrë me vedi pastaj bile edhe kush çka ka bartë prej armëve dhe atë që e ka bartë benzinën e pastaj kush, kur dhe me çfarë mjeti ka asgjësuar traktorin.

 

Poashtu lidhur me akcionet terroriste në kolonitë e rrefugjatëve në Baballoq, Junik pastaj në stacionin e policisë në Rezniq Agroni dhe Arifi pikërisht deri në detaje i përshkruajnë këto ngjarje, vendin e takimit me oficerët nga Shqipëria, deri në detaje përshkruajnë mënyrën e kryerjes, pra, ashtu si gjykata konkludon padyshim është argumentuar veprimtaria e të akuzuarit Agron ndërsa vetë vetiu edhe përgjegjësija e tij penale.

 

Pataj, duke kaluar në vërtetimin e veprimtarisë e vetvetiu dhe vet përgjegjësisë penale të të akuzaurëve Arif Vokshi, Selim Lokaj, Agim Hulaj dhe Hamzë Pangjaj, gjykata konstaton dhe konkludon: Me fjalë të tjera, ashtu si është theksuar në pjesën e arsyetimit të aktgjykimit lidhur me Agron Tolaj, në baze të procesverbalit mbi vend shiqim të gjyqtarit hetues të gjykatës së qarkut në Pejë Pnh. nr. 18/96 nga Dt. 22.04.1996. në fotodokumentacion dhe skicen e vendit të ngjarjes vërtetohet se në Dt. 22.04.1996, rreth orës 20, 25 minuta është kryer sulmi terorrist në kafiterin “Çakor”në Deçan në të cilin sulm kanë humbur jetën Gjorgjë Dragiq, Bllagoje Okuka dhe Stana Radusinoviq që dëshmohet me procesverbalin e obdukcionit të Institutit për mjekësi ligjore në Prishtinë nr. 48/96. 49/96 dhe 50/96 me fotodokumentacione.

 

Në bazë të procesverbalit mbi vend shiqim SPB në Gjakovë, fotodokumentacionit sidhe në bazë të konstatimit dhe mendimit të ekspertit Petar Teshiq, vërtetohet se me Dt. 8.08.1996. është kryer sulmi terrorist në kolonine e refugjatëve në Baballoq me ç’rast janë dëmtuar tri shtëpi dhe makina e ndërtimtarisë.

 

Në bazë të procesverbalit mbivend shiqim dhe raportit të krim. tek. mbi vendin e ngjarjes të SPB në Gjakovë me fotodokumentacionin dhe skicen e vendit të ngjarjes vërtetohet se me Dt. 11.09.1996, është vendos eksplozivi dhe asgjasuar traktori i Ismet Malokut.

 

Me procesverbalin mbi vend shiqim të gjyqtarit hetues të gjykatës së Qarkut në Pejë Pnh. nr. 62/96. Nga Dt. 16.XI.1997, me fotodokumentacion dhe skicen e vendit të ngjarjes vërtetohet se me Dt. 16.XI.1996, rreth orës 20, 15 minuta është kryer sulmi terrorist në degën e policisë në fshatin Rezniq.

Duke vërtetuar faktin se kush i ka kryer këto sulme rrespektivisht se në këto sulme a kanë marrë pjesë të akuzuarit Agroni, Arifi, Selimi, Agimi dhe Hamzë Pangjaj, gjykata konstaton:

 

Në fjalë të tjera, ashtu si para gjyqtarit hetues ka deklaruar i akuzuari Arif Vokshi, ky së bashku me Agron Tolaj dhe oficerët nga Shqipëria “Zoki”dhe “Zeni”kanë kryer sulmin terrorist në kafiterin “Çakor”në Deçan dhe në detaje e ka përshkruar këtë sulm – ku janë takuar, udhëtimin deri të kafiteria “Çakor”, mënyrën e kryerjes së sulmit, kush ku ka qene, si, ku kanë shtënë, në çfarë mënyre Agroni e ka hedhur bombën në mbrendësine e kafiterisë shkakun e sulmit në qajtoren e Avdyl Gjikokajt nga ana e oficerit “Zeni”sidhe mënyrën e tërheqjes së tyre nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së akcionit.

 

Me analizimin e deklaratës së deshmitarës Kosara Stesheviq e cila në mes tjerash para gjyqtarit hetues e poashtu edhe në seancën kryesore ka deklaruar “…. kanë kumbuar të shtënat e forta në dritaret e kafiterisë, me një moment një përson i armatosur me pushkë automatike me këmbë e ka hapur derën e kafiterisë dhe ka vazhduar të shtënë nëpër sallë… dhe kur e ka përfunduar sulmin me pushkë automatike atëherë në kafiteri ka ra bomba… “.

 

I akuzuari Arif Vokshi, këtë moment para gjyqtarit hetues e përshkruanë në këtë mënyrë “… kur kemi ardhë para kafiterisë “Çakor”une dhe “Zoki”kemi çëndruar në anën e djathtë, Agroni dhe “Zeni”në anën e majtë ndërsa Sallko në mes. Në kafiteri i pari ka hy Sallko, me këmbë fort i ka ra derës dhe e ka hapur dhe kur ka hy mbrenda në Kafiteri ka filluar me shtënë rrafall, kur kemi dëgjuar të shtënat e tij, ndërsa sipas urdhëresës paraprake, atëherë kemi filluar me shtënë rrafallë në dritaret e kafiterisë, Sallko është kthye mbrapa 2 – 3 hapa në një moment i ka mundësuar Agronit për ta hedhur një bombë përmes derës me pjesën e mbrendshme të kafiterisë… “.

 

Pra, ashtu si gjykata konkludon detajet të cilat i ka përshkruar dëshmitarja Kosara i përshkruan edhe i akuzuari Arif Vokshi, dhe ashtu si gjykata konstaton për këto detaje mundet me folë vetëm përsoni i cili është deshmitar direktë apo akter i ngjarjes dhe pikërishtëështë fjala për ato detaje të cilat nuk mund të mësohen e as me “Detyrim”që të pranohen.

 

Në favorë të këtij konkludimi është edhe fakti se në momentin kritik është kryer “Sulm”edhe në çajtoren e Avdyl Gjykokaj, se “Zeni”ka shtënë në dritaren e kësaj çajtore – vitrinë, ndërsa si arsye e kësaj të shtëne nga ana e “Zenit” ashtu si ka spjeguar Arifi kaqënë humbja e gjurmës. Pra, i akuzuari Arif, lidhur me sulmin terorist në kafiterin Çakor ku kanë humbur jetën tre persona përshkruan deri në detaje rrethanat dhe faktet të cilat plotësisht janë në pajtim me të gjitha provat e administruara materiale e poashtu edhe në pajtim me atë që ka deklaruar dëshmitarja Kosara, prandaj me kurrfarë baze kjo deklaratë e tij para gjyqtarit hetues e as në seancën kryesore nuk mund të vëhet në dyshim. Kjo mbrojtje e të akuzuarit Arif para gjyqtarit hetues nuk mund të paraqitet pranim – deklaratë vetë akuzuese e cila me asgjë nuk është vërtetuar si nga ky mbrojtësi i tij dhe mbrojtësit tjerë dëshirojnë me prezantuar në seancën kryesore.

 

Duke patur parasysh krejt atë që u tha më lartë, gjykata nuk e miratoj mbrojtjen e të akuzuarit Agron Tolaj sidhe tezën e mbrojtësit të tij se ky nuk ka marrë pjesë në këto sulme terroriste, duke afruar alibi për çka do të bëhet fjalë më vonë, për shkak se kjo deklaratë e të akuzuarit Arif para gjyqtarit hetues kjartë ka qenë objektive, e vërtetë dhe në harmoni të plotë me të gjitha provat e administruara dhe i akuzuari Arif në asnjë moment nuk ka patur kurëfarë arsye e as motiv që as të akuzuarit Agronit e aq më pak vehtës t’i vënë në barrë diçka që edhe nuk e ka bë, ndërsa në seancën kryesore, vërtetë, ka afruar alibi për çka poashtu dotë bëhet fjalë më vonë. Ky deklarim i tij para gjyqtarit hetues me asgjë të bazuar nuk sjellet në dyshim. Në favor të këtij konkludimi të gjykatës është fakti për të cilin flasin të akuzuarit Arifi dhe Agroni, ndërsa këta janë oficerët nga Shqipëria sipas pseudonimeve “Zoki”dhe “Zeni”si dhe Sali Çekaj, pra flasin për të njëjtit person, personat të cilët i njohin me të cilët kanë kontaktuar dhe kanë kryerë sulme terroriste që gjithsesi ashtu si gjykata konstaton dhe konkludon që këto dhe tjera madje edhe detajet me të imta për të cilat flasin këta të akuzuar nuk mundet me ju mëveshë askush e madje më së paku gjyqtari hetues ka mund me i urdhëruar të flasin për këto detaje. Me fjalë të tjera, ashtu si gjykata konstaton këto detaje nuk ka qenë e mundur që t’iu tregohen nga ana e personave të autorizuar zyrtarë në rastin e dëgjimit të tyre në lokalet e SPB, sepse është e sigurt se këto detaje nuk kanë qenë të njohura as për inspektorët e MPB, të cilët edhe i kanë marrë në pytje, përndryshe shumë detaje për të cilat flasin të akuzuarit janë jo me rendësi për esencën e veprave të kryer penale si përshembull se dera e kafiterisë a është hapur me këmbë apo dorë, se a kanë patur 3 – apo 5 litra benzin, se Arifi a ka qenë në anën e majtë apo djathë të Sallkut apo në cilën anë ka qenë Agroni, apo pse pikërisht Agroni duhet për të hedhur bombën në kafiteri këtë nuk e ka bërë, ndërsa për këtë fletë akuzuari Arif etj. Që pikërisht, ashtu që gjykata konstaton, të gjitha këto detaje paraqesin provë për pjesëmarrjen e këtyre personave në këto aksione, rolin e tyre dhe veprimtarinë e përgjithshme.

Per këto shkaqe gjykata konstaton se padyshim është argumentuar se të akuzuarit Arifi dhe Agroni me oficierët nga Shqipëria “Zoki”dhe “Zeni”dhe Saliu kanë kryer sulmin terrorist në kafiterinë “Çakor”në Deçan dhe atë pikërishtë në menyrën ashtu si e ka përshkruar i akuzuari Arifi para gjyqtarit hetues.

 

Lidhur me sulmin terrorist, më për së afërmi të përshkruar në diapozitivin e aktgjykimit veq e veq për të akuzuarin Agronin dhe Arifin, gjykata konkludon se me Dt. 8.08.1996, është kryer sulmi terrorist në kolonin e refugjatve në fshatin Baballoq, ndërsa kjo dëshmohet si nga provat e administruara më lartë e poashtu edhe nga pranimi i plotë i të akuzuarve Agron Tolaj dhe Arif Vokshit. Duke vërtetuar faktin se kush në të vërtetë e ka kryer këtë sulm, a thue Agron Tolaj, me personat ashtu si ka deklaruar para gjyqtarit hetues apo pa prezencën e Arif Vokshit apo Akcionin e kanë kryer Agroni, Arii dhe dy oficerët nga Shqipëria ashtu si ka theksuar i akuzuari Arifi para gjyqtarit hetues. Me fjalë të tjera me analizimin e gjithanshëm të mbrojtjeve të këtyre të akuzuarve para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate, gjykata konstaton: padyshim ëhstë vërtetuar fakti se sulmi në koloninë e refugjatëve në Baballoq, është kryer si në mënyren e përshkruar nga ana e të akuzuarit Arif. Duke u nisur pikërishtë prej detajeve të cilat i përshkruan Arifi, vendin se ku kanë qenë me oficerët nga Shqipëria ky dhe Agroni, udhëtimin e tyre deri në koloninë e refugjatëve në Baballoq, vendin e vendosjes së eksplozivit, llojet e armëve të cilat i kanë patur me veti si dhe veprimtarinëë e vet konkrete- ky bënë roje dhe veprimtarinëë konkrete të Agronit i cili poashtu bënë roje në anën tjetër për të cilat detaje pikërisht flet i akuzuari Agroni, pra deklarimet e tyre reciproke në këto detaje janë në harmoni absolute, prandaj gjykata edhe konkludon se mbrojtja e të akuzuarit Arif para gjyqtarit hetues ëhstë e vërtetë, ppoashtu e vërtetëështë edhe mbrojtja e të akuzuarit Agron. Mirëpo, vetëm me ndryshim se kjartë me deklaratën e tij dëshiron t’i shmanget pjesëmarrjes së të akuzuarit Arif me qëllim që pikërisht të akuzuarin Arifin ta sjelli në pozitë sa më të favorshme, prandaj për këto shkaqe edhe e mohon pjesëmarjen e Arifit në këtë aksion.

 

Poashtu padyshim është vërtetuar fakti se të akuzuarin Arif, Agron dhe Hamzë Pangjaj, në traktorin e Ismet Malokut e kanë vendos eksplozivin dhe të njëjtin e kanë asgjësuar. Ky fakt vërtetohet si me provat materiale që u theksua edhe më lartë e poashtu edhe nga pranimi i plotë i të akuzuarve Agron dhe Arif para gjyqtarit hetues. Duke analizuar mbrojtjen e të akuzuarit Arif, para gjyqtarit hetues është e kjartë, ashtu si gjykata konstaton, nuk është fjala për ndonjë “Thjesht”pranim të zhveshurë veq se i akuzuari deri në detaje përshkruan aksionin e parë të pasukseshëm të cilin është dashur për ta kryer me Selimin dhe Agim Hulaj, pastaj deri në detaje përshkruan edhe menyrën se si e kanë kryer këtë aksion pastaj rolet e tyre reciproke, veprimet detaje si dhe veprimet e të akuzuarit Hamzë.

 

I akuzuari Agroni para gjyqtarit hetues ka deklaruar se këtë aksion e kanë kryer ky dhe Hamza, kjartë duke dëshiruar që të akuzuarin Arifin ta sjelli në pozitë të volitshme.

 

Pastaj, padyshim është vërtetuar fakti se të akuzuarit Arifi dhe Agroni bashkë me oficerët nga Shqipria “Zokin”dhe “Zenin”. Me Dt. 15.XI.1996 kanë kryer sulm terrorist në stacionin e policisë në fshatin Rezniq i cili fakt vërtetohet si nga provat e administruara materiale e poashtu edhe nga pranimi i plotë i të akuzuarit Arif para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate. Duke analizuar e mbrojtjen e këtij të akuzuari para gjyqtarit hetues i cili deri në detaje e ka përshkruar sulmin, sipas mendimit të gjykatës është e padyshimt se në aksion ka marrë pjesë edhe i akuzuari Agroni dhe atë pikërishtë në mënyrën ashtu si e ka theksuar i akuzuari Arif Vokshi, para gjyqtarit hetues. I akuzuari Arifi ashtu si gjykata konstaton dhe konkludon nuk ka arsye e as motiv që për të akuzuarin Agronin të paraqet diçka të pavërtetë, diçka që ky edhe nuk e ka bërë dhe me këtë eventualisht ta sjelli në pozitëtë pa volitshme. Duke kaluar pikërisht nga detajet e përshkruara, ndërsa lidhur me këtë sulm, është e padyshimt se në keto detaje, ashtu si edhe më parë u theksue, mundet me qenë injohur vetëm ai person i cili është edhe akter aktiv dhe i cili deri të këto njohuri me të gjitha detajet ka ardhur në mënyrë të drejtë për drejtë pra në rastin konkret me pjesëmarrjen e tij dhe pjesëmarrjen aktive në realizimin e vetë aksionit. Prandaj, gjykata kësaj deklarate edhe plotësisht ia fal besimin si deklaratë objektive reale dhe të vërtetë. Ajo që të akuzuarit Arifi dhe të tjerët në seancën kryesore përgenjeshtrojnë pranimet e tyre para gjyqtarit hetues duke paraqitur këtë si detyrim nga ana e personave të autorizuar zyrtarë apo veprim të kunder ligjshëm të gjyqtarit hetues, ashtu si theksojnë mbrojtësit e tyre, pikërishtëështëvetëm tentim që të akuzuarit t’i ikin pergjegjsisë penale.

 

Pasatj, veprimtaria e vetë vetiu edhe pergjegjsia penale e të akuzuarit Hamzë Pangjaj i cili gjykohet në mungesë, pikërishtëështë vërtetuar permes deklaratës – mbrojtës se të akuzuarve Agron dhe Arif para gjyqtarit hetues të cilët deri në detaje kanë përshkruar rolin dhe veprimtrinë e këtij të akuzuari.

 

Duke kaluar në vërtetimin e pergjegjsisë penale dhe veprimtarinëë e të akuzuarve Hasan Zeneli dhe Agim Makolli, gjykata konstaton se:

 

Padyshim është vërtetuar fakti se i akuzuari Hasan Zeneli me iniciativën e tani të ndjerit Zahir Pajazit ka hy në organizatën ilegale terroriste “Ushtria Çlirimtare të Kosovës”gjatë vitit 1995, dhe në të njejtën e ka kyç Agim Makollin dhe tani të ndjerin Januz Zenelin dhe ka punuar në përfitimin e personave tjerë në organizatë, Smajl Sejdiun, Muharrem Krasniqin, Sabit Moni etj. Ky fakt vërtetohet edhe në bazë të pranimit të plotë të të akuzuarit Hasan para gjyqtarit hetues e poashtu edhe në bazë të mbrojtjes së të akuzuarit Agim Makolli, para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate.

 

Pastaj, është fakt se të akuzuarit Hasan Zeneli, Agim Makolli, dhe tani i ndjeri Januz Zeneli, si dhe Fakri N. Gjatë muajit prill saktësisht me Dt. 27.04.1997, në shtëpijën e Hasanit kanë mbajur mbledhje dhe kanë planifikuar likuidimin e shumë personave, që më për se afërmi u pershkrue si në diapozitivin e aktgjykimit lidhur me këtë të akuzuar. Ky fakt është vërtetuar si nga pranimi i plotë i të akuzuarit Hasan e poashtu edhe nga mbrojtja dhe deklarata e të akuzuarit Agim Makollit, para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate që me për së afërmi është përshkruar në diapozitivin dhe arsyetimin e aktgjykimit në faqet 26, 27, 28, 29 dhe 30.

 

Gjykata edhe se i vlerësoj mbrojtet e të akuzuarve Hasan Zeneli dhe Agim Makolli, në seancën kryesore dhe tezën e mbrojtjes të mbrojtësve të tyre se për shkak të torturave psikike dhe fizike kanë qenë të detyruar të pranojnë edhe atë që nuk është e vërtetë, të njëjtat nuk i pranoj, i hodhi poshtë si të pa bazuara dhe të drejtuara kah ikja e pergjegjsisë penale, për këto shkaqe.

 

Me fjalë të tjera, me analizimin e mbrojtjeve të këtyre të akuzuarve para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate ku deri në detaje – plotësisht janë në harmoni, theksojnë me Dt. 27.04.1997, kur janë ardhur në shtepi të Hasani, për shkak të ngushëllimit për vdekjen e gjyshes së Hasanit dhe me atë rast kanë planifikuar likuidimin, ashtu si deklaron Hasan Zeneli “… është dashtë për ta plagosë një person – Ganiun, me gallap “Gadaf”, sepse ka qenë spiun i popullit shqiptar, pylltarin Nazmi Rrustemin, një pylltar nga Prishina… “. Ndërsa në këtë drejtim Agim Makolli deklaron se “… Atë mbrëmje kanë planifikuar të kryejnë likuidimin e disa personave për festa të një majit dhe atë Sllavko Radosavljeviq, polic nga Prishtina, vëllaun e tij Zoranin, poashtu kanë biseduar se duhet për të bërë likujdimin e disa personave në fshatin Dyzë dhe Koliq dhe atë një person nga Koliqi, pylltarin nga Kaqaniku respektivisht Keqekolla-Nazmi Rrustemin dhe një person nga fshati Dyzë… “pra, në analizimin e këtyre deklaratave të paraqitura para gjyqtarit hetues është e kjartë, ashtu si gjykata konkludon se deklarata e të akuzuarve Hasan dhe Agim janë plotësisht në harmoni, identike faktikisht në të gjitha detajet me ndryshim se në këtë drejtim deklarata e Agim Makollit është gjerësisht dhe detalisht.

 

Është absurde, ashtu si gjykata konstaton se të akuzuarit kanë mund me qenë të detyruar ose janë detyruar ose ushtruar që ashtu të deklarojnë para gjyqtarit hetues, meqenëse pikërishtëështë fjala për aso fakte, rrethana dhe detaje të cilatnuk kanë mund të mësohen përmendsh, ndërsa edhe më pak që krejt kjo të paraqitet për shkak të kercënimit apo dhunës, pasiqë për keto detaje dhe rrethana mund të flasin vetëm ata persona të cilët kanë njohuri direkte me të njëjtat dhe janë pjesmarrës aktiv dhe direkt në të gjitha këto veprime, veprimtari, biseda dhe plane.

 

Çështja se i akuzuari Hasan Zeneli së bashku me tani të ndjerin Zahir Pajazitin dhe Isak Shabanin a ka marrë pjesë në planifikimin dhe a ka bërë pusi ndaj policit Sredoje Radoviq, me qëllim të likuidimit të tij, gjykata konkludon: I akuzuari Hasani deri në detaje e përshkruan mënyrën, vendin dhe kohën ku e kanë caktuar pusin ndaj Sredoje Radoviqit, me çfarë arme kanë qenë të armatosur dhe shkakun pse aksioni nuk është kryer. I akuzuari Isak Shabani në mbrojtjen e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues ka përshkruar mënyrën vendin dhe shkakun e planifikimit të likujdmit të policit Sredoje Radoviq.

Është e vërtet se i akuzuari Isaku, nuk fletë e as që e përmend Hasan Zenelin, në pjesëmarrje në këtë aksion. Mirëpo, më analizimin e mbrojtjeve të të akuzuarit Isak dhe Hasan, të paraqitur para gjyqtarit hetues, me analizimin e të gjitha detajeve siç janë vendi i pusisë, shkaku, lloji i armëve të cilat i kanë patur secili veq e veq prej tyre dhe atë pushkën me snajper Zahiri ndërsa Isaku pushkën automatike, ndërsa për këto detaje fletë edhe Hasani. Pra, ashtu si gjykata konkludon i akuzuari Hasan Zeneli së bashku me Isak Shabanin dhe Zahir Pajazitin ka pregaditur dhe ka ndërmarrë akcionin konkret për likuidimin e policit Sredoje Radoviq. Iakuzuari Hasan Zeneli, nuk ka patur as arsye e as motiv që për Isak Shabanin të paraqet diçka që ky nuk e ka bërë, ajo që Isak Shabani në mbrojtjen e tij para gjyqtarit hetues nuk ka folë për Hasan Zenelin është e kjartë, ashtu si gjykata konstaton, tentimi i tij që të shmanget për të folë për Hasan Zenelin me qëllim që të njëjtin ta sjelli në pozitë sa më të volitshme.

 

Me fjalë të tjera, sipas mendimit të gjykatës të gjitha detajet për të cilat flasin dhe i përshkruajnë këta të akuzuar – Isaku dhe Hasani, padyshim qojnë në konkludim të deklarimit të drejt të Hasanit para gjyqtarit hetues. Në të këtij konkludimi të gjykatës është edhe mbrojtja e të akuzuarit Agim Makkolli, i cili nga Hasani ka kuptuar për akcionin në policin Sredoje Radoviq, këtë përshkrim e ka bërë edhe para gjyqtarit hetues. Prandaj, e pa pranueshme ështëteza e mbrojtësit të akuzuarit Hasan se krejt këtë e ka pranuar për shkak të torturave, dhunës dhe kërcnimit, e mëqense gjykata konstaton të kjo gjendje faktike përshkrimet detaje të veprimeve dhe rrethanave të cilati japin të akuzuarit atëherë nuk mund të bëhet fjalë për aktakuzë të pa bazuar epoashtu edhe për pranim të zhveshur të të akuzuarit dhe nuk mund të bëhet fjalë për vetakuzim të tij e poashtu edhe të akuzuarve tjerë.

 

Pastaj, duke vërtetuar faktin se i akuzuari Hasani dhe tani i ndjeri Zahir Pajaziti a i kanë ndërmarr aksionet konkrete me Dt. 5.09.dhe 22.09.1995, me hedhjen e bombes në Qëndren e arsimit të mesëm në Podujevë dhe në objektin e shkollës normale në Prishtinë, gjykata konstaton se:

 

Para së gjithash në bazë të pranimit të plotë të të akuzuarit Hasan Zeneli i cili deri në detaje para gjyqtarit hetues i ka përshkruar këto dy aksione gjykata konkludon se të njëjtit i kanë kryerë këto dy aksione terroriste. Se ky nuk është vetëm pranim i thjeshtë dhe vetëakuzues, ashtu si theksojnë mbrojtësit e këtij të akuzuari dëshmohet edhe në bazë të procesverbalit mbi vend shiqim-raportit të SPB në Prishtinë nr. 256/96. ngaDt. 22.09.1996, me kontrollimin e vendit të ngjarjes dhe fotodokumentacion, me procesverbalin mbi vend shiqim të gjyqtarit hetues, të cilat prova gjenden në shkresat e lëndës sipas shenjës 8 dhe 9 prandaj, gjykata konstaton nëse i akuzuari në rastin konkret fletë për akcionet e kryera në të gjitha detaje, për kohën, vendin, mënyrën, llojin e armatimit, mjete eksplozive madje edhe për prodhuesit e tyre edhe se krejt kjo është vërtetuar me provat materiale atëherë nuk mund të bëhet fjala për pranim të paraqitur nën kërcnim të dhunës dhe nuk mund të bëhet fjalë për dhunë të çfardo lloji në mënyrë që i akuzuari për shkak të kësaj dhune është dashur pë t’i trilluar ngjarjet dhe faktet. Vetëm ai person i cili ka marrë pjesë në kto akcione mundet me folë për gjitha detajet. Me fjalë të tjera, ashtu si gjykata konstaton nëse pranimi është i lidhur me këto dy akcione terroriste nga ana e Hasan Zenelit dhe plotësisht i vërtetuar me provat materiale, më lartë të përmendura, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për tortura, deklarata të dhëna nën kërcnim të dhunës apo të mësuarit përmendësh të diqkafit që është urdhëruar të mësohet nga ana e përsonave të autorizuar zyrtarë, sepse përndryshe këto detaje nuk mund të mësohen e nëse vërtetohen me prova materiale edhe të trillohen.

 

Pastaj, duke kaluar në vërtetimin e veprimtarisë të të akuzuarëve Hasan Zenelit dhe Agim Makollit, gjykata konstaton se padyshim është vërtetuar fakti se të akuzuarit Hasani dhe Agimi sipas urdhëreses se tani të ndjerit Zahir Pajazitit kanë ndërmarrë akcionin konkret në likuidimin e Fadil Syljeviq, inspektor në SPB. Deri të ky konkludim gjykata pikërisht ka ardhur në bazë të pranimeve të të akuzuarëve para gjyqtarit hetues, të cilat pranime janë në harmoni të plotë faktikisht në të gjitha detaje si për. shë: Të dy të akuzuarit theksojnë llojin e sasinë e armëve si dhe municionit që e kanë marrë nga Zahiri, shumen e devizave të cilën e kanë ndarë në mes vedi, bile e përshkruajnë edhe kafiterin në të cilen kanë qenë për të cilën e kanë ditë se shpesh herë kthehet edhe Fadili, lagjen në të cilën ka banuar Fadili dhe vendin ku ia kanë vënë priten. të ky deklarim i pajtueshëm ku është e kjartë se të akuzuarit nuk kanë kurrëfarë arsye që ndaj njëri tjetrit të paraqesin të pa vërteta, sepse janë shokë dhe miqë don të thotë se deklaratat e tyrë pikërishtë janë deklaratat të atyre personave të cilët i kanë ndërmarrë veprimet dhe akcionet konkrete, prandaj edhe në këtë pjesë nuk mund të bëhet fjalë për kërcnim të cfarëdo lloji ashu si këta dhe mbrojtësit e tyre theksojnë në seancen kryesore.

 

Pastaj, është vërtetuar fakti se të akuzuarit Hasan Zeneli dhe Agim Makolli, me Dt. 5.05.1996 dhe Dt. 3.03.1996, kanë kryer sulme terroriste, me për së afërmi të përshkruara veq e veq për të dy të akuzuarit si në dispozitivin e këtij aktgjykimi. I akuzuari Hasani deri në detaje e përshkruan sulmin në baraka në të cilat kanë qenë të vendosur personat refugjatë të liqeni i Batllavës si dhe sulmin në stacionin e policisë në Orllan. Poashtu i akuzuari Agimi deri në detaje i përshkruan këto dy sulme me ndryshime ashtu si thekson se bombën e ka hedhur Hasani dhe Hasani rafalle ka shtënë me pushkë, ndërsa Hasani ashtu si deklaron Agimi e ka hedhur bombën ndërsa ky ka shëtnë në ajr nga pushka. Kur është fjala për sulmin në stacionin e policisë në Orllan të dy të akuzuarit pohojnë se bomba nuk ka eksploduar- pra, apsolutikisht në pajtim njëri me tjetrin, ndërsa arsye e mos eksplodimit të bombes ka qenë lagëja me ujë e të njejtës, ashtu si më parë sqaroj i akuzuari Agimi, pra, ashtu si gjykata konkludon edhe në këtë pjesë deklaratat e tyre deri në detaje apsolutikisht janë të hormanizuar. Në favor të këtij konkludimi të gjykatës janë edhe provat materiale: Shenimi zyrtarë i DPB në Podujevë, nr. 1334 nga Dt. 3.03.1996, me fotodokumentacion me të cilat plotësisht vërtetohet si teza e aktakuzes si dhe deklaratat e vërtetat të të akuzuarëve para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate. Pra, ashtu si gjykata konkludon padyshim është vërtetuar se të akuzuarit Hasan Zeneli dhe Agim Makolli i kanë kryerë akcionet terroriste si në mënyrën e paraqitur në dispozitivin e aktgjykimit, ndërsa vetë vetiu i kanë kryer edhe veprat e përmendura penale për të cilat më vonë në arsyetimin e me tejshme do të bëhet fjalë.

 

Në fund, duke vërtetuar faktin se të akuzuarit Agimi dhe Hasani, a kanë siguruar armë, sasin dhe llojin e tyre, gjykata konstaton se edhe ky fakt padyshim është vërtetuar dhe atë si bazë të pranimeve të tyre para gjyqtarit hetues e poashtu edhe në bazë të provave materiale. Gjykata konstaton si fakt të vërtetuar se Hasan Zeneli bashkë me Zahir Pajazitin mga Shqipëria në vend ka sjellur 19 bomba të dorës, 7 – 9 ndezës për kapsulla denatori dhe për nevojat e organizates në afërsi të shtëpijesë se vetë në vend specjal ka fshehur 50 – 60 bomba, 2 pushka automatike, 2 rrevolvera, pushko mitrolezin, pushkën snajperike, revolverin automatik, eksploziv dhe një sasi të madhe municioni, kjo vërtetohet në bazë të pranimit të tij para gjyqtarit hetues si dhe në bazë të deklaratës se të akuzuarit Agim i cili fletë jo vetëm për vendin ku armët kanë qenë të fshehura por edhe për sasinë e tyre. Poashtu, në bazë të vërtetimit mbi bastisjen e banesës dhe lokaleve tjera, vërtetimit mbi marrjen e parakohëshme të sendeve me fotodokumentacione nr. 445/97. 446/97 dhe 447/96, pikirishtë argumentohet se një pjesë e armëve janë gjeturë dhe janë marrë prej të akuzuarëve. Se të akuzuarit nuk janë gjetur 50 – 60 bomba rrespektivisht krejtë sasia e armëve për të cilat flasin të akuzuarit, sasinë e armëve të cilën e ka fshehur Hasani për nevojat e organizatës më së miri e sqaron i akuzuari Agim Makolli para gjyqtarit hetues, ku deklaron se “… të Hasani në fshat Zahiri i ka sjellur armët të cilat i kanë ardhur nga bota e jashtëme. Këto armë i ka dërguar shtabi i UÇK-së. armet i ka deponuar të Hasani e pastaj ka ardhur me traktor dhe sipas nevojës i ka marrë armetë të cilat kanë qenë të nevojshme… “.

 

Pra, duke i analizuar të gjitha provat e admnistruara sipas mendimit të gjykatës padyshim është vërtetuar si veprimtaria e poashtu edhe përgjegjsia e të akuzuarëve Hasan Zenelit dhe Agim Makollit, si në mënyrën e paraqitur edhe në dispozitivin e aktgjykimit.

 

Duke vërtetuar veprimtarinëë ndërsa vetet vetiu edhe përgjegjsinë penale të të akuzuarit Qerim Kelmendi, gjykata konstaton se:

 

Padyshim është vërtetuar fakti se me Dt. 22.08.1996, rreth orës 02, 40 minuta në SP në Çellopek është kryer sulmi terrorist ashtu që në këtë objekt janë shkrepur 3 plumba të kalibrit 9mm. Dhe janë hedhur 2 bomba dhe me këtë rast është shkaktuar rrezik për jetën e policëve kujdestarë: Radoica Nikqeviq, Radojko Arsnjeviq, Sasha Radojeviq dhe Dejan Derleviq, të cilët në cilësinë e deshmitarëve si para gjyqtarit hetues e poashtu edhe në seancën kryesore kanë përshkruar këto sulme terroriste. Duke vërtetuar faktin se kush është kryes i këtij sulmi terrorist gjykata vërteton se i akuzuari Qerim Kelmendi, në shoqëri me N. N persona është kryes i këtij sulmi. Deri të ky konkludim para së gjithash gjykata ka ardhur në bazë të procesverbalit mbi njohjen e sendeve të perpiluar nga ana e punëtorëve të autorizuar zyrtarë të SPB në Pejë nga Dt. 31.08.1996, në bazë të të cilit procesverbal shihet se Riva Dizdari, plotësisht e ka njohur torbën me shenjën “Siti klub”të ngjyrës së gjelbërt dhe jorgovan lara lara në pjesët anësore dhe rrip të zi dhe e njejta ka thekësuar se 3 muaj ditë para ngjajres kritike me torbën e udhëtimit ka ardhur të nëna e vet në fshatin Orllan, ndërsa torbën e ka haruar dhe këtë torbë me siguri e ka shfrytëzuar vëllau i saj Qerim Kelmendi.

 

Poashtu, në bazë të procesverbalit mbi njohjen e sendëve, Shkodran Kelmendi ka deklaruar se e ka pa gruan e agjës Nurije Kelmendi se si ka bërë thurjen e bregeve të leshta të cilat brege pikërisht i përgjigjen atyre brekve të cilat janë gjetur në torbën e përmendur të udhëtimit, e cila ka mbetur në vendin e ngjarjes në afërsi të kryerjes së sulmit terrorist.

 

Poashtu, në bazë të ekspertizes së qimeve të leshta prej të cilave janë thurrë breget e përmendura, eksperti Nada Kerkiq vërteton se breget e thurura kanë të njejtin spektre të ngjyrave sikur të leshit i cili është shfrytëzuar të mostra tjetër – gjysma e bregeve të gjata të leshta.

 

Pra, me analizimin e provave të administruara materiale dhe me analizimin e procesverbalit mbi njohjen e sendeve të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes në afërsi të kryerjes së akcionit terrorist, sipas mendimit të gjykatës padyshim vërtetohet se i akuzuari Qerim Kelmendi si në mënyrën dhe vendin e përshkruar në despozitivin e aktgjykimit ka kryer sulmin terrorist, ndërsa vetë vetiu edhe ka kryer vepër penale ashtu si është paraqitur në dispozitivin e këtij aktgjykimi për të akuzuar.

Duke vërtetuar veprimtarinëë, ndërsa vetë vetiu edhe përgjegjësinë penale të të akuzuarit Hamzë Pangjaj, gjykata konstaton edhe konkludon:

 

Pra se gjithash përmes mbrojtjeve të paraqitura të akuzuarëve Agron Tolaj dhe Arif Vokshit vërtetohet se të akuzuarit Agron Tolaj, Arif Vokshi dhe Hamzë Pangjaj më Dt. 11.09.1996, në vendin e quajtur “Malet e Erenikut”kanë asgjasuar traktorin e Ismet Malokut dhe atë pikërisht në mënyrën ashtu si detalisht e ka përshkruar i akuzuari Arif Vokshi dhe pjesërisht i akuzuari Agron Tolaj, para gjyqtarit hetues të kësaj gjyate.

 

Me analizimin e mbrojtjeve të këtyre të akuzuarëve – Agronit dhe Arifit, të paraqitur para gjyqtarit hetues, padyshim vërtetojnë si veprimtarinë e vet e poashtu edhe atë të akuzuarit Hamzë Pangjaj, lidhur me akcionin komplet në asgjësimin e traktorit qëllimin e tyre lidhur me frikësimin e koopertuesve tjerë të NP “Serbia Shuma”, madje ashtu si kanë përshkruar Agroni dhe Arifi edhe likujdimin e përsonave me të cilët eventualisht kishin për t’u takuar, pra, ashtu si gjykata konkludon padyshim është vërtetuar edhe veprimtaria e të akuzuarit Hamzë Pangjaj e poashtu edhe përgjigjësija e tij penale për çka u bë fjalë si më lartë lidhur me veprimtarinëë dhe përgjegjësinë penale të vetë të të akuzuarëve: Arifit dhe Agronit.

 

Duke kaluar në vërtetimin e veprimtarisë të të akuzuarit Asllan Selimi, gjykata konstaton se në bazë të mbrojtjes se të akuzuarit Asllan Selimit të paraqitur para gjyqtarit hetues i cili deri në detaje ka përshkruar veprimtarinë e vet dhe kontaktet me përsonat tjerë. Pikërishtë lidhur me akcionet terroriste dhe planifikimin e atyre akcioneve, vërtetohet edhe veprimtaria e tij konkrete. Pastaj, përmes mbrojtjes së të akuzuarit Nait Hasanit, para gjyqtarit hetues i cili hollësisht ka spjeguar mënyrën dhe shkakun e kontaktimit me Asllanin, i cili në të vërtetë ka qenë lidhje me Rexhep Selimin, i cili ishte fshehur në fshatin Prekazi i Ultë, të Nait Hasani, personalisht i ka përcjellur porositë me telefon apo me ndihmën e pejgjerit dhe ka bërë përcjelljen e prave për nevojat e organizatës. Duke analizuar mbrojtjen e të akuzuarit Asllan dhe atë të Nait Hasanit para gjyqtarit hetues, të cilat mbrojtje sa i përket lidhmërisë së tyre reciproke dhe veprimtarisë plotësisht janë në harmoni deri në detaje me të imta si lidhur me mënyrën e përcjelljes së porosive, parave si dhe pseudonimet e tyre, në bazë të kësaj gjykata pastaj konkludon se mbrojtjet e tyre pra gjyqtarit hetues janë të vërteta dhe me asgjë të bazuar nuk mund të sjellin në dyshim e as që të përgenjështrohet në seancen kryesore. Gjykata, pastaj konkludon se as i akuzuari Naiti e as i akuzuari Asllani, nuk kanë kurëfarë arsye e as motiv që diçka të pa vërtetë të paraqesin njëri ndaj tjetrit. Me analizimin e mbrojtjes së të akuzuarit Asllan Selimit, para gjyqtarit hetues i cili pikërisht ka prezantuar këto detaje, të cilat detaje mund me i ditë vetëm ai person i cili ka marrë pjesë drejtpërsëdrejti, sepse pikërisht është fjala për aso ngjarje dhe rrethana për të cilat faktikisht në mënyrë tjetër nuk mund të dinë askush me përjashtim të pjesëmarrësve direkt, këtu para se gjithash është fjala për përshkrimin e akcionit lidhur me likujdimin e Ramiz Lekut, i cili akcion atë natë nuk është kryer, bërjës roje në fshatin Prekazi i Ultë, bartjen e pjesës për minen e trombllonit, bartjen e personave të caktuar deri në vendin e caktuar etj, që krejt kjo sipas mendimit të gjykatës tregon për deklaratën e vërtetë para gjyqtarit hetues ndërsa jo për shkak të dhunës dhe kërcnimit këtë ka qenë i detyruar për ta thënë, ashtu si dëshiron ky dhe mbrojtësit me paraqit në seancën kryesore. Sipas mendimit të gjykatës është absurde se i akuzuari Asllani, deklaratën e pregaditur para personave të autorizuar zyrëtarë ka qenë i detyruar për ta mësuar përmndësh që dhe të njejten t’ia reprodukoj gjyqtarit hetues, ashtu si ka deklaruar në seancën kryesore, sepse e njejta begatohet me shum detaje dhe fakte të cilat sigurisht se nuk i ka ditur as personat e autorizuar zyrtarë.

 

Me fjalë të tjera i akuzuari Hajdini, nuk flet për Bislimin, Hajdini fletë vetëm për faktet lidhur me sulmin në DPB në Gllogoc dhe shkakun e moskryerjes së sulmit, pra Hajdini fletë për faktet të cilat i ka të njohura dhe të cilat i ka kuptuar prej Naitit dhe djalit të vet i cili ka qenë me Naitin, pastaj Naiti para gjyqtarit hetues deri në detaje i përshkruan të gjitha këto rrethana.

 

Gjykata edhe se e vlerësoj mbrotjen e të akuzuarit Bislim si para gjyqtarit hetues e poashtu edhe nga seanca kryesore si dhe mbrotjen e mbrojtësit të tij, këtë nuk e pranoj, e hodhi posht si të pa bazuar dhe të drejtuar kah ikja e përgjegjsisë penale, për këto shkaqe: Thëniet e të akuzuarve Nait dhe Hajdin, para gjyqtarit hetues nuk mund të konsiderohen si thënie të thjeshta e as të dhëna nën kërcënim të dhunës veq se të njejtat janë të vërteta dhe me asgjë të bazuara nuk mund të sjellen në dyshim, prandaj, për këto shkaqe gjykata konstaton se i akuzuari Bislim Zogaj, i ka kryer veprimet e përshkruara si në dispozitivin e aktgjykimit, ndërsa vetë vetiu ka kryer edhe veprën penale ashtu si është dhënë në dispozitivin e aktgjykimit.

 

Duke vërtetuar veprimtarinë e të akuzuarve Eqrem Kastratit, Ali Gjuliqit dhe Demir Limajt, gjykata konstaton se të akuzuarit e përmendur i kanë kryer veprat penale të përshkruara veq e veq për secilin të akuzuar si në dispozitivin e aktgjykimit. Deri të ky konkludim gjykata ka ardhur në bazë të kësaj: Me fjalë të tjera, i akuzuari Eqrem Kastrati në mbrojtjen e tij ka deklaruar se në muajin tetor-nëntor të vitit 1996, së bashku me Fatmir Limaj e ka prit dhe e ka kërkuar nëpër kafiteri Shukri Kastratin, për ta likujduar, mirëpo deri të akcioni rrespektivisht se akcioni nuk është kryer sepse këtë përson nuk e kanë takuar. Poashtu, në bazë të mbrojtjes së të akuzuarit Ali Gjuliqi, para gjyqtarit hetues, i cili në mes tjerash ka deklaruar se “…në fund të shtatorit të vitit të kaluar une me Demirin kemi shkuar në fshatin Bajë të Suhareka ku ka banuar Fatmiri për t’ia përcjellur porosinë e Rexhepit e cila ka figuruar – prit sante do të vjen Rexhepi për ta likujduar një inspektor të SPB – Inspektorin nga Rahoveci… “pas kësaj Fatmiri më ka spjeguar, ashtu si pastaj ka deklaruar lidhur me këtë akcion pse akcionin nuk e kanë kryer sepse nuk e kanë gjetur këtë inspektor. Në këtë akcion kanë marrë pjesë Rexhepin, Eqrem Kastratin, Gëzimi dhe Fatmiri…”.

 

Lidhur me planin rreth likujdimit të policit Trajko Roganoviq nga SP në Rahovec, i akuzuari Ali Gjuliqi para gjyqtarit hetues ka deklaruar: “… ka qenë planifikuar që në muajin tetor të vitit 1996 të likujdohet Trajko mbiemrin nuk ia di, ka punuar si polic në SP në Rahovec. Në këtë akcion është dashtë me marrë pjesë Fatmiri, Eqremi të cilët është dashtë për ta vëzhguar terenin dhe t’i lajmërojnë Rexhepit kur dhe në cilin vend kalon ky polic. Une me traktor ka qenë dashtë që Fatmirin dhe Eqremin me i dërgue deri në malet e Zatriqit të cilat gjënden në afërsi të Rahovecit dhe aty t’i presi derisa këta të kthehen pas kryerjes së akcionit…”.

 

Poashtu, i akuzuari Demir Limaj, para gjyqtarit hetues në këtë drejtim ka deklaruar: “Rexhep Selimi, më ka thanë mu dhe Aliut që na të dy duhet të shkojmë në fshatin Bajë dhe Fatmirit dhe Eqremit t’iu përcjellim porosin që këta në mbrëmje në ora 19,30 minuta të presin, se ky ka për të ardhur atje dhe të takohen në një kafiteri. Une dhe Aliu kemi shkuar në fshatin Bajë dhe Eqremit dhe Fatmirit ia kemi përcjellur porosin dhe menjherë jemi kthye për në Prishtinë. Une dhe Aliu e kemi dit se atë natë Rexhepi, Eqremi dhe Fatmiri kanë planifikuar që në fshatin Bajë ta gjenjnë Shukri Morinen i cili ka punuar kundër shqiptarëve dhe kanë dasht për ta likujduar, se atë mbrëmje nuk e kanë kryer akcionin e planifikuar sepse nuk e kanë takuar Shukrijun…”. Pastaj, ndërsa lidhur me akcionin e planifikuar për likujdimin e Trajko Roganoviqit ka deklaruar: “Në Banesën ku kemi banuar une dhe Aliu kemi dëgjuar se Rexhepi, Eqremi dhe Fatmiri kanë biseduar për ta likujduar policin e quajtur Trajko, mbiemrin nuk e kanë përmendur, ndërsa kanë thënë se është prej Rahovecit. Kanë theksuar se ky polic në vititn 1991 i ka vra 5 shqiptarë në Demostrata dhe për këtë arsye dëshirojnë për ta likujduar…”.

 

Pra, duke analizuar mbrojtjet veq e veq të këtyre të akuzuarëve para gjyqtarit hetues, është e kjartë se deklaratat e tyre plotësisht janë në harmoni faktikisht me të gjitha detajet lidhur si me planin e lijkudimit të inspektorit Shukri e poashtu edhe për planin e likujdimit të policit Trajko, ku, si edhe deklarojn para gjyqtarit hetues përshkruajnë veprimtarit si të akuzuarëve tjerë e poashtu edhe veprimtarit e tyre personale, rolet e tyre dhe detyrat në këtë plan. Për këto shkaqe gjykata konstaton dhe konkludon se padyshim është argumentuar roli, veprimtaria dhe detyrat e të akuzuarëve Eqrem, Demir dhe Aliut, ndërsa vetë vetiu edhe përgjegjësia e tyre penale. Deklaratat e tyre të paraqitura para gjyqtarit hetues me asgjë të bazuar nuk vëhet në dyshim në seancën kryesore.

 

Gjykata edhe se i vlerësoj mbrojtjet e të akuzuarëve të paraqitura në seancën kryesore se deklaratat e tyre para gjyqtarit hetues janë produkt të dhunës dhe torturave, se deklaratën para SPB gjyqtarit hetues e ka përshkruar dhe nuk i kanë kryerë veprat të cilat iu vëhen në barrë, si dhe tezën e mbrojtësve të tyre se të akuzuarit fizikisht dhe psiqikisht janë malltretuar me qëllim që fitohet “Pranimi i tyre i vullnetëshëm”para gjyqtarit hetues dhe pranimet e tyre fshehin shumë palogjikshmëri dhe kundër thënje dhe është fjala për prova plotësisht jokualitative në të cilat nuk mund të mbështetet vendimi i gjykatës, se të akuzuarit nuk akuzohen për veprimtari konkrete veq për veprimtari të supozuara, të njejtat nuk i pranoj, i hodhi posht si të pa bazuara dhe të drejtuara kah ikja e përgjegjësisë së tyre penale për këto shkaqe. Eshtë apsurde se gjyqtari hetues i ka përshkruar deklaratat e të akuzuarëve të paraqitura para përsonave të autorizuar zyrtarë dhe se të njejtit për shkak të torturave kanë qenë të detyruar t’i paraqesin veprimet dhe faktet të cilat nuk i kanë bërë dhe faktikisht të njejtat i kanë trilluar për të shpëtuar nga torturat, prandaj gjykata konkludon se është e pa mundshme që tre persona – identik “T’i trillojnë”. Një vargë veprimesh faktesh dhe rrethanash, mëqense është fjala për aso fakte të cilat mund t’i reprodukojn vetëm ata përsona të cilët janë edhe aktiv në këto veprime. Nuk mund të bëhet fjalë as për dhënjen e deklaratave para gjyqtarit hetues sipas principit vetëm në dhënjën e përgjegjësive pozitive ndaj pyetjeve të parashtruara nga gjyqtarit hetues, sepse pikërisht nga procesverbalet mbi marrjen e tyre para gjyqtarit hetues shihet deklarimi i tyre – rrëfimi, kjartë në deklarimin e tyre të lirë ndërsa jo përgjegje në pyetjet konkrete, ndërsa në pyetje nuk kanë përgjegje pozitive ose përgenjështrim sepse ashtu si shihet nga procesverbalet e përmendura këta pikërisht i spjegojn ato fakte dhe ngjarje deri në detaje më të imta. Prandaj, gjykata konkludon se me anë të tortures nuk është nxjerrë me forcë “pranimi i vullnetëshëm”dhe këto mbrojtje nuk janë dhe nuk paraqesin pranime të nxjerura me forcë prandaj të njejtat pranime bashkë me provat tjera të administruara paraqesin provë kualitative në të cilën mund të mbështetët edhe vendimi i gjykatës. Poashtu nëse të akuzuarit, siqë është rasti konkret përshkruajnë akcionet e planifikuara dhe të ndërmarura, detyrat dhe rolin e tyre, veprimtarin e tyre të përgjithëshme të përbashkët dhe veq e veq, atherë ashtu si gjykata konkludon nuk mund të bëhet fjalë për supozime veq për veprimtari konkrete.

 

Duke patur parasysh provat materiale për të cilat u bë fjalë edhe në mbrojtjen e të akuzuarit Hasan Zeneli, pikërisht lidhur me veprimtarin e të akuzuarit Isak, gjykata konstaton dhe konkludon se deklarata e të akuzuarit Isak, para gjyqtarit hetues është e vërtetë dhe me asgjë të bazuar nuk sjellet në dyshim para se gjithash i akuzuari Hasani, nuk ka arsye e as motiv që as për vedi e as për dikë tjetër ndërsa vetë vetiu edhe për të akuzuarin Isakun të paraqet diçka të pa vërtetë, ndërsa kohën e ndërmarjes së akcioneve konkrete për likujdimin e policit Sredoje Radoviq e cakton vetë i akuzuari Isaku si dhe i akuzuari Hasan Zeneli, përmes mbrojtjes së tij para gjyqtarit hetues. Donë të thotë ashtu si gjykata konkludon akcionet ndaj Sredoje Radoviqit të cilat i kanë ndërmarrë Isak Shabani, Hasan Zeneli dhe tani i ndjeri Zahir Pajaziti janë bërë në fund të vitit 1993, në kohën kur i akuzuari Isaku është kthye nga bota e jashtme, prandaj, gjykata për këto shkaqe e hodhi posht mbrojtjen e të akuzuarit Isak, në seancën kryesore, si mbrojtje të pa bazuar dhe të drejtuar kah ikja e përgjegjësisë penale.

 

Duke kaluar në vërtetimin e veprimtarisë si dhe vetë përgjegjësisë penale të të akuzuarit Bislim Zogaj, gjykata konstaton se i akuzuari Bislim Zogaj, sipas propozimit të Gjeladin Gashit, është bërë pjesëtar i organizatës dhe ka pranuar që së bashku me të akuzuarin Nait Hasanin , gjatë muajit shtator të vitit 1996, të marrë pjesë në sulmin terroristë në DPB në Gllogovc, mirëpo, akcioni nuk është kryer për shkak të mosmarrëveshjes rreth vendit të takimit në mes të tij dhe Nait Hasanit. Kjo gjendje faktike është vërtetuar si në bazë të pranimit plotë dhe detal të të akuzuarit Nait Hasani, para gjyqtarit hetues , që më për së afërmi u tha si më lartë. Mirëpo, jo vetëm përmes mbrojtjes se të akuzuarit Nait veq edhe në bazë të mbrojtjes së të akuzuarit Hajdin Rama, para gjyqtarit hetues vërtetohet se në mes të Naitit dhe Bislimit është ardhur deri të mosmarrëveshja rreth vendit të takimit, kështu që në këtë pjesë i akuzuari Hajdin Rama, para gjyqtarit hetues deklaron: “… ka kaluar një kohë derisa i kam pritë e pastaj janë kthye Syla (Naiti) dhe djali im e pastaj Sylen e kam pyetur ku ishit dhe për çka keni shkuar. Syla më ka thanë se nuk kishte ardhur aj shoku me të cilin është dashtë që të takohet, se nuk kanë mundur me kaluar lumin sepse kishte ardhur uji i madh, se është dashtë për të shtënë në ndokënd në Gllogovc mirëpo, ka hequr dorë përë shkaqet më lartë të përmenduar (nuk i kishte ardhur shoku dhe nuk ka mundur për të kaluar lumin) nuk ka theksuar se me kënd kanë dasht për të shtnë…”.

 

Nait Hasani, para gjyqtarit hetues për këtë pjesë deklaron: “… në vendin e caktuar kam prit në mbrëmje diku prej orës 20,30 deri në 21,00 Bislimin. Mëqense ky nuk ka ardhur atëherë une jam kthye, pushkët i kam kthye të Hajdini, kam bujt të Hajdini ndërsa ditën e nesërme une kam kthye vetë për në Prishtine. Më vonë kam kuptuar se me Bislimin nuk jemi marrë vesh mirë rreth vendit ku është dashur të takohemi, kemi pritë në vende të ndryshme prandaj edhe nuk jemi takuar…”.

 

Pra, me analizimin e mbrojtjeve të të akuzuarëve Hajdin dhe Nait Hasani, ashtu si gjykata konkludon është e kjartë se i akuzuari Bislim Zogaj ka pranuar dhe ka ardhur, mirëpo në vend të gabuar në mënyrë që së bashku me Naitin të merr pjesë në sulmin terrorist në DPB në Gllogovc. Ashtu si gjykata konstaton mbrojtja e të akuzuarit Hajdin Rama, para gjyqtarit hetues i cili nuk e din se për cilin person është fjala, shokun e Naitit. Mirëpo, ky fakt i është i njohur dhe atë pikërisht përmes Naitit i cili deklaron si për vendin e takimit e poashtu edhe lidhur me personin me të cilin është dasht për ta kryer akcionin, donë të thotë se lidhur me këtë pjesë ekziston harmoni apsolute në deklaratat e Naitit dhe Hajdinit, pra, as i akuzuari Nait e aq më pak Hajdini nuk kanë arsye që të paraqesin çfardo çoft diçka të pa vërtetë për Bislimin.

 

Në fund gjykata konkludon se që të tre të akuzuarit për të cilët është fjala janë shokë dhe miqë dhe nuk kanë kurrëfarë arsye të bazuar që njëri ndaj tjetrit të paraqesin diçka të pavërtet, ndërsa edhe aq më pak vehtën ta ngarkojnë për veprime konkrete, prandaj gjykata, konstaton se mbrojtjet e tyre të paraqitura para gjyqtarit hetues janë të vërteta, të logjikshme dhe paraqesin vetëm reprodukimin e asaj që edhe e kanë bërë.

 

Duke kaluar në vërtetimin e veprimtarisë si dhe vetë përgjegjësinë penale të të akuzuarëve Agim Hulaj dhe Selim Lokaj, gjykata konstaton dhe vërteton se të njejtit i kanë kryer veprimet ashtu si janë paraqitur në dispozitivin e aktgjykimit për këta të akuzuar, ndërsa vetë vetiu edhe i kanë kryer veprat penale të përshkruara si në dispozitivin e aktgjykimit.

 

Deri të konkludimi gjykata ka ardhur në bazë të këtyre faktëve: Me fjalë të tjera përmes pranimeve të këtyre të akuzuarëve para gjyqtarit hetues vërtetohen të gjitha faktet relevante si lidhur me veprimtarinë e tyre e poashtu edhe esencën e veprave të përmendura penale. Është fakt i padyshimt se të akuzuarit Agim Hulaj dhe Selim Lokaj, me inicjativen e Agron Tolajt, janë bërë pjesëtarë të kësaj organizate në muajin korrik të vitit 1996 dhe në fillim të muajit shtator të vitit 1996, kanë ndërmarë veprimin konkret me për së afërmi të përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit lidhur me këta të akuzuar. I akuzuari Agimi e poashtu edhe Selimi para gjyqtarit hetues deri në detaje përshkruajnë si kyçen e tyre në organizatë e poashtu edhe veprimin e ndërmarrur konkret lidhur me asgjasimin e traktorit të Ismet Malokut, me qëllim të frikësimit të tij dhe kooperuesve tjerë të NP “Serbija Shuma”.

 

Jo vetëm në bazë të pranimeve të të akuzuarëve Agim dhe Selim veq edhe në bazë të pranimeve – deklaratave detaje të të akuzuarëve Agron dhe Arif, për të cilat u bë fjalë si më lartë, padyshim se vërtetohet veprimtaria e këtyre të akuzuarëve.

 

Gjykata edhe se i vlëresoj mbrojtje të akuzuarëve Agim Hulaj dhe Selim Lokajt, n ga seanca kryesore, ndërsa në rrethanën se pranimet e tyre të paraqitura para gjyqtarit hetues janë rrezulltat të zbatimit të forcës – tortures dhe të mësuarit e tyre nga inspektorët që edhe ashtu të deklarohen para gjyqtarit hetues, si dhe tezen e mbrojtjesve të tyre, të njëjtat nuk i pranoj, i hodhi posht si të pa bazuara dhe të drejtuara kah ikja e përgjegjësisë së tyre penale, për këto shkaqe:

 

Nuk mund të bëhet fjalë, ashtu si gjykata konstaton se të akuzuarit nga ana e personave të autorizuar zyrtarë kanë qenë të shtyerë me forcë dhe kërcnim që para gjyqtarit hetues për vedi apo për të tjerët të paraqesin diçka ashtu që nuk e kanë bërë. Duke patur parasysh deklaratat e tyre të pajtueshme bile edhe identike në shumë detaje gjykata konstaton se këto deklarata para gjyqtarit hetues janë të vërteta, logjike dhe të bsueshme dhe të njëjtat me asgjë të bazuar në seancën kryesore nuk sjellen në dyshim dhe këto deklarata janë shprehje e vullnetit të tyre të lirë dhe reprodukimit të lirë të asaj që këta dhe të akuzuarit tjerë me të cilët kanë qenë edhe kanë bërë.

Se deklaratat e tyre janë shprehje e vullnetit të lirë flasin edhe fjalitë e Agimit dhe Selimit para gjyqtarit hetues ku në mes tjerash deklarojnë “… më vjenë keç se jam bërë naiv dhe kam pranuar që të lëshohem për diçka për çka tani pëndohem… “. Apo si deklaron Selimi “… përsërisë se nuk do të isha kyç në këtë grup sikur ta kisha ditë se planifikojnë vrasjen e njerëzve, une vetë kam pranuar që të shkaktohet dëmi material dhe atë dëmi të shqiptarët… “Duke analizuar pikërisht dy fjalit e fundit të cituara gjykata konstaton se të njëjtat pikërisht fjalin për mënyrën në të cilën të akuzuarit i kanë dhanë mbrojtjet e tyre para gjyqtarit hetues dhe rrethanat nën të cilat janë dhënë këto mbrojtje. Është e pa logjikëshme dhe absurde se të akuzuarit edhe për këtë kanë qenë të ushtruar apo të detyruar me kërcnim qoftë nga ana e personave të autorizuar zyrtarë apo gjyqtarit hetues, prandaj, gjykata në mes tjerash lidhur me atë që u tha më lartë konstaton dhe konkludon se mbrojtjet e tyre të paraqitura para gjyqtarit hetues janë shprehje të vullnetit të lirë ndërsa jo të kërcënimit të çfardo lloji.

 

Lidhur me të akuzuarin Hajdin Ramen, gjykata konstaton dhe konkludon se i njejti në gjysmen e vitit 1996 ndërsa me inicjativen e Xheladin Gashit është përfshirë në organizatë dhe është kyçë në punen e të njetës si në mënyrën e përshkruar lidhur me këtë të akuzuarë në dispozitivin e aktgjykimit. Deri të ky konkludim gjykata ka ardhur në bazë të pranimit të plotë të këtij të akuzuari para gjyqtarit hetues e poashtu edhe në bazë të mbrojtjes se të akuzuarit Nait.

Padyshim është vërtetuar fakti se i akuzuari Hajdini ka fshehur armë të organizatës të cilat armë të ky i kanë sjellur Xheladini Gashi dhe Nait Hasani e pastaj, sipas urdhëreses së Xheladinit të njëjtat armë i ka dërguar deri në vendin e caktuar dhe ju ka dhënë prsonave të caktuar, me të cilat armë është dashtë edhe të kryhen akcionet konkrete terroriste. Me analizimin e mbrojtjeve të të akuzuarëve Hajdin dhe Nait para gjyqtarit hetues gjykata vjen edhe deri të konkludimi i bazuar se i akuzuari Hajdini e ka kryer veprën penale ashtu si është përshkruar në dispozitivin e këtij aktgjykimi për këtë të akuzuar.

 

Lidhur me sasinë dhe llojin e armëve dhe mjetëve tjera të cilat janë siguruar nga bota e jashtme për nevojat e organizatës terroriste, gjykata konstaton dhe e merr se pikërishtë sasi e armëve dhe lloji i tyre një pjesë janë sjellur të Hajdin Rama, ndërsa ky pastaj i ka fshehur e pastaj sipas nevojes dhe urdhëresës së Xheladinit dhe Naitit i ka distribuar për përsonat e caktuar me çëllim të kryerjes së akcioneve konkrete terroriste.

 

Saktësin e mbrojtjeve të të akuzuarëve Hajdin dhe Nait para gjyqtarit hetues në mes tjerash gjykata e konstaton edhe përmes faktit për të cilin u bë fjalë si në pjesën e arsyetimit të aktgjykimit lidhur me të akuzuarin Nait, atë se i akuzuari Naiti nuk e njef të akuzuarin Hajdin Ramen, ashtu si pohon në seancën kryesore sepse emër dhe mbiemër për të nuk ka kurrëfarë domëthanje, mirëpo e njef “Sylen”ashtu si ka deklaruar para gjyqtarit hetues si përson i cili ka ardhur me Xheladin Gashin, pastaj e jep përshkrimin e atij përsoni ku gjykata padyshim edhe vërteton se përshkrimir i “Sylës”të cilin e ka dhënë Hajdini, plotësisht i përgjigjet figurës së Nait Hasanit, përndryshe edhe Naiti, nuk i pohon ato fakte të cilat i ka prezantuar Hajdin Rama para gjyqtarit hetues, atë se me Xheladinin, ka ardhur të daja i Xheladinit, – Dini dmth. Hajdin Rama.

 

Një pjesë e armëve të cilat nuk janë distribuar janë gjetur dhe janë marrë prej të akuzuarit Hajdinit, kjo dëshmon si në bazë të vërtetimit mbi marjen e përkohshme të sendëve e poashtu si në bazë të vërtetimit mbi bastisjen e banesës të të akuzuarit Hajdin dhe vetë fotodokumentacionit.

Gjykata edhe se e vlerësoj mbrojtjen e të akuzuarit Hajdin, nga seanca kryesore se ky me këto armë nuk ka kurëfar lidhje, se i kanë dhanë njëfar uji për ta pi, prandaj, nuk e din se kush e ka marrë në pytje e as çka ka thanë para gjyqtarit hetues, të njejtën gjykata nuk e pranoj, e hodhi poshtë si të pa bazuar dhe të drejtuar kahë ikja e përgjegjësisë së tij penale, për këto shkaqe: Me fjalë të tjera, i akuzuari Hajdini, në seancën kryesore përpiqet që mbrojtjen e tij para gjyqtarit hetues ta paraqet si të dhënë nën kërcnim të dhunës, bile ka shkuar aq larg se ju ka dhënë “Njëfar uji”, pra mjet i veqantë dhe specjal në mënyrë që të ndikoj deri në atë mas në vullnetin e tij për thyerjen e plotë të këtij vullneti rrespektivisht dëshiron për të paraqitur se mbrojtjen e paraqitur para gjyqtarit hetues e ka dhënë nën ndikim të një lloj të hipnozës, që kjo sipas mendimit të gjykatës paraqet një apsuriditet dhe kjartë tentim të ikjes së pergjegjësisë penale.

 

Në fund duke kaluar në vërtetimin e veprimtarisë, ndërsa vetë vetiu edhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit Nezir Zogaj, gjykata edhe për këtë të akuzuar konstaton se padyshim është vërtetuar veprimtarija e këtij të akuzuarit e poashtu përgjegjësija e tij penale si në mënyrën e përshkruar të dispozitivit të këtij aktgjykimi, lidhur me këtë të akuzuar. Kjo gjendje faktike është vërtetuar si për mes planit të plotë të të akuzuarit Nezir Zoagaj para gjyqtarit hetues e poashtu edhe në bazë të pranimit të të akuzuarit Nait sidhe në bazë të provave materiale – vërtetimit mbi marjen e përkohshme të sendëve, procesverbalit mbi bastisjen e banesës dhe lokaleve tjera si dhe në bazë të fotodokumentacionit prej të cilave padyshim vërtetohet se i akuzuari Neziri është bërë pjesëtar i organizatës dhe për nevojat e organizatës ka fshehur armët të cilat ia kanë sjellur Naiti dhe Xheladini, të cilët sipas nevojës këto armë edhe i kanë marrë.

 

Gjykata konstaton se mbrojtjet e të akuzuarëve Nait dhe Nezir para gjyqtarit hetues janë të sakta dhe të njëjtat me asgjë të bazuar nuk sjellen në dyshim as në seancën kryesore.

 

I akuzuari Neziri fletë për personin sipas pseudonimit “Burim”dhe e jep përshkrimin e këtij përsoni. I akuzuari Naiti, para gjyqtarit hetues poashtu flet për pseudonimin e vet “Burim”të cilin edhe Xheladini e ka prezantuar të Neziri. Duke analizuar përshkrimin e “Burimit “të paraqitur nga ana e Nezirit para gjyqtarit hetues është e kjartë dhe e padyshimt se Neziri pikërisht e ka përshkruar Naitin dhe ky përshkrim i personit “Burim”, ashtu si gjykata vrenë dhe konkludon, “Burimi”pikërisht është Nait Hasani. Pra, nëse janë në pytje faktet dhe rrethant për të cilat u bë fjalë si më lartë, atëherë ashtu si gjykata konkludon nuk mund të pranohet mbrojtja e të akuzuarit Nait Hasanit dhe të akuzuarëve tjerë nga seanca kryesore për pranime vetakuzuese nën kërcnim të forcës, nuk mund të bëhet fjalë e aq më pak të pranohet mbrojtjet e rrethanave dhe fakteve të trilluara dhe atë për shkak të dhunës, forcës, tortuarave apo deklaratave të mësuara përmendësh në lokalet e SPB dhe reprodukimi i të njëjtave para gjyqtarit hetues.

 

Pastaj, ndërsa duke u nisur nga deklaratat e dëshmitarëve të dëgjuar Radojko Arsinjeviq, Miodrag Otoviq, Mirko Arsinjeviq, Milla Dashiq Radoica Nikqeviq, Dejan Derleviq, Jagosh Shimun, Mileta Gjuriq, Millorad Armush, Gjorgje Radusinoviq, Bozhidar Gjurishiq, Mirosllav Knezheviq, Danillo Stesheviq dhe Kosara Stesheviq vërtetohet bare ashtu si këta deshmitarë kanë theksuar para gjyqtarit hetues dhe në seancën kryesore vetëm vrejtjet e tyre lidhur me sulmet teroriste dhe atë sulmet në Degën e policisë në Qellopek, Degën e policisë në Rezniq, objektin e hotelijerisë “Çakor”në Deçan. Me analizimin e deklaratave të këtyre dëshmitarëve lidhur me këto sulme, këta dëshmitarë flasin si për vendin, kohën, mjetet dhe kohzgjatjen e sulmve me numer më të madh ose më të vogël të sulmuesëve. Eshtë e logjikshme, ashtu si gjykata konstaton se këta dëshmitarë, duke patur parasysh vetë sulmet terroriste nuk ka qenë e mundur që të deklarohen për figurat e vetë sulmuesëve. Me deklaratat e tyre, ashtu si gjykata konstaton vetëm bashkë me provat materijale dhe bashkë me pranimet e të akuzuarëve lidhur me sulmet konkrete terroriste, vërtetohet fakti se sulme ka patur. Vendi, koha, mjetet dhe mënyra e atyre sulmeve si dhe përmes deklaratave të këtyre dëshmitarëve vërtetojnë saktësinë e deklaratave të dëshmitarëve para gjyqtarit hetues për pjesëmarjen e vetë dhe përsonave tjerë në këto sulme.

 

Me analizimin e mëtejm të provave të adminstruara materiale në seancën kryesore, si vërtetimet mbi marrjen e përkohëshme të sendëve dhe procesverbalëve mbi bastisjen e banesave dhe lokalëve tjera për secilin të akuzuar si dhe raportit mbi ekspertizen ballistike, procesverbalit mbi njohjen e sendëve nga Dt. 31.08.1997, raportit mbi ekspertimin e indentitetit të leshit, procesverbalit mbi vend shiqim nr. 18/96. 42/96. 49/95, 62/96. Procesverbalit mbi vend shiqim lidhur me sulmin në Baballoq, dëmtimit të traktorit të Ismet Malokut, procesverbalit mbi vend shiqim Pnh. nr. 29/95. Procesverbalit mbi vendshiqim me rastin e sulmit terrorist në objektin e Shkollës normale Pnh. nr. 6/97. me fotodokumentacioneve dhe skicave mbi vendin e ngjarjeve, ndërsa është bërë edhe shiqimi me armët e marrura dhe mjetet tjera eksplozive janë lëxuar çertifikatat mjekësore – raportet mbi gjendjen shëndetësore veq e veq për secilin të akuzuarë lidhur me llojin dhe peshën e lëndimeve të shkaktuara, ashtu si kanë theksuar se ju kanë shkaktuar personat e autorizuar zyrtarë në procedurën parapenale, pas vlerësimit të gjithanshëm dhe të përgjithshëm të provave më lartë të përmendura materiale është vërtetuar gjendja faktike ashtu si është preentuar në dispozitivin e aktgjykimit.

 

Me fjalë të tjera, në bazë të procesverbalit mbi vend shiqim bashkë me fotodokumentacijon dhe skicen e vendit të ngjarjes si dhe shënimit zyrtarë të përsonave të autorizuar zyrtarë pikërsht janë vërtetuar vendet, koha dhe mënyra e sulmeve të kryera, që me për së afërmi janë prezantuar në dispozitivin e aktgjykimit dhe sqaruar në pjesën e arsyetimit të këtij aktgjykimit, kështu që këto prova materiale bashkë me pranimet e të akuzuarëve para gjyqtarit hetues ashtu si gjykata konkludon padyshim vërtetohet si veprimtaria e poashtu edhe përgjegjësia penale veq e veq e secilit të akuzuar.

Për çertifikatat mjekësore do të bëhet fjalë më vonë në pjesën vijuese të arsyetimit të aktgjykimit.

Gjykata, poashtu veqanarisht vlerësoj edhe deklaratën e dëshmitarit Hamdi Lokaj si nga seanca kryesore e poashtu edhe para gjyqtarit hetues. Edhe se të dëshmuarit e tij në seancën kryesore është në kundërshtim të plotë me deklaratën e tij të paraqitur para gjyqtarit hetues, gjykata konstaton se dëshmia e tij si para gjyqtarit hetues e poashtu edhe në seancën kryesore është irelevante për vërtetimin e veprimtarisë dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit Agron Tolaj.

 

Sa i përket deklaratës së dëshmitarit – të dëmtuarit Isme Malokaj, proces verbali mbi marjen në pytje të të nejtit që është lexuar, gjykata konstaton se edhe kjo është irelevante mëqense padyshim është vërtetuar fakti se traktori është asgjasuar, pasiqë ky dëshmitar nuk e din dhe nuk i ka pa përsonat të cilët e kanë asgjasuar traktorin, mrëpo me analizimin e mbrojtjeve të Agronit, Arifit, Agimit dhe Selimit padyshim është argumentuar, ashtu si gjykata konstaton, se kush e ka kryer këtë sulm, vendi ku është kryer por edhe shkaku i këtij sulmi, prandaj gjykata për këto shkaqe edhe e rrefuzoj propozimin e mbrojtësve që Dëshmitari – I dëmtuari Ismet Maloku, të dëgjohet drejtë për se drejti në seancën kryesore, për çka në vijim të arsyetimit lidhur me propozimin e mbrojtësve për plotësimin e procedurës se provave do të bëhët fjalë.

 

Duke kaluar pastaj në vërtetimin e përgjegjësisë penale veq e veq për secilin të akuzuar, gjykata konstaton dhe konkludon:

 

Para së gjithash duke u nisur nga gjendja më lartë e vërtetuar faktike, gjykata konstaton se i akuzuari Nait Hasani, i ka kryer veprat penale ashtu si janë përshkruar në dispozitivin e aktgjykimit, dhe atë për këto shkaqe: Me fjalë të tjera, nga definicijoni ligjor i veprës penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, nënkupton qellimin e kryerjesë së kësaj vepre penale me rrezikimin e rregullimit kushtetues dhe sigurisë të RFJ, shkaktimin e eksplodimeve apo zjarrëve apo ndërmarjes së veprimeve tjera përgjegjësisht të rrëzikshme apo aktëve të dhunës me të cilën krijohet ndjenja e pasigurisë të qytetarët. Duke u nisur nga tiparet esencijale të kësaj vepre penale ndërsa duke kërkuar qëllimin e rrezikimit të rregullimt kushttues apo sigurimit të RFJ, gjykata konstaton se i akuzuari Nait Hasani, pikërisht për këtë çëllim – me qëllim të rrëzikimit të rregullimit kushtetues dhe sigurimit të RFJ, ka formuar organizatën terroriste armiqësore të quajtuar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Me qëllime dhe detyra të përshkruara si në dispozitivin e këtij aktgjykimi.

 

Pastaj, duke u nisur nga veprimet e kryera të kësaj vepre penale si njëri prej elementeve esenciale të kësaj vepre, gjykata konstaton se veprimet endërmarura janë veprime në përgjithësi të rrëzikshme dhe veprime të kryerjes së aktëve të dhunës. Me fjalë të tjera, padyshim janë vërtetuar faktet e sulmeve në objektin e MPB të Serbisë, në pjesëtarët e MB të Serbisë, në objektet ku kanë qenë të vëndosur refugjatët si dhe sulmet dhe likujdimi e qytetarëve lojal të pakicës së nacionalitetit shqipëtarë, ndërsa këto sulme janë me armë të zjarta, mjete eksplozive, pra, me ato veprime dhe mjete me të cilat shkaktohet rrezik për jetën e njerëzve dhe pasurin me çka me të njejtën kohë është krijuar ndjenja e pasigurisë të qytetarët, që paraqet pasojen e kësaj vepre penale, ndërsa kjo pikërisht manifestohet në frikën e qytetarëve për jetën e tyre dhe jetën e të afërmëve të tyre. Pra, duke u nisur nga veprimet e ndërmarura konkrete për të cilat u bë fjalë si më lartë, ky sulm të qytetarët mbështetët në rrezik i cili është real dhe i ndërmarur i cili realisht edhe egziston. Në këtë drejtim është fakti se në mënyrë kontinuitive dhe në të njejtën kohë janë kryer sulme në shumë Stacione të policisë në tërë Kosovën e Metohin, shumë vrasje dhe plagosje të përsonave të pakicës së nacionalitetit shqiptarë si qytetarë lojal të Serbisë dhe shumë sulme në objektet ku kanë qenë të vendosur rrefugjatët, këto sulme pikërisht janë kryer me vendosjen e eksplozivave dhe sulme me armët e zjarta në integritetin fizik të përsonave për të cilët u bë fjalë si më lartë. Në favor të këtij konkludimi të gjykatës janë deklaratat e të akuzuarëve Agim Makolli dhe Hasan Zenelit, lidhur me sulmin në rrefugjatët të liqeni i Batllavës, i cili sulm është kryer me qëllim të frikësimit të këtyre përsonave, ashtu si më për së afërmi kanë spjeguar para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate.

 

Duke kërkuar dashjen në veprimet e të akuzuarit Nait, gjykata konstaton i njejti me dashje direkte, që përfshin edhe vetë dijen dhe vullnetin, ka formuar me persona me për së afërmi të përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit dhe është bërë anetar i organizatës terorriste “UÇK”, me qëllim të rrezikimit të rregullimt kushtetues të RFJ, me çëllim të fundit shkëputjen e Kosovës dhe Metohisë dhe territorëve tjera të cilat janë të banuara me pakicen e nocionalitetit shqiptar nga RFJ, pra, ky e dëshiron pasojen, ndërsa pikërisht për këtë shkak të motiveve të veqanta armiqësore me çëllim të fundit rrezikimin e rregullimit kushtetues të RFJ dhe shkëputjen e pjesëve të territorëve të RFJ dhe formimin e shtetit të veqantë.

 

Pastaj, duke patur parasysh gjendjen e administruar faktike dhe të gjitha provat e ndërlidhura me një teresi logjike, ndërsa duke u nisur nga esenca e veprës penale nga neni 136al. l të LPJ që nënkupton “Kush krijon komplot, bandë, grup apo grupim tjetër të përsonave me çëllim të kryerjes së veprave penale”në mes tjerash taksativisht të numëruara në dispozitën ligjore edhe vepra penale terrorizëm. Duke u nisur nga tiparet ligjore të kësaj vepre penale bashkimi nën kuptimin e gjërë nënkupton çdo bashkim – grupim me çëlim të kryerjes së veprimtarisë armiqësore i cili numron më së paku tre përsona duke llogarit në rastin konkret në kohëzgjatje të gjatë ky grupim sa i përket shkallës së organizimit dhe lidhemerisë, ndërsa në kuptim të dispozitës ligjore duhet patjetër me qenë i mbështetur në marreveshjen paraprake për veprimin e tyre të përbashkët dhe duhet me përfshi vetëdijen e pjesëtarëve të grupit mbi veprimin e përbashkët kundër RFJ. Duke kërkuar vetëdijen veq e veq për secilin të akuzuar për ekzistimin e bashkimin e shumë përsonave veprimtaria e të cilëve është drejtuar kundër rregullimt shoqëror dhe sigurimit të vendit, prandaj në kuptim të kësaj gjykata në veprimet e të akuzuarëve Nait Hasanit, Agron Tolajt, Hasan Zenelit, Agim Makollit, Asllan Selimit, Eqrem Kastrati, Isak Shabanit, Agli Gjuliqit, Demir Limaj dhe Hajdin Rames gjeti të gjitha elementet esenciale të veprës penale nga neni 136 al. l të LPJ, për këto shkaqe:

 

Me fjalë të tjera, i akuzuari Nait Hasani së bashku me Gjeladin Gashin, Rexhep Selimin dhe Zahir Pajazitin ka formuar organizatën terroriste armiqësore “UÇK”me çëllim të veprimtarisë armiqësore me për së afërmi të përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit. Kjo organizatë është themeluar me marrëveshje paraprake për veprim të përbashkët dhe lidhje të fortë dhe me vetëdije për veprim të përbashkët kundër RFJ. Duke patur parasysh veprimtarinë ndërsa vetë vetiu edhe angazhimin e përgjithëshem të të akuzuarit Agron Tolaj, angazhimin e tij dhe kyqjen në organizatë të Arif Vokshit, Agim Hulaj, Selim Lokaj edhe Hamzë Pangjaj si dhe kontributin e tij të përgjithshëm në realizimin e kryerjes së sulmeve terroriste, atëherë gjykata veprimtarinëë e tij e konsideron themelim të grupit sepse ka kontribuar në forcimin e grupit.

 

Pastaj, duke u nisur nga ajo që u tha më lartë për të akuzuarin Hasan Zenelin konsideron se ky ka formuar grupin – organizatën dhe i ka takuar të njejtës meqënse përmes Zahir Pajazitit ka hy në organizatë dhe në të njejtën i ka kyqur Agim Makollin, Januz Zenelin, Smajl Sejdiun, Sabit Monin etj dhe ka kryer akcione konkrete terroriste si në mënyrën e përshkruar në dispozitivin e aktgjykimit dhe atë sipas urdhëresës së Zahir Pajazitit, me aktivitetin e vet angazhimin dhe veprimtarinë e përgjithshme ka punuar në forcimin e organizatës krejt me qëllim të fundit me veprim armiqësor kundër RFJ, krejt kjo sipas mendimit të gjykatës jep karakterin e organizatorit të grupit pa marrë parasysh kohën se kur edhe është kyq në këtë organizatë.

 

Poashtu gjykata në veprimet e të akuzuarit Agim Makolli, gjeti të gjitha elementet esenciale të veprës penale nga neni 136 al. l të LPJ, dhe atë para së gjithash duke paur parasysh veprimtarinë e tij, angazhimin, mbajtjen e mbledhjeve me persona tjerë dhe pjesëmarjen aktive në planifikimin e akcioneve dhe likujdimin e personave të caktuar, më për së afërmi si në dispozitivin e aktgjykimit, që krejt kjo sipas mendimit të gjykatës jep karakterin e organizatorit dhe personit i cili punon në forcimin, përforcimin dhe zgjërimin e organizatës me çëllim të realizimit të detyrave dhe çëllimeve të organizatës.

Poashtu, gjykata në veprimet e të akuzuarëve Asllan Selimit, Eqrem Kastratit, Isak Shabanit, Ali Gjuliqit, Demir Limajt dhe Hajdin Rames gjeti të gjitha elementet esenciale të veprës penale nga neni 136 al. l të LPJ, për këto shkaqe:

 

Me fjalë të tjera, i akuzuari Selimi është lidhje kryesore në mes të Rexhep Selimit dhe Nait Hasanit, si organizator i organizatës, bënë përcjelljen e porosive, mjeteve, merr pjesë në biseda lidhur me likujdimin e përsonave të caktuar dhe i vozitë anetarët e organizatës deri të vendi ku akcioni i likujdimeve duhet edhe të bëhet, pra, punon në veprimtari të përbashkët, lidhje të ngusht dhe në të punuarit e planeve, prandaj, krejt kjo sipas mendimit të gjykatës jep karakterin e organizatorit.

 

Duke patur parasysh angazhimin si dhe veprimtarinë e përgjithëshëme të të akuzuarëve Eçrem Katratit, Isak Shabanit, Ali Gjuliqit, Demir Limajt dhe Hajdin Rames, lidhjen e tyre të fortë me përsonat ashtu si është prezantuat në dispozitivin e aktgjykimit veq e veq për secilin të akuzuar, çëllimin e përpunimit të planeve, realizimin e akcioneve terroriste, përmbajtjen e punëve të tyre dhe rolin e tyre në organizatë, gjykata konstaton se edhe këta përsona janë organizator, prandaj me veprimet e tyre kanë formuar esencën e veprës penale nga neni 136 al. 1 të LPJ.

 

Duke kërkuar dashjen në veprimet e tyre, gjykata konstaton se të njejtit në kuadrin e dashjes direkte që përfshin vetëdijen dhe vullnetin kanë formuar grupin me qëllim ashtu si është sqaruar si më lartë.

 

Pastaj, gjykata konstaton se të akuzuarit Arif Vokshi, Qerim Kelmendi, Hamze Pangjaj, Bislim Zogaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj dhe Nezir Zogaj janë bërë pjesëtarë të këtij grupi dhe me këtë kanë krijuar tiparet e veprës penale nga neni 136al. 2 të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ, për këto shkaqe.

Duke patur parasysh veprimtarinë veq e veq të secilit prej këtyre të akuzuarëve, të cilat veprimtari janë përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit angazhimin e tyre, kontaktet e secilit veq e veq, detyrat e kryera konkrete për të cilat u bë fjalë si më lartë, që është argumentuar si në bazë të pranimeve të tyre para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate e poashtu edhe në bazë të provave materiale ku pranimet e tyre para gjyqtarit hetues nuk janë shprehje e thjeshtë veq janë pytje përshkrime detaje të ngjarjeve të cilat i kanë bërë këta përsona të cilët janë njos të drejt për drejt të ngjarjeve sepse kanë marrë pjesë në të njëjtat, ku këta ngjajshem apo gadi në mënyrë identike përshkruajnë kryerjen e veprave penale dikush me më shumë e dikush e më pak detaje, prandaj këto deklarata paraqesin shprehjen e vullnetit të tyre ndërsa jo kërcnim të organeve hetues dhe organeve të policisë, prandaj, gjykata konstaton se të njejtit janë bërë pjesëtarë të kësaj organizate dhe kanë pranuar që në veprimet e tyre të kryejnë veprimtarinëë armiqësore kundër RFJ dhe kanë ditë e poashtu kanë mund për të kuptuar se kjo veprimtari është e drejtuar kundër RFJ, prandaj në veprimet e tyre ekzistojnë të gjitha elementet esenciale të veprës penale nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 125 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ.

 

Gjykata konkludon se përsonat të cilët janë shpallë fajtorë edhe për shkak të veprës penale nga neni 136 al. l të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ, kanë themeluar – formuar organizatën terroriste “UÇK”me shkallë të lartë të organizimit dhe lidhshmërisë mbrenda organizatës, Se ka ekzistuar marrëveshja reciproke për veprim dhe krijim të përbashkët, forcimin e organizatës përmes kryerjes së detyrave të caktuara të cilat ishin të ndara sipas nevojes, ndërsa krejt me qëllim të rrëzikimit të rregullimit kushtetues dhe sigurimit të RFJ dhe shkëputjes së Kosovës e Metohisë nga RFJ e pastaj formimit të shtetit të veqantë. Këta kanë qenë të vetdishëm për veprat e tyre dhe kanë dasht kryerjen e tyre, pra kanë veprue me dashje direkte. Për esencen e kësaj vepre penale, ashtu si gjykata konstaton nuk kërkohet, nuk është e domosdoshme që secili anëtarë ti din të gjitha detajet dhe çëllimet e grupit – organizatës apo ti njef të gjithë anëtarët e organizatës, mirëpo secili i akuzuar ka qenë i vetdishëm për ekzistimin e bashkimit se shumë përsonave veprimtaria e të cilëve ka qenë e drejtuar kundër rregullimit kushtetues dhe sigurimit të vendit. Të gjithë këta në fushë veprimin e tyre, pas ndarjes së punëve dhe obligimëve kanë punuar në realizimin e çëllimit të përbashkët të organizatës, prandaj, gjykata konstaton se kanë vepruar në bashkë veprim dhe kanë formuar organizatën.

 

Të akuzuarit të cilët janë shpallë fajtorë edhe për shkak të veprës penale nga neni 136 al. 2 të LPJ janë bërë antarë të organizatës dhe kanë kryer detyra në kuadrin e planeve të organizatës të lidhur me (ashtu si është theksuar në dispozitivin e aktgjykimit) disa prej anëtarëve tjerë të organizatës dhe kanë vepruar sipas udhëzimeve të dikush prej tyre, prandaj gjykata në veprimet e tyre edhe gjeti formën e butë të veprës së përmendur penale, d. m. th. veprës penale nga neni 136 al. 2 të LPJ.

 

Prandaj, ashtu si gjykata konkludon padyshim është argumentuar se ekziston organizata të cilën e kanë formuar të akuzuarit, i kanë takuar të njejtës apo më vonë janë bërë anetarë të organizatës për veprimtari armiqësore me çëllim të fundit ashtu si është theksuar ai më lartë.

 

Me analizimin e nenit 139 al. 2 të LPJ, lidhur me nenin 26 të LPJ, për të cilën vepër i akuzuari Naiti edhe është shpall fajtor, gjykata konstaton – është fakt i padyshimt dhe notor, ndërsa në bazë të planit dhe realizimit të planit të organizatës së formuar terroriste, se janë privuar nga jeta: Bejtush Gashi, Ejup Bajgora, Fazli Hasani etj. Se, ashtu si kanë deklaruar para gjyqtarit hetues të akuzuarit Isak Shabani dhe Hasan Zeneli, këtë e ka bërë Zahir Pajaziti dhe Zahiri iu ka treguar se “UÇK”planifikon likujdimin e Radivoje Papoviqit, Rektorin e Univerzitetit të Prishtinës, Basri Pllanen, Jakup Hotin, kryeshefin e SPB në Prishtinë, Danica Marinkoviqin, gjyqtare hetues pran kësaj gjykate etj. Pra, Zahir Pajaziti është përsoni i cili së bashku me të akuzuarit Nait Hasanin, Gjeladin Gashi dhe Rexhep Selimi ka formuar organizatën terroristë, pra faktikisht palcen – eliten e organizatës e kanë bërë 4 përsona, prandaj, ashtu si gjykata konkludon, në këtë nivel janë krijuar planet e organizatave terroristë e pastaj edhe organizimi i tyre personal apo përmes përsonave tjerë- antarëve të organizatës. Për këto shkaqe gjykata konstaton se i akuzuari Nait Hasani është përgjegjës edhe për veprat penale kanë rrjedhë nga plani kriminel i organizatës, pa marrë parasysh se vetë nuk i ka kryer dhe nuk është pjesmarës direkt në likujdimin e përsonave më lartë të përmendur.

 

Mëqense në rastin konkret janë privuar nga jeta përsonat e përmendur atëherë gjykata në veprimet e tija konstaton të gjitha elementet esenciale të veprës penale terrorizëm të ndëshkuar sipas nenit 139 al. 2 lidhur me al. l të LPJ lidhur me nenin 26 të LPJ.

Poashtu, duke patur parasysh veprimet e kryera – sulmin në Stacionin e policisë në Kleqin i cili ka shkaktuar rrezik për jetën e policëve kujdestarë, atëherë gjykata në veprimet e të akuzuarit Nait gjeti të gjitha elementet esenciale të veprës penale terrorizëm nga neni 125 të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ.

Gjykata në pjesën e arsyetimit të aktgjykimit ka bërë analizimin e elementeve esenciale të veprës penale nga neni 125 dhe 136 të LPJ si dhe ndëshkimin sipas nenit 139 të LPJ e poashtu edhe analizimin e nenit 26 të LPJ dhe ka dhënë shqyrtim të shkurtër veq e veq për secilin prej të akuzuarëve lidhur me këto vepra penale të cilat ju vëhën në bare të akuzuarëve me aktakuzen e PPQ dhe për të cilat gjykata i shpall fajtorë.

 

Duke u nisur nga esenca e këtyre veprave penale gjykata konstaton se i akuzuari Nait Hasani ka kryer vepra penale nga neni 125 të ndëshkuara sipas nenit 139 al. 2 të LPJ, lidhur me nenin 26 të LPJ, vepër penale nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 125 të LPJ dhe vepër penale nga neni 125 tëndëshkuar sipas nenit 139 al. 1 të LPJ lidhur me nenin 22 të LPJ dhe për të njëjtat penalisht është përgjegjës, prandaj, në kuptim të nenit 48 të LPJ të njejtit për secilën vepër penale veq e veq i vërtetoj dënimet e pastaj i shqiptoj dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet vjet.

 

Pastaj, duke shyrtuar çështjen e mundësisë së veprës penale në bashkëndodhje nga neni 136 al. 1 dhe veprës penale terrorizën nga neni 125 të LPJ dhe ndëshkimin sipas nenit 139 të LPJ, gjykata në rastin konkret konstaton se është në pytje bashkëndodhja e këtyre veprave penale, për këto shkaqe:

 

Me fjalë të tjera, ashtu si u bë fjalë si më lartë, organizata terroriste “Ushtri Çlirimtare e Kosovës”sipas gjendjes së vërtetuar faktike si organizatë e karakterit të përhershëm është formuar me çëllim të kryerjes jo vetëm të një vepre penale të cakt dhe të caktuar kundër rregullimit kushtetues apo sigurimit të vendit, veq çëllimi i saj është kryerja e shumë veprave penale të cilat nuk janë përcaktuar veq e veq siç është rasti konkret nëse organizata ka karakter të përhershëm të bashkimit më dëtyrë të kryerjes së përhershme të veprave penale, për të cilat u bë fjalë, atëherë me një akcion – sulm terrorist nuk përfundon aktiviteti i tyre si anëtarë të organizatës, atëherë, ashtu si gjyata konstaton këta anëtarë të organizatës të karakterit të përhershëm, përgjigjijen për të gjitha veprat penale të cilat edhe i kanë kryere, përgjigjen atëherë edhe për vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore, sepse para së gjithash aktiviteti i tyre nuk përfundon vetëm lidhur me kryerjen e veprës penale, prandaj, ashtu si gjykata konstaton, përgjegjësija e tyre është edhe në bashkëndodhje me veprën penale nga neni 136 të LPJ. Për këto shkaqe gjykata konstaton se të akuzuarit ashtu si është dhënë në dispozitivin e aktgjykimit veq e veq për secilin të akuzuar, krahas veprave të përmendura penale kanë kryere edhe vepër penale nga neni 136 të LPJ në bashkëndodhje me veprat penale të përshkruara si në dispozitivin e aktgjykimit veq e veq për sëcilin të akuzuar.

 

Gjykata në veprimet e të akuzuarit Agron Tolaj, ndërsa duke patur parasysh atë që u tha më lartë, gjeti të gjitha elementet esenciale të veprës penale ashtu si është dhënë në dispozitivin e aktgjykimit, të njejtin e shpalli fajtor për të njëjtat dhe me aplikimin e nenit 48 të LPJ i shqiptoj dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vjet sepse padyshim është vërtetuar se i njejti në bashkë veprim me Arif Vokshin, Ali Çekaj dhe dy oficerë nga Shqipëria ka kryer sulmin në kafiterin “Cakor”në Deçan me ç’rast me dashje kanë privuar nga jeta 3 përsona. Se me Dt. 6/7. maj 1995 ka ndihmuar përsonave Sali Çekaj etj për të kryere sulmin teroriste në kolonin e refugjatëve në Junik, se ka marr pjesë në sulmin terrorist në kolonin e refugjatëve në Baballoq ka asgjasuar traktorin e Ismet Malokut, të gjitha këto paraqesin kryerjen e dy veprave penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dhe se me Arif Vokshin dhe me oficerët nga Shqipëria ka marr pjesë në sulm në objektin e Stacionin e policisë në Rezniq që paraqet esencen e veprës penale nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ poashtu se ka kryer edhe vepër penale nga neni 136 al. 1 të LPJ lidhur me nenin 125 të LPJ.

 

Veprimet e të akuzuarit Arif Vokshi, gjykata i kualifikon si vepra penale nga neni 125 të LPJ të ndëshkuara sipas nenit 139 al. 2 lidhur me al. 1 të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ, sepse në bashkëveprim me përsonat me lartë të permendur ka kryer sulmin terroristë në kafiterin “Cakor “dhe ka privuar nga jeta 3 përsona, sidhe veprat tjera penale me për së afërmi të përshkruara si në dispozitivin e aktgjykimit për këtë të akuzuar, për të cilat vepra u bë fjalë me për së afërmi si më lartë, prandaj gjykata konstaton se të gjitha këto vepra penale janë kryerë në bashkë ndodhje ku gjykata për sëcilen vepër penale veq e veq i vërteton dënimin ashtu si është dhënë në dispozitivin e aktgjykimit dhe të njejtin e gjykon me denim unik burgimi në kohëzgjatje prej 20 vjet.

 

Kur është fjala për të akuzuarin Arif Vokshin, gjykata konstaton se padyshim është vërtetuar fakti se i njejti për nëvojat e organizatës ka fshehur armë të cilat të i njejti janë gjetur dhe janë marrë, ndërsa kjo argumenton jo vetëm përmes pranimit të të akuzuarëve Arif dhe Agronit veq edhe në bazë të vërtetimit mbi marjen e përkohëshme të sendeve me fotodokumentacion. Gjykata edhe se e vlerësoj mbrojtjen e të akuzuarit Arif nga seanca kryesore dhe tezën e mbrojtjes të mbrojtësit të tij se armët as nuk janë gjetur e as nuk janë marrë prej Arifit, këtë gjykata nuk e pranoj dhe e hodhi posht si të pa bazuar dhe të drejtuar kah ikja e përgjegjësis penale, sepse mbrojtja e të akuzuarit Arif dhe ajo e Agronit, lidhur me armëte e përmendura, para gjyqtarit hetues plotësisht është vërtetuar me prova materiale.

 

Pastaj, ndërsa duke patur parasysh esencen e veprave penale terrorizëm dhe ndëshkimin sipas nenit 139 sidhe esencen e veprës penale nga neni 136 të LPJ, për çka u bë fjalë si më lartë, gjykata në veprimet veq e veq për secilin të akuzuarë gjeti se kanë krijuar elementet e veprave penale më për së afërmi të përshkruara në dispozitivin e aktgjykimit për sëcilin veq e veq, për të cilat gjykata edhe i shpalli fajtorë dhe i gjykoj si në mënyrën e paraqitur në dispozitivin e këtij aktgjykimi.

 

Me rastin e zgjedhjes së llojit dhe lartësisë së dënimeve gjykata pati parasysh të gjitha rrethanat nga neni 41 të LPJ, ashtu që prej rrethanave lehtësuese për të akuzuarin Nait Hasani, muarr në konsiderim se i njejti është relativisht i rinj, ndërsa prej rrethanave të tij renduese se më parë ka qenë i gjykuar si dhe çëndrimi i tij para gjykatës. Për të akuzuarin Agron Tolaj se është i rinj dhe më parë i pagjykuar, për Arif Vokshin se është i rinj, më parë i pa gjykuar dhe rrëthanat familjare – baba i 2 fëmijve, Hasan Zeneli se më parë nuk ka qenë i gjykuar, është familjar – baba i 7 fëmijve, Qerim Kelmendi i muar në konsiderim faktin se me parë nuk ka qenë i gjykuar, për Agim Makollin se është i martuar, baba i 2 fëmijve dhe më parë nuk ka qenë i gjykuar, Hamze Pangjaj poashtu me parë nuk ka qenë i gjykuar, Asllan Selimi, se më parë nuk ka qenë i gjykuar, Eqrem Kastrati se më parë nuk ka qenë i gjykuar, është familjar – baba i një fëmiu, Isak Shabani më parë nuk ka qenë i gjykuar, Bislim Zogaj më parë nuk ka qenë i gjykuar se është i martuar – baba i 3 fëmijve, Ali Gjuliqi është i rinj, më parë i pagjykuar dhe baba i një fëmiu, Demir Limaj, është i rinj dhe më parë i pa gjykuar, Agim Hulaj, më parë nuk ka qenë i gjykuar, është i martuar – baba i 4 fëmijve, Selim Lokaj se më parë nuk ka qenë i gjykuar, është i martuar dhe është baba i 4 fëmijve, Hajdin Rama, më parë nuk ka qenë i gjykuar dhe është fjala për përson të moshuar, baba i një fëmiu, Nezir Zogaj se më parë nuk ka qenë i gjykuar, është baba i 7 fëmijve, mosha e tij të vjetër gjendjen e tij shëndetësore.

 

Prej rrethanave rënduese pikërisht kur është fjala për Naitin, Agronin, Arifin, Hasanin dhe Agim Makollin gjykata muarre në konsiderim numrin e veprave të kryera penale dhe këmbëngulësin e tyre në kryerjen e të njejtave prandaj gjykata të akuzuarëve bashkë me këto rrethana rënduese dhe lehtësuese ju shqiptoj dënimet me burgim ashtu si janë dhënë në dispozitivin e aktgjykimit duke gjetur se me të njëjtat dënime mund të arrihen çëllimet e denimeve dhe ndaj të akuzuarëve pozitivisht të ndikohet që në të ardhmen të mos kryejn këso apo vepra të ngjarjeshme penale për çka edhe është çëllimi i dënimit, poashtu sipas mendimit të gjykates denimet e shqiptuara janë në proporcion me peshën e veprave të kryera penale dhe me shkallen e përgjegjësisë se tyre penale.

 

Koha e kaluar në paraburgim në kuptim të nenit 50 të LPJ, do t’iu llogaritet në denimet e shqiptuara, ndërsa të akuzuzuarit në kuptim të nenit 95 të LPP, obligohen që solidarisht t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale aq sa do të bëhen sipas listes së shpenzimeve ndërsa veqmas në emër të paushallit secili nga 1.000 dinarë.

 

Gjykata me aplikimin e dispozitave të nenit 69 të LPJ, prej të akuzuarve i ka marrë sendet ashtu si janë prezantuar në dispozitivin e aktgjykimit si mjete të cilat kanë qenë të destinuara për kryerjen e veprave penale, ndërsa gjykata në kuptim të nenit 10 të LPK, të dëmtuarit për realizimin e kërkesave të tyre juridiko – pasurore i ka udhëzuar në kontestin civil, sepse shënimet nga procedura penale nuk japin bazë të sigurtë as për gjykim të plotë dhe të pjesërishëm.

 

Gjykata e rrefuzoj propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Agron Tolaj, av. Fazil Balaj, që në plotësimin e procedurës së provave të thirrën dhe të dëgjohen dëshmitarët: Agim Sharaxhiu, Emine Hoxhaj dhe Fate Dobruna në rrethanat se në momentin e kryerjës së sulmit në kafiterin “Cakor”i akuzuari Agroni ka qenë me të njejtit në banesë. Poashtu gjykata e rrefuzoj propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Arif Vokshi, av. Adem Bajra që të bëhet shiqimi në video kasetë apo të dëgjohen 60 dëshmitarë në rrethanen se në momentin e kryerjes së sulmit terroristë në kolonin e refugjatëve në Baballoq i akuzuari Arifi ka qenë në fshatin Pobegj me një gazmend dhe të dëgjohet babai i tij, vëllau dhe bashkëshortja e poashtu edhe dëshmitari Shefqet Hajdergjonaj nga fshati Slup se në kohëne e sulmit terroristë në kafiterinë “Cakor”, SP në Rezniq dhe në “Malet e Erenikut”i akuzuari Arifi në të tri herat ka qenë në shtëpijen e vet, për këto arsyera:

 

Në pjesën e më parëshme të arsyetimit të aktgjykimit është bërë fjalë dhe analizimi detal i mbrojtjeve të të akuzuarëve para gjyqtarit hetues. I akuzuari Agroni deri ka përshkruar veprimtarinë e vet, pastaj veprimtarinëë e Arifit, Agimit dhe Selimit, këtë ngjajshëm e kanë bërë Arifi, Selimi dhe Agimi dhe deklaratat e tyre janë në harmoni të plotë.

 

Prej momentit kur i akuzuari Arifi e ka dhënë mbrojtjen para gjyqtarit hetues e deri të momenti kur është bërë propozim që këta dëshmitarë të merren në pytje ka kaluar koha ma tepër se 8 muaj, prandaj, shtrohet pytja logjike, a është e mundeshme që i akuzuari Arifi në momentin e parë të marjes në pytje “nuk ka ditur se ku gjendet në kohën kritike”, prandaj, iu ka dasht që pas 8 mujshë “Ti i kujtohet “ku ka qenë pikërisht ditën kritike dhe dhe ashtu nëse ka qenë në shtëpi në rrethin e familjes së vet apo në gazmend saktësisht t’i din detajet e të gjitha këtyre ngjarjeve, ndërsa në të njejtën kohë parqet koincidenc të habitur që këto detaje të mos i din vetëm ky por edhe bashkakuzesit tjerë të cilët kanë qenë me të për çka më hollësisht është bërë fjalë më lartë. Sa i përket video kasetese, ashtu si gjykata konstaton e njejta nuk mund të shfrytezohet si provë në proceduren penale pa përmbushjen e kushtëve të caktuara ashtu si është paraparë sipas dispozitave të LPP, me vrejtje të mundësisë, ndërsa duke i patur parasysh të arriturat teknike, të manipulimit me keso apo kaseta të ngjajëshme. Pikërisht kur është në pytje koha, momenti dhe dita e ketyre inqizimeve.

 

Se i akuzuari Agroni a ka marrë pjese në sulmin terrorist në kafiterin “Cakor”më së miri e sqaron i akuzuari Arifi, prandaj, dëshmitarët Alibi të të akuzuarit Agron, të cilët i ka propozuar mbrojtësi av. Fazli Balaj, ashtu si gjykata konstaton dhe konkludon munden me qenë vetëm përsona të manipuluar. Për këto shkaqe gjykata nuk e pranoj propozimin e mbrojtësit që në plotësimin e procedurës së provave të thirren dhe të dëgjohen dëshmitarët e propozuar – Dëshmitarët Alibi të të akuzuarit, sepse me dëgjimin e tyre gjendja faktike nuk kishte mund ndryshe të të sqarohet prej asaj si edhe është sqaruar, mëqënse vet të akuzuarit këtë më së miri e kanë spjeguar dhe sqaruar veq e veq sëcili për veti dhe të tjerët me të cilët kanë qenë në ditën kritike.

 

Gjykata poashtu nuk ka pranuar propozimin e mbrojtësve të akuzuarëve që të thirren dhe të dëgjohen përsonat e caktuar, për plotësimin e procedurës së provave, duke gjetur se gjendja faktike në mas të mijaftueshme është sqaruar dhe dëgjimi eventual të disa kryesisht të afërmëve të të akuzuarëve – kjo gjendje faktike ndryshe edhe nuk kishte për të sqaruar, prandaj gjykata këto propozime i konsideron të drejtuara vetëm si çëllim të zhagitjes së procedurës penale.

Propozimi i mbrojtësve të të akuzuarëve që kolegji i gjykatës të udhëtoj në Gjermani me qëllim të dëgjimit të dëshmitarit Salih Çekaj, përsonit i cili me Agronin dhe Arfin si dhe oficerët nga Shqipëria ka marr pjesë në sulmet terroriste, gjykata e konsideron joserioz apsurd ndërsa edhe provokativ, mëqense është e padyshimt, ashtu si deklarojn edhe Agroni edhe Arifi përson ka se ky merrë pjesë në sulmet terroriste. Ajo se Salih Çekaj, Xheladin Gashi edhe përsonat tjerë të cilët kanë dorë qoftë në organizatë – forminmin e organizatës apo në disa akcione e veqanta teroriste, nuk janë të akuzuarë, kjo është çështja e prokurorit kompetent, prandaj në këtë drejtim gjykata edhe nuk ka autorizime as për të filluar procedurën e aq më pak të lëshohet në vërtetimin e veprimtarive të tyre as përgjegjësisë së tyre penale.

Gjykata poashtu nuk ka pranuar propozimin e mbrojësve të të akuzuarëve që të lëxohen kërkesat e tyre të caktuara dhe të akuzuarëve të caktuar dhe të drejtuara gjyqtarit hetues apo organeve tjera shtetërore dhe institucioneve mëqënse, ashtu si gjykata konstaton, këto kërkesa paraqesin vetëm mënyrën e komunikimit të palëve dhe gjyatës, prandaj këto shkresa, kërkesat apo shkresat tjera me shkrim nuk kanë dhe as që mund të kenë kurëfare force juridike dhe nuk mund të paraqesin çfardo prove valide që kishin me ndikuar në vërtetimin e drejt të gjendjes faktike dhe vërtetimin e përgjegjësisë penale të të akuzuarëve.

 

Sa i përket espertimit të disa gëzhojave nga vendi i ngjarjës, krahasimit të tyre më armët e gjetura dhe marura është vërtetuar se prej armëve të gjetura që janë marrë prej të akuzuarve nuk është shtne në keto sulme terroriste – në sulmet të cilat janë përshkruar veq e veq si në dispozitivin e aktgjykimit, sepse në këtë drejtim në shkresat e lendës nuk ka prova, pra, ashtu si gjykata konkludon në asnjërin prej ketyre sulmeve të përmendura nuk është vepruar me armët e gjetura dhe të marrura, prandaj, ekspertiza në këtë drejtim është vetëm si zhagitje e procedurës, përndryshe edhe teza e akuzës nuk është e drejtuar në këtë drejtim për asnjërin prej të akuzuarve jo vetëm poër armët e gjëtura konkrete dhe të marrura.

 

Gjykata e pranoj propozimin e mbrotjësve të të akuzuarve dhe bëri leximin e raporteve mjeksësore në të cilat është konstatuar se disa të akuzuarë kanë pas lëndime të lehta trupore të caktuar. Gjykata veqanërisht vlerësoj veq e veq secilin raport mjekësor dhe gjeti se të akuzuarit, ashtu si egziston në certifikatat mjekësore, kanë marrë lëndime, mirëpo ashtu si gjykata konkludon duhet patjetër të merret parasysh se me rastin e dëgjimit marrjes në pyetje të të akuzuarve para gjyqtarit hetues nuk ka patur forcë dhe kërcnim, deklarat e tyre janë vërtetuar me provat materiale (procesverbalet mbi vendshiqim, me foto – dokumentacionin vërtetime mbi marrjen e sendeve etj. ). Ndërsa disa të akuzuarë vet flasin se deklaratat e tyre në hetime janë të vërteta. Në princip përdorimi i më parshëm i forcës, ndërsa veqanërisht kërcënimi në procedurën para penale mundet me pas ndikim në dhënien e deklaratës, pra edhe të gjyqtari hetues, mirëpo në rastin konkret kështu nuk është, prandaj vëprimi eventual joligjor i punëtorëve të organeve të punëve të mbrendshme në këtë nuk ka patur ndikim. Të akuzuarit deklaratat e tyre para gjyqtarit hetues i kanë dhënë në menurë të lirë dhe jo nën kërcnim, kështu, i akuzuari Naiti në prezencën e mbrotjesit të tij av. Fazli Balajt, në mes tjerash ka theksuar “.. krejt çka kanë thanë dhe është konstatuar në proces verbal është mbrojtja e ime të cilin e kam dhënë pa kurrfarë presioni… “.

 

I akuzuari Asllan Selimi, në prezencën e mbrojtësit të tij av. Xhafer Maliqit, në mes tjerash para gjyqtarit hetues ka deklaruar “… Kjo deklaratë është lexuar me zë, thënjet nga e njejta i pranoj për vedi dhe të njejtin e nënshkruaj personalisht… “. Krejt kjo sipas mendimit të gjykatës tregon se edhe krahas malltretimeve psiçike dhe fizike nga ana e punëtorëve të punëve të mbrendshme nuk ka pas ndikim që të akuzuarit par gjyqtarit hetues të flasin të vërtetën dhe lirisht.

 

Në fund gjykata e rrefuzoj propozimin e mbrojtësve të të akuzuarve që në mënyrë adekuate të vërtetohet vjetërsija – koha e lëndimive të marura trupore duke gjetur se është vërtetuar se dy lëndime janë shkaktuar në procedurën para penale, prandaj koha e shkaktimit të tyre është irelevante për ndriqimin e kësaj çështje juridiko penale dhe kjo nuk ka patur ndikim në deklarimin e tij të lirë dhe pa presion para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate.

 

Nga sa u tha më lartë u vendos si nene pikën 1. Të dispozitivit të këtij gjykimi.

 

 

Gjykata të akuzuarin Ilir Gashin në kuptim të nenit 350 pika 3 të LPP e liroj nga akuza për shkak të vepëra penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 2 lidhur me veprën penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ, për këto shkaqe:

 

Me asnjë provë çoftë direkte apo indirekte nuk është argumentuar teza e akuzës se Ilir Gashi, se e ka kryer veprën e përmendur penale. Me fjalë të tjera, meqenëse i akuzuari Iliri në muajin shtator e ka vozitë të akuzuarin Naitin ku e ka pritë i akuzuari Hajdin Rama në mënyrë që Naiti natën kritike me të akuzuarin Bislim Zogaj ta kryen sulmin në DPB në Gllogovc dhe për atë se ka ardhur ditën e nesërme dhe e ka kthye Naitin, vetë vetiu nuk don të thote, por edhe as të akuzuarit t’ijepet cilësia e pjesëtarit të organizatës së përmendur terroriste.

 

Vetë fakti se i akuzuari Iliri natën kritike të akuzuarin Naitin e ka vozitur deri të vendi i caktuar dhe e ka lënë aty, sipas mendimit të gjykatës nuk është provë se Iliri është pjesëtar i organizatës terroriste.

 

Me analizimin e mbrojtjes së të akuzuarit Hajdin Rama, para gjyqtarit hetues të kësaj gjykate ndërsa lidhur me veprimtarinë e të akuzuarit Ilir, ku në mes tjerash Hajdini ka deklaruar “… Këtë (Sylën) me automjet e ka djellit Ilir Gashi, djali i Xheladinit… ditën e nesërme për Sylen ka ardhur Ilir Gashi dhe e ka marrë… )”Pra, e vetmja provë lidhur me veprimtarinë e të akuzuarit Ilir rrjedh nga deklarata e të akuzuarit Hajdin Rames, prandaj në kuptim të kësaj se Iliri e ka vozitë Naitin dhe menjherë ditën e nesërme është kthye dhe e ka marr nuk don të thot ashtu si gjykata konkludon se i akuzuari Iliri ka kryer veprën e përmendur penale. Vetëm veprimi se i akuzuari Iliri e ka vozitë të akuzuarin Natitn nuk tregon – nuk ka prova të forta dhe të sigurta për vetë dijen e tij – dashjen apo çfardo njohuri tjera, bar në shkresat e lëndës nuk ka aso prova lidhur me vetëdijen, qëllimini dhe dashjen e të akuzuarit Ilir se është anëtar i organizatës, se e ka ndonjë rol lidhur me veprimtarinëë e përgjitheshme të vetë organizatës e aq më pak se i njejti me vetëdijen i takon organizatës dhe në kuadrin e organizatës kryen ketë veprimtari konkrete apo ndonjë rol tjetër.

 

Meqenëse nuk është argumentuar se i akuzuari Ilir Gashi, e ka kryer veprën penale e cila i vëhet në barrë, atëherë gjykata të njejtin në mungesë të provave, ndërsa në kuptim të nenit 350 pika 3 të LPP edhe e liroj nga akuza.

 

Gjykata poashtu të akuzuarin Alban Nezirin e liroj nga akuza për shkak të veprave penale terrorizëm nga neni 125 të LPJ të ndëshkuar sipas nenit 139 al. l të LPJ, lidhur me nenin 22 të LPJ dhe veprës penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 të LPJ, lidhur me nenin 125 të LPJ, duke gjetur se me asnjë provë nuk është argumentuar teza e akuzës.

 

Me fjalë të tjera, është e vërtetë se i akuzuari Alban Neziri, para gjyqtarit hetues krahas veprave penale të përshkruara si në dispozitivin e aktgjykimit ka pranuar edhe shumë veprime dhe aktivitete tjera, mrëpo me përjashtimin e këtij pranimi të tij në shkresat e lëndës nuk ka prova të cilat kishin me vërtetuar ketë deklaratë të tij. Poashtu, ashtu si gjykata konstaton edhe se i akuzuari Albani, para gjyqtarit hetues ka pranuar kryerjen e veprave të përmendura penale të përshkruara si në dispozitivin e aktgjykimit, shumë detaje të cilat i përshkruan Alban Neziri nuk i përgjigjen të vërtetës nuk vërtetohen me provat materiale. Kështu i akuzuari Albani, deklaron se e kanë hedhur një bombë, provat materiale flasin për 2 bomba – paisje eksplozive se Qerimi afër torbesë i ka lënë 2 bomba të pa aktivizuara, ndërsa provat materiale flasin se afër torbës së udhëtimit është gjetur një bombë.

 

Nëse krahas këtyre fakteve të pakontestueshme i shtohet edhe ekspertiza psikollogjike e psikologut Mr. Nada Morina e cila thekson “… analiza e testeve dhe intervistimi i shërimeve tregojnë për ekzistimin e fatnazmave në fazën e fëmirisë dhe zhvillimit, të cilat kanë ruajtur iden të theksuara mbiqmuese për vetvehtën ndërsa për çëllim ka patur gjithesesi të fitohet e vërteta dhe admirimi i të tjerëve. Profili emocional PIE e tregon si përson i cili përpiqët përshtatjes së situatave të reja jetësore… “.

 

Pra, analizimin e si pranimit të të akuzuarit Alban ndërsa veqanarisht raportet psikologjik të ekspertit Nada Morina, kjart vihet në konkludim se i akuzuari Albani ka qenë i informuar për shumë ngjarje, se disa rrethana i ka të njohura mirëpo jo edhe detajet, e mëqense është fjala për përson ashtu si konstaton eksperti me ide mbivlerësuese për vetëvehtën me qëllim që gjithësesi të fitohet vërtetimi dhe admirimi i të tjerëve, atëherë gjykata konstaton dhe konkludon se i akuzuari Albanin shumë veprime dhe ngjarje për të cilat e ka ditur se ka ndodhur, ja përshkruan vetvehtës rrespektivisht i përshkruan sikur ky me të tjerët i ka kryer apo ka marrë pjesë në të njëjtat.

 

Meqenëse, ashtu si gjykata konstaton, nuk ka prova të sigurta si lidhur me veprimtarinë e poashtu edhe mbi kyqjen e të akuzuarit Alban në organizatën terroriste, atëherë gjykata të njejtin me aplikimin e dispozitave të nenit 350 pika3 të LPP, edhe e liroj nga akuza.

Nga sa u tha më lartë u vendos si nen pikën II. të dispozitivit të këtij aktgjykimi.

Nga sa u tha më lartë u vendos si nen pikat I. dhe II. të dispozitivit të aktgjykimit.

 

GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË,

  1. nr68/97. Dt. 12.XII.1997.

 

Procesmbajtsja, Kryetari i kolegjit – Gjyqtari,

Dushica Tanaskoviq Dragoljub Zdravkoviq,

 

KËSHILLA JURIDIKE:

Kuner këtij aktgjykimi palët e pa knaqura kanë të drejt për të ushtruar ankesë në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, Gjykatës supreme të Serbisë – përmes kësaj gjykate.

Përkthej, Milaim … [mbiemri i pa lexueshëm]

***

Shënim i redaksisë MekuliPress: [Ky aktgjykim është daktilografuar – për t’u bërë tekst elektronik për publikime – nga Izet Abdyli, Master Arkivistike, Sekretar në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Gjatë daktilografimi janë përdor edhe gërmat ë dhe ç, të cilat i mungojnë origjinalit dhe janë bërë ca përmirësime të gabimeve tipografike – që aktgjykimi të bëhet më lehtë i lexueshëm.]

 

Më poshtë Aktgjykimi i skenuar nga origjinali (PDF):

QK-aktgjykimi-faksimil-i-5-faqeve (3)

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.